Connect with Us

Propaganda e Moskës/ Perëndimi drejt fundosjes, Rusia yll në ngjitje?

Bota

Propaganda e Moskës/ Perëndimi drejt fundosjes, Rusia yll në ngjitje?

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Mediat shtetërore ruse në Serbi paraqesin një pamje të zymtë të perëndimit. Propaganda e vazhdueshme negative kundër Perëndimit e ngritja lart e Rusisë e Kinës, ka fituar zemrat e shumë serbëve, sipas Thomas Brey.

Rusia sidomos në Serbi konsiderohet si mike e ngushtë dhe vend partner. Por realiteti është ndryshe. Në jetën e përditshme shteti ballkanik është tërësisht i orientuar nga BE. Më shumë se dy të tretat e tregtisë së jashtme të Serbisë kryhen me BE. Investimet kryesore vijnë nga Europa Perëndimore. Megjithatë shumica e popullsisë, e sheh Rusinë dhe Kinën si partnerët më të rëndësishëm ekonomikë.

Megjithëse qindra mijëra serbë punojnë, studiojnë dhe jetojnë në vendet e BE, në Rusi dhe Kinë jetojnë shumë pak, shumë qytetarë serbë e shohin Moskën dhe Pekinin si miqtë më të ngushtë të vendlindjes, ndërkohë që nga BE nuk presin ndonjë gjë të mirë. Si është i mundur ky hendek mes ndjenjave rusofile dhe realitetit?

Përgjigja për këtë pyetje qëndron në ndikimin e mediave shtetërore ruse në peizazhin mediatik serb dhe përmes kësaj në opinionin publik në vend. Sidomos publikimi në serbisht i agjencisë ruse të lajmeve, Sputnik skicon përditë një pamje të zhvillimeve ndërkombëtare që ka pak të bëjë me realitetin.

Sputnik: Perëndimi është para fundosjes

Sipas këtyre raportimeve perëndimi dhe SHBA janë para fundosjes, në një kohë që vende të tjera si Rusia dhe Kina po fitojnë gjithnjë e më shumë influencë në botë. Sipas bindjes së Sputnik, kjo lidhet me atë që sistemet shoqërore dhe ekonomike të këtyre vendeve ia kalojnë fuqishëm perëndimit. Ky botëkuptim prezantohet rregullisht nga Sputnik dhe merret nga mediat serbe një më një pa kaluar në interpretim e verifikim. Sepse mediat jo vetëm në Serbi vuajnë nga mungesa e financimit. E raportime të tilla falas të Sputnik janë shumë të mirëseardhura. Por ngadalë këto raportime po krijojnë një imazh, që është më shumë virtual se real.

Politikanë drejtues vendas përshëndesin Sputnik

Politikanët në Serbi e mirëpresin materialin e ofruar nga mediat shtetërore ruse., krahas Sputnik, edhe RT, (dikur Russia Today). Sistemi i vlerave politiko-shoqërore të prezantuara i përgjigjet idealeve të tyre politike. Shteti, që udhëhiqet nga këta politikanë të fuqishëm, luan një rol dominues në të gjitha fushat. “Sistemi Putin” duket qartë se u shërben shumë politikanëve në Europën Juglindore si model. Politikanë për shembull si Viktor Orban, Nikola Gruevski (ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut), Bakir Izetbegovic e Milorad Dodik (Bosnje-Hercegovina) Janez Jansa (Slloveni), apo Aleksandar Vuçiç kanë shprehur shpesh drejtpërdrejt ose jo drejtpërdrejt admirimin për Putinin.

Perëndimi në rrëzim, Rusia në ngjitje

Mediat shtetërore ruse në vendet e Ballkanit paraqesin një imazh të perëndimit me ngjyrat më të errëta. Kapitalizmi ndodhet para shpërbërjes. Bursat kanë marrë drejtimin e kolapsit. Shumë pjesë të popullsisë janë varfëruar. Shumica e popullsisë e ka humbur besimin në sistemin perëndimor si edhe tek politikanët e mediat. Në Rusi dhe Kinë, sipas këtyre mediave gjen ekonomi në lulëzim, një shoqëri mjaft të kënaqur e me të ardhura të mira, që i është mirënjohëse politikanëve kryesorë të vendit.

LEXO EDHE:  Dobësia evropiane dhe forcimi i liderve autoritarëve

Një rrezatim i tillë i vazhdueshëm me raportime të tilla ka bërë që mediat serbe vitin e kaluar të raportonin ndjeshëm shumë më negativisht për BE dhe SHBA. Rusia dhe Kina ngrihen në qiell me raportime pozitive. Raportime kritike apo negative vështirë se gjen.

Sputnik paralajmëron Serbinë nga perëndimi

Sputnik nuk e heq nga raportimi një temë: Që Serbia mund të presë vetëm të këqija nga BE dhe SHBA. Si pasojë në mediat bulevardeske nxjerrin në krye histori që bëjnë fjalë për përpjekjet e perëndimit të largojnë nga pushteti Vuçiçin. Po pse duhet ta largojë perëndimi presidentin Vuçiq, kur si Brukseli edhe Uashingtoni shikojnë tek ai partnerin më të rëndësishëm për reformat e synuara?

Llogaria e Sputnik është e qartë: nuk ka ndarje mes lajmit dhe komentit. Burimet përdoren në mënyrë selektive. Informacioni që i shkon deri në fund temës nuk parashikohet. Më shumë ky raportim duhet të dokumentojë dhe provojë, se botëkuptimi i Rusisë për botën është i duhuri. Krahas kësaj nxiten në Ballkan grindjet kombëtare, ku Sputnik sigurisht kalon pa kushte në anën e serbëve.

Thomas Brey
Thomas Brey

BE e pafuqishme ndaj propagandës ruse

Ka vite që Rusia punon për të penguar integrimin e Ballkanit në strukturat euroatlantike. Pasi Moska duhet të pranonte dështimet pas anëtarësimit të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në NATO, përpjekjet e saj janë fokusuar në Serbi dhe tek serbët në Bosnje-Hercegovinë. Megjithëse BE është e angazhuar me shumë miliarda dhe një ushtri me diplomatë dhe ekspertë në Serbi, ajo nuk i vë dot asgjë përballë propagandës së fuqishme ruse. Nëse Brukseli edhe në të ardhmen nuk do të ndërmarrë asgjë për t’i futur në vetëdijen e popullit serb arritjet e veta dhe të theksojë avantazhet e një lidhjeje me perëndimin, atëherë e ka të humbur luftën. Sepse Rusia me instrumentat e soft-power ka kohë që i ka bërë për vete zemrat e serbëve.

Thomas Brey ka qenë për shumë vite korrespondent i agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, sot ai ligjëron mbi Europën Juglindore si docent në disa universitete gjermane. Muajin e kaluar u publikua analiza e tij “Mediat ruse dhe Ballkani” në gjuhën gjermane dhe serbe./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Situata pandemike në Kosovë/ Ja sa raste të reja janë regjistruar gjatë 24 orëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Të premten (15 tetor) në Kosovë janë regjistruar edhe 20 raste të reja me koronavirus, bazuar në 1.467 mostra të testuara.

Në njoftimin ditor për situatën epidemiologjike të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Raste aktive janë 786 ndërsa nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 158 persona.

LEXO EDHE:  Viktor Orban refuzon hapur Perëndimin

LEXO EDHE:  Rrëmbimi i gazetarit/ Kërkohen vepra jo retorikë e zemëruar



Që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej mbi 160,000 raste me koronavirus dhe 2,973 viktima.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit në fund të marsit.

Deri të premten, mbi 656,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Horror/ Deputeti Britanik goditet disa herë me thikë

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Një ngjarje horror ka ndodhur në Leigh të Britanisë së Madhe.

Deputeti Britanik David Amess është goditur disa herë me thikë gjatë disa takimeve që po kryente në Leigh.

Deputeti konservator 69 vjeçar, ishte duke mbajtur një fjalim në kishën metodiste Belfairs, në Eastwood Road North para se të sulmohej.



LEXO EDHE:  Moska kercenon Uashingtonin me sanksione asimetrike

LEXO EDHE:  Koha e Llukashenkos ka mbaruar/ Çfarë po kurdis në prapaskenë Putini

Agresori kishte fshehur thikën, kishte hyrë në ndërtesë dhe qëlloi deputetin disa herë më thikë.

Pjesëmarrësit në takime dhe stafi i tij ishin dëshmitarë të goditjes me thikë dhe thirrën shpejt policinë e cila shkoi menjëhërë në vendin e ngjarjes. Mësohet se policia arrestoi të dyshuarin në vendngjarje.

Nuk dihen ende arsyet e këtij sulmi./CNA.al 

LEXO TE PLOTE

Bota

Zbardhet letra e kongresmenit amerikan për Biden/ Blinken “zbret” në Greqi

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Sot, Sekretari i Shtetit i SHBA-ve Anthony Blinken është takuar me Ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias për të diskutuar çështje të interesit për të dyja vendet, duke përfshirë edhe gjendjen në Ballkanin Perëndimor.

Vetëm tri ditë para këtij takimi, më 11 tetor 2021, ish-Kongresisti Joe DioGuardi, Kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i dërgoi letër Presidentit Joe Biden një letër për dy çështje kryesore për të cilat SHBA duhet t’i bëjnë presion Greqisë për të vepruar menjëherë: njëra, për ta njohur Kosovën si shtet i pavarur, dhe e dyta, për ta shfuqizuar “Ligjin për Luftë me Shqipërinë nga viti 1940.”

Kam rezerva të mëdha për rolin e Greqisë në rajon, dhe po shpresoj se cilado iniciative madhore diplomatike SHBA-Greqi nuk do të ndërrojë balancin e forcave në Evropë Juglindore, duke e kthyer Greqinë në një lloj “bosi të Ballkanit.”

Deri më sot, Greqia ende nuk e ka njohur Kosovën, dhe refuzon ekzistencën e minoriteteve etnike në territorin e vet,” ka shkruar DioGuardi.

Ai po ashtu ka shtuar: “tutje, deri më sot Greqia ende e mbanë ende në fuqi Dekretin e vitit 1940 për Statusin e Luftës me Shqipërinë, përkundër faktit që Lufta e Dytë Botërore ka përfunduar para më shumë se 75 viteve.”



LEXO EDHE:  Moska kercenon Uashingtonin me sanksione asimetrike

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ “Zoti Luli” timonin gjithmonë nga gremina

Në këtë letër, DioGuardi i kërkon Presidentit Biden që të drejtojë “Departamentin e Shtetit t’i përcjellë qeverisë greke insistimin amerikan që Greqia të anulojë menjëherë dhe pa asnjë kusht dekretin 2636/1940 mbi Statusin e Luftës me Shqipërinë,” duke i rikujtuar atij së “si kampion të së drejtës ndërkombëtgare dhe lirisë në botë, SHBA-të kanë kapacitetin për të vënë presion dhe për t’ia imponuar Greqisë rregullimin e këtyrë çështjeve.”

DioGuardi dhe Biden kanë shërbyer bashkë në Kongresin e SHBA-ve gjatë viteve të 1980-ta.

Siç e deni, ne kemi dekada të punës së përbashkët nga e kaluara në përpjekjet tona për të promovuar vlerat politikës së jashtme amerikane dhe për të sjellë paqe e stabilitet në Ballkan. Si rezultat i lidershipit tuaj në Senatin e SHBA-ve atëherë, dhe si President yni sot, SHBA-të gëzojnë respektin dhe popullaritetin më të lartë në vende si Shqipëria e Kosova…,” ka shkruar DioGuardi.

Shtëpia e Bardhë e ka konfirmuar pranimin e letrës në fjalë.

“Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane mbetet e përkushtuar për të vazhduar betejën për kauzën kombëtare shqiptare në Ëashington, DC, dhe e vlerëson lartë përkrahjen tuaj”, thuhet më tej në letër./CNA.al

LEXO TE PLOTE