Connect with Us

Policia shkoi për ta arrestuar/ Klodiana Lala tregon çfarë ndodhi mbrëmë në banesën e Llallës

Kronika

Policia shkoi për ta arrestuar/ Klodiana Lala tregon çfarë ndodhi mbrëmë në banesën e Llallës

Publikuar

-

cna lajme kronike

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar sërish sot çështjen e ish-prokurorit të përgjithshëm, Adriatik Llallës dhe kërkimet nga Policia për të.

Llalla prej dy ditësh nuk gjendet edhe pse ka dënim të formës së prerë me 2 vite burg, por hera e fundit që zyrtarisht ka qenë në Shqipëri rezulton 14 ditë më parë, kur ka ikur nga Rinasi.

Nga studio e Neës 24, Lala tha se ditën e djeshme, Policia i shkoi në banesë, por nuk e gjeti pasi aty ishin bashkëshortja, fëmija i vogël dhe një i afërm. Uniformat blu i ranë ziles dhe më pas i afërmi pas 2-3 minutash hapi derën.

Asnjë prej tyre nuk dha ndonjë informacion për Llallën apo vendndodhjen e tij teksa Policia kërkoi për rreth 10 minuta.

E konfirmuar zyrtarisht. E kemi thënë dje në studio, Llalla ka dalë 14 ditë më parë nga Rinasi, nuk dihet nëse destinaacioni ka qenë transit apo ështën ë vend tjetër. S’kemi informacion ëpr vendndodhjen. Nëse s’ka hyrë ilegalisht, dhe s’besoj të ketë ndodhur, ai rezulton të jetë jashtë vendit edhe pse është në kërkim kombëtar. Policia është në ditën e dytë të kërkimit.

Ndryshe nga Llalla, ka persona të tjetë të dënuar për vrasje, burg etj, rezultojnë me TIMS jashtë vendit, por mund të kenë hyrë në Shqipëri dhe Policia ka disa protokolle.

LEXO EDHE:  Shoqërimi i Alfred Lelës/ Rama: Policia e spostoi fizikisht, është provokuar

Policia shkoi në banesë, por për opinionin publik duket si shoë. Policia duhet ti bëjë këto, merr kontakt në banesë, me familjarët. Sipas ligjit, duhet që Policia shqiptare për 3 muaj të kryejë kërkime në gjithë vendin.

Kam konfirmuar që Policia ka shpërndarë urdhërin në të gjitha drejtoritë e Policisë në qarqe. Në gjithë vendin, bëjnë kërkime për gjetjen sepse mund të ndodhë që mund të ketë hyrë ilegalisht në vend.

Llalla e ka humbur betejën morale, do të doja të ishte në sallën e gjyqit dhe të përballej me drejtësinë. Z.Llalla është person i dënuar me vendim të formës së prerë.

Familjarët nuk kanë dhënë informacione. Ne ndoqëm nga afër gjithë mbërritjen e Policisë, kontaktin me familjen. 10 minuta qëndruan. Pak a shumë diçka e tillë. Në dijeninë time ka qenë bashkëshortja me fëmijën e vogël, këtë e kam konfirmuar dhe një person tjetër, i afërm. Nuk dhanë informacion. Deklaruan jo me procesverbal, i deklaruan se nuk kanë informacion për vendndodhjen e tij.

Policia insistoi disa herë, në 2-3 minuta një pjesëtar hapi derën. Policia mori kontakt dhe u largua, nuk bëri komente as për median.’’- tha Lala./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Makinat bëhen ‘copë’ në Xibrakë/ Humb jetën 54 vjeçarja, plagoset një tjetër

Publikuar

-

Nga

Policia ka dhënë informacion zyrtarë për aksidentin që u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, në fshatin Xibrakë.

Një kamion me drejtues shtetasin me inicialet V.J., nga Maqedonia e Veriut ,është përplasur me mjetin tip “Cintron.

Për pasojë mësohet se humbur jetën shtetasja me inicielt F.G., rreth 54 vjeçe dhe është plagosur shtetasja G.M., rreth 37 vjeçe, pasagjere në mjetit tip “Cintron”.

Elbasan/ Informacion paraprak



Më datë 09.10.2021, rreth orës 18:33, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Xibrakë, mjeti tip kamion me drejtues shtetasin V.J., nga Maqedonia e Veriut ,është përplasur me mjetin tip “Cintron “, me drejtues shtetasin E.M., banues në Tiranë.

LEXO EDHE:  Aksident në Korçë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

LEXO EDHE:  Nuk zbatuan masat anti-Covid/ Policia ndëshkon 885 qytetarë, 9 shoqërohen në komisariat

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë shtetasja F.G., rreth 54 vjeçe dhe është plagosur shtetasja G.M., rreth 37 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën, pasagjere në mjetit tip “Cintron “.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Aksident i rëndë në Librazhd/ Plagosen dy persona

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Sipas burimeve të CNA.al, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje për hetimin e mëtejshëm të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.



LEXO EDHE:  Aksident në Korçë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

LEXO EDHE:  Goditi efektivin e policisë/ Arrestohet 30 vjeçari

Ndërkohë për shkak të aksidentit është bllokur edhe lëvizja e qarkullimit të mjeteve për rreth një orë./ CNA.al


 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr me sende të forta në Korçë/ Plagoset një person

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një konflikt i çastit ka ndodhur midis disa personave në zonën e quajtur “Dritat e Verdha” në Korçë.

Sipas policisë, gjatë konfliktit eshtë dëmtuar me mjete të forta shtetasi E. Sh., i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Korçë/ Informacion paraprak

Më datë 09.10.2021, rreth orës 17:20, në lagjen nr. 17, Korçë, në rrugën “Muzakajt”, gjatë një konflikti të çastit midis disa shtetasve, është dëmtuar me mjete të forta shtetasi E. Sh., i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Shpërthim eksplozivi në Bulqizë

LEXO EDHE:  Arrestimi i shefit të Hetimit të Aksidenteve në Vlorë/ Policia publikon detajet



Shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë konflikt, aktualisht ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

 

LEXO TE PLOTE