Connect with Us

‘Nuk po merremi vesh’/ Aleati i Bashës nxjerr të palarat, si u grisën fletët e votimit

Politikë

‘Nuk po merremi vesh’/ Aleati i Bashës nxjerr të palarat, si u grisën fletët e votimit

Publikuar

-

Agron Duka kritikon Bashën dhe aleatët/ Përshpejtoni negociatat, lëshoni pe

Aleati i Partisë Demokratike, Agron Duka është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log”, ku mes të tjerave ka folur dhe për vendimin e Grupit Parlamentar të PD-së për të grisur fletët e votimit kur po zgjidhej kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Duka tha se ai nuk ishte njoftuar për këtë gjë dhe një moment panë që deputetët demokratë filluan të grisnin fletët e votimit tek kutia.

 “Opozita është dobësuar ama. Ne nuk po merremi vesh në asnjë lloj vendimi. Nuk dinim gjë çfarë vendimi kanë marrë këta për kryetaren e Kuvendit, dhe ne u detyruam të marrim vendime individual kur shkuam për të votuar. Aty pamë që po grisnin fletët e votimit”, tha Duka.

LEXO EDHE:  “Nuk jam pronar i asnjë vile”/ Basha “qahet” në emision: Jetoj me qira

Kujtojmë që Duka ndryshe nga veprimi i PD-së që grisi fletët e votimit, zgjodhi të bojkotonte procesin duke mos marrë pjesë në votim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Na hapi derën në momentin më të vështirë”/ Rama pret në takim “mikun e Shqipërisë”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Drejtori Ekzekutiv i Kompanisë Pfizer Albert Bourla ndodhet për një vizitë në Tiranë, ku së bashku me kryeministrin  Edi Rama paraditen e sotme kanë qënë të pranishëm në “Air Albania”.

Rama e ka falenderuar publikisht, Albert Bourlan, të cilin e cilësoi si një mik të Shqipërisë dhe tha se u gjend në një moment të vështirë.



Sot është një ditë e veçantë për procesin e vaksinimit sepse kemi nderin dhe kënaqësinë të mikpresim shefin e madh të Pfizer-it i cili mund ta them me bindje është bërë një mik i yni, një mik i Shqipërisë. Na hapi derën në momentin më të vështirë kur ne shkuam në Neë York për të trokitur në derën e Pfizer në kushtet kur nuk kishim asnjë perspektivë të qartë. Folëm gjatë në Neë York dhe edhe pse nuk na premtoi aty për aty që çështja do të zgjidhej na dha fjalën që do bënte gjithçka për ta zgjidhur. Falë angazhimit të z. Bourla mundëm t’i merrnim vaksinat më parë se të tjerët. Dua t’ia shpreh në sy të tij dhe të opinionit publik, mirënjohje pafund për këtë ndihmë në mbrojtje të jetës së qytetarëve”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-presidenti akuza të forta Ramës/ Po furnizon me “barut” shqiptarofobët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-presidenti Bujar Nishani vijon të jetë një zë i fortë kritik, kundër kryeministrit Edi Rama.

Së fundi në një postim në rrjetet sociale, Nishani akuzon Ramën se i shërben shqiptarofobëve duke i furnizuar me “barut” për të qëlluar po mbi shqiptarët.

Ndërsa komenton një deklaratë të Rusisë, ku ndër të tjera thuhej se “Rusia dënoi marrëveshjen e arritur në Tiranë për shkrirjen e Kosovës dhe Shqipërisë në sektorë të ndryshëm”, Nishani shkruan se “Kryeministri i Shqipërisë nuk ka kurrfarë nevoje të konsumohet me retorikë folklorike pa asnjë produkt”.

Edi Rama edhe kur tenton të luajë rolin e “patriotit” përsëri i shërben shqiptarofobëve duke i furnizuar me “barut” për të qëlluar po mbi shqiptarët.

Kryeministri i Shqipërisë nuk ka kurrfarë nevoje të konsumohet me retorikë folklorike pa asnjë produkt.



LEXO EDHE:  Pasojat e tërmetit/ PD vihet në veprim, takim me ekspertët e emergjencave civile

LEXO EDHE:  Bashës tani i mungojnë deputetë

Çdo qeveri në Shqipëri mjafton veç të punojë në shërbim të Interesit Kombëtar !

Kaq ! Punë, punë, punë .

Ka ardhur koha që politika shqiptare të shpëtojë njëherë e mirë nga politikanët dërguar si “pako postale”, i investimit antishqiptar prej Beogradit, në çdo qoshe të politikës qofshin ata.

Eshtë koha që përgjegjësia t’ju rikthehet patriotëve, të ndershmëve, guximtarëve.”-shkruan Bujar Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mazhoranca “lëshon pe”/ Pranon dy kërkesa të PD, Balla sqaron qëndrimin për “Bechettin”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Partia Socialiste ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike, për të ngritur një komision hetimor për çështjen Bechetti, por duket se do të “lëshojë pe”, në lidhje me dy komisionet e tjera, atë për inceneratorët dhe “masakrën zgjedhore”.

Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla sqaroi qëndrimin kundër ngritjes së një komisioni hetimor për çështjen “Bechetti”.

Balla tha se në këtë moment që ndodhet procesi gjyqësor nuk mund të ngrihet një komision hetimor parlamentar, pasi sipas tij do të ishte në dëm të interesave të Shqipërisë.

Arsyeja e refuzimit është se bie në kundërshtim me interesat e Shqipërisë në raport me disa procese gjyqësore.

Në këtë fazë të proceseve gjyqësore, interesi më i madh që duhet të prevalojë është ai i Shqipërisë.

Shqipëria duhet të vazhdojë të mbrojë interesat e saj. Ky ka qënë sugjerim i Avokatit të Shtetit. Sapo Shqipëria të ketë ecur në procesin juridik apo ligjor, komisioni mund të ngrihet në një moment të dytë”-tha Balla.

LEXO EDHE:  Pasojat e tërmetit/ PD vihet në veprim, takim me ekspertët e emergjencave civile

LEXO EDHE:  Pasojat e tërmetit/ PD vihet në veprim, takim me ekspertët e emergjencave civile



Sa i takon kërkesës së PD për dy komisionet e tjera hetimor, Balla tha se do të votohet pro, por do të kërkohet të riformulohet objekti i hetimit.

Në radhë të parë duhet të respektojë parimet e  prezumimit të pafajësisë. Për shembull nëse PD thotë është masakër zgjedhore, kjo nuk do të thotë se këtë duhet ta pranoj dhe unë.

Ti nuk mund të më kërkosh mua të votoj diçka që nuk është e vërtetë.

Duhet të shkojmë drejt formulimit, që respektohet parimi i prezumimit të pafajësisë dhe të hetohen pretendimet.

Unë besoj se formulimi i mesëm që kënaq të gjitha palët ekziston”-deklaroi Taulant Balla./CNA.al

LEXO TE PLOTE