LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ONM pro zgjatjes së mandatit të KPK/ Afati të përcaktohet në konsultim me ‘Venecian’

23 Shtator 2021, 15:23, Aktualitet CNA
ONM pro zgjatjes së mandatit të KPK/ Afati të përcaktohet

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka reaguar ditën e sotme në mbështetje të propozimit të mazhorancës për zgjatjen e mandatit të vettingut për të paktën me dy vite, kërkesë kjo e bërë nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

ONM-ja që thotë se është me rëndësi parësore që të përfundojnë të gjitha rastet e verifikimit, duke shtuar se për të arritur këtë rezultat, është e nevojshme një zgjatje e kufizuar në kohë e mandatit kushtetues të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Institucionit të Komisionerëve Publikë.

Gjithsesi, ONM-ja nënvizon se këtë vendim e marrin autoritetet shqiptare, të cilat duhet të bashkëpunojnë ngushtësisht me Komisionin e Venecias.

?Në përputhje me mandatin e monitorimit që i është dhënë ONM-së nga Kushtetuta e Shqipërisë, ONM konsideron se është me rëndësi parësore që të përfundojnë të gjitha rastet e verifikimit në pritje në periudhën më të shkurtër të mundshme kohore, duke ruajtur konsistencën dhe integritetin e procesit.  Për të arritur këtë rezultat, është e nevojshme një zgjatje e kufizuar në kohë e mandatit kushtetues të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Institucionit të Komisionerëve Publikë. Kjo do t?i lejojë dy organet të përfundojnë të gjitha rastet në të cilat ka filluar hetimi. Është në kompetencën e autoriteteve shqiptare të përcaktojnë afatet e sakta të një shtrirjeje të tillë, në konsultim të ngushtë me aktorët përkatës, përfshirë Komisionin e Venecias?, thuhet në reagimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

 

Lajmet e fundit nga