Connect with Us

Plas sherri në “Opinion”/ Marku-Shehajt: Matrapaz, je standard i ulët krahasuar me Bashën

Politikë

Plas sherri në “Opinion”/ Marku-Shehajt: Matrapaz, je standard i ulët krahasuar me Bashën

Publikuar

-

cna lajme politike

Vendimi i kreut të PD, Lulzim Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar ka shkaktuar debate në emisionin “Opinion” mes demokratëve Agron Shehaj dhe Mark Markut.

Agron Shehaj e ka cilësuar Mark Markun një standard të ulët krahasur me Bashën. Ai më tej i tha se Markut nuk ia mbajti, la mandatin dhe iku nga Partia Demokratike.

Ndërkohë Marku ia ka kthyer duke i thënë se ai nuk guxoi të ishe kundërshtar i Bashës dhe nuk arriti të mbajë një fjalim.

Shehaj: Unë mendoj se Berisha nuk do të tërhiqet do vazhdojë në rrugëtimin që ka vazhduar, Unë habitem që vihet në dyshim mbledhja e Kuvendit, minimalisht të thoshin që Berisha do i mbledhi firmat, pasi me sa kemi parë është marrëzi të thuash se nuk ka për ti mbledhur, po të thoshin që firmat janë flas të gjenin një kleçkë

LEXO EDHE:  Situata në PD/ Ahmetaj: Pse doja Sokol Olldashin për kryetar dhe jo Lulzim Bashën

Marku: Unë isha për një Kuvend Kombëtar për ndryshimin e PD. Ti s’guxove të ishe kundërshtar i Bashës, nuk mbajte një fjalim

Shehaj: Kur unë kundërshtoja Bashën ti bëje fushatë.

Marku: Unë isha për ndryshim për mirë jo për keq, që të shkonte nga Basha tek ti. Unë mendoj që një matrapaz nuk mund të bëhet kryetar

Shehaj: Je mirë nga mendja ti

Marku: Ti je standard i ulët krahasuar me Bashën

Shehaj: Standard i ulët je ti që le mandatin se nuk ta mbajti./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Murrizi bën deklaratën e fortë/ ‘Brenda tetorit do të ketë arrestime të ish-ministrave nga SPAK!’

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish deputeti Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “Pa Protokoll”, ka bërë një deklaratë të fortë ku tha se javën tjetër do të ketë arrestime të ish ministrave nga SPAK.

Ai tha se ka informacione se do të ketë arrestime të ish ministrave që sipas tij mund të jenë të lidhur me incerenatorët.



“Do të ketë arrestime ish ministrat javën që vjen ose brenda muajit tetor. Kam informacioneve që flas, se unë nuk shoh filaxhan, Nuk di të them se të kujt partie kanë qenë, por hajduti nuk ka parti. Por do ketë arrestime të ish ministrave. 

Po të vini re në Kuvend u shty komisioni hetimor për incerenatorët, ndoshta dhe ata kanë informacion se SPAK mund të ketë vepruar para tyre dhe mund të arrestojë ndonjë ish ministër dhe për këtë ata kanë thënë pse duhet ta ngremë presim deri seancën tjetër”, tha Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Korça, si një leksion për Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

Në një sallë të tejmbushur, ku qindra demokratë me entuziasëm prisnin ish kryeministrin e tyre, ish kryetarin e Partisë Demokratike, në një Foltore, në një diskutim të hapur, që prej tetë vitesh ndoshta ose më shumë, nuk ndodhte në këtë qytet.

 

Korça sot dha një mesazh të qartë.

Ishin të gjithë aty, edhe ata që kanë qenë me Lulin, dhe ata që kanë qenë me Saliun, por dhe ata që quhen të Bodes, apo dhe ata që quhen të Bashës.

Të gjithë ishin në Foltore. Deputetë, ish deputetë, drejtues lokalë, drejtues historik, ish kryetari bashkiak, Dhionis Kotmilo, ish kryetari i degës dhe deputeti Gjergji Papa, sekretarët e degës, ish kryetari Agron Azisllari drejtues lokalë të Partisë Demokratike ndër vite, deputetë aktualë dhe ish deputetë. Nuk munguan Edmond Spaho dhe Sorina Koti, e cila u quajt dhe surprizë.

Mesazhi ishte i qartë, i drejtohej Lulzim Bashës. Hap rrugë. Shiko se çfarë ka ndodhur në Korçë dhe përgjegjësia për këtë është e Lulzim Bashës dhe e emërimeve që ka bërë në degën e Korçës.

Ka dy mandate që ka vendosur deputet Ervin Salianjin.

Çfarë përfaqëson Salianji për Korçën? Një hiç. Është i ardhur nga një prej zonave të thella të Maliqit dhe përfaqëson dhe zonën e Maliqit por kurrësesi Korçën.

Në asnjë mënyrë nuk mund ta përfaqësonte Salianji Korçën dhe prandaj të gjithë ishin aty. Edhe ata të Andrea Manos, që kishin dhënë dorëheqjen sepse Ervin Salianji, i deleguari i Lulzim Bashës me urdhrin e Lulit dhe me kamzhikun e tij përçau dhe sakatoi PD-në e Korçës, e çoi në këtë situatë ku është, i dëbuan të gjithë.

Nuk kishte rëndësi ishin demokratë, ishin prej të Bashës, nga Saliu, të Bodes apo të Manos. I dëboi. Zhvilloi një fushatë katastrofike, me rrahje midis kandidatëve brenda listës së PD-së. Nuk kishte përplasje mes socialistësh. Rriheshin njerëzit e Salianjit dhe trimat që e shoqëronin me militantët e Partisë Demokratike.

Shoqëruesit i çonte të godisnin dhe të dhunonin mbështetësit e Andrea Manos. Sorina Kotin e izoloi në një lagje të qytetit, Edmond Spahon e kërcënoi. Prandaj edhe Foltorja ishte kaq e plotë në Korçë, kishte kaq zë. Kishte kaq shumë njerëz, gjysma e  tyre ngelën jashtë. Korça s’ka një tjetër sallë më të madhe edhe më e madhe të ishte më shumë do të kishte.

Më shumë do të kishte zgjatur, më shumë të pranishëm do të ishin dhe kjo sepse Lulzim Basha është  një njeri që në tetë vite mendoi si e si të përçante PD-në e Korçës, që si e si ta uzurponte atë dhe ta vinte nën kontroll. Kështu e filloi që me emërimin e Andrea Manos, që e quajti të tijin, të cilin e mashtroi e gënjeu zgjedhje pas zgjedhjesh, dhe asnjëherë nuk e vuri kandidat për deputet në listat fituese, por sillte Ervin Salianjin, Klevis Balliun, ish kryetarin e  Bashkisë së Devollit e të tjerë nga këta që në peshë politike në krahasim me Manon ishin ku e ku.

LEXO EDHE:  Nga Ben Andoni/ Rama po u tërhoq i jep fundin PS, Basha po s’hyri i jep fundin PD-së

LEXO EDHE:  Bledi Mane ironizon Agron Shehajn/ “Çfarë tallje, kryetar partie nga Vlora?”

Por edhe ky i fundit vetë u përdor nga Lulzim Basha derisa u hodh më pas për të vendosur nën kontroll degën e Korçës, në duart e Salinajit, njeriut besnik të Lulit, i cili tashmë qartazi e pamë të gjithë se i kishte kundër.



E gjithë Foltorja e PD-së sot me drejtues seksionesh, grupseksionesh, kryesi e degës ishin kundër Lulzim Bashës, kundër të deleguarit të tij në Korçë, i cili në fakt është vetëm një vegël një instrument që Lulzim Basha e ka përdorur që të kapë degën e Korçës duke e përçarë.

Në fakt përçarja ka ndodhur, përçarja është aty.

Britmat dhe ulërimat për bashkim janë më të forta se sa Foltorja sepse përçarja është shumë e thellë dhe e madhe e bërë nga papërgjegjëshmëria tetëvejçare e Lulzim Bashës dhe e të dërguarëve të tij atje.

Tani ka ardhur koha të lexojë mesazhin e Korçës. Dikur Berisha ka patur një shprehje shumë të fortë: “Po të do Korça të do gjithë Shqipëria”. Sot Foltorja e tregoi. Kurrë nuk ka patur Lulzim Basha aq shumë njerëz në Korçë dhe aq shumë mbështetje.

Problemi nuk qëndron te Berisha. Ai është 77 vjeç, ka axhendën e tij politike, dhe po përpiqet që ta shkundë PD-në edhe një herë nga themelet. Problemi tashmë qëndron tek Lulzim Basha, tek veprimet, tek aktet e tij politke dhe mjaftojnë foltoret për ta kuptuar se kë ka çuar në Korçë apo në Shkodër dhe si e ka sakatuar PD-në nga Jugu në Veri e nga Lindja në Perëndim. Korça sot i dha një mesazh të qartë Lulzim Bashës. Ik bashkë me tufën e kllounëve që ke përdorur për të përçarë Partinë Demokratike dhe për ta çuar në humbje pas humbje./ CNA.al

“Çdo njeri që largohet na pakëson”/ Si e paralajmëroi Berisha Bashën

Deputetja e PD thirrje Berishës/ Na udhëheq drejt fitores

“Nuk mund të mbetemi një forcë fasadë”/ Berisha tregon rrugën për të ardhur në pushtet

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk kemi sekonda për t’i falur Bashës”/ Kërkesa e demokratëve për Berishën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gjatë takimit me demokratët në Korçë, qytetarët kanë kërkuar që ish kryeministri Sali Berisha të prijë demokratët drejt fitores.

Ata e kanë cilësuar Bashën si një kryetar që vetëm përjashton dhe përçan dhe janë shprehur se demokratët nuk kanë asnjë sekondë për ti falur Bashës.

Kërkesa e tyre është që Berisha t’i udhëheqë dhe kërkojnë sa më shpejt mbledhjen e Kuvendit Kombëtar për të larguar Lulzim Bashën.



Ky është një kryetar që vetëm përjashton, që vetëm përcan, nuk kemi sekonda më t’i falim Lul Bashës. Sekondat tona janë të çmuara.

Hajt ti mbledhim ato firma dhe le ta heqim Lulzim Bashën.

Doktor na pri, të lutem na bashko se s’do mbetet më njeri këtu. Të majtët janë mirë, Basha është mirë, një në dy ditë e mbush xhepin. Të gjithë këtu kanë probleme. Doktor na shpëto, je e vetmja shpresë, ju shikojmë si shpresë“, ka qenë kërkesa e tyre për Berishën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE