Connect with Us

“Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë”/ Alimehmeti: Varianti ‘Delta’ po thyhet

Aktualitet

“Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë”/ Alimehmeti: Varianti ‘Delta’ po thyhet

Publikuar

-

Varianti Delta ka hyrë në Shqipëri?/ Epidemiologu: Simptomat janë të lehta, kush ka kaluar Covid, ka pak gjasa të infektohet

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka deklaruar se vala e variantit të ri ‘Delta’ në vend po thyhet.

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, Alimehmeti, ka theksuar se piku i valës “Delta” në Shqipëri do të arrihej ndërmjet datave 5 dhe 15 shtator 2021.

Sipas tij të gjithë indikatorët epidemiologjikë në vend tregojnë qartë fillimin e rënies që javën e kaluar.

Njoftimi i plotë:

“Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë”

Vala Delta po thyhet miqtë e mi!

Më 30 gusht 2021 kemi përllogaritur që piku i valës Delta në Shqipëri do të arrihej ndërmjet datave 5 dhe 15 shtator 2021!

Më 14 shtator pamë sinjalet e para të fillimit të rënies, me rënien për herë të parë të rasteve aktive (-147).

Megjithatë, tashmë e kemi mësuar që duhet të presim të paktën një javë dhe idealisht dy javë për të qenë më të bindur për trajektoren.

Sot, datë 23 shtator 2021, të gjithë indikatorët epidemiologjikë tregojnë qartë fillimin e rënies që javën e kaluar!Në detaj:

Po bie mesatarja e rasteve të reja në bazë 7 ditore! Po bie numri i rasteve aktive! Po bie mesatarja e përqindjes së pozitivitetit të testimeve në bazë 7 ditore! Po bie incidenca dyjavore e rasteve të reja për 100.000 banorë!

Kujdes tani miqtë e mi, sepse aksidente në mal ndodhin më shumë gjatë zbritjes se sa gjatë hipjes! Duhen edhe disa javë përpara se të zbresim plotësisht.

Fatkeqësisht humbjet e jetës janë më të vonuara me 10-14 ditë në krahasim me rastet e reja dhe ënia e tyre do të fillojë në gjysmen e parë të tetorit, nëse rënia e rasteve është e vazhdueshme!

Deri atëherë këshillat janë të thjeshta nëse nuk jeni të imunizuar (as të shëruar dhe as të vaksinuar):

Vaksinohuni nëse nuk e keni të kundraindikuar”, shkruan mjeku Alimehmeti./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Tejkalim i normave të shpejtësisë dhe mos respektim i rregullave/ Policia heq 77 patenta, ndëshkohen mijëra shoferë

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Policia e Shtetit ka bërë me dije se gjatë 48 orëve të fundit, janë evidentuar shkelje të drejtuesve të mjeteve.

Sipas të dhënave të policisë janë ndëshkuar 2340 shoferë për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjithashtu janë pezulluar 77 leje drejtimi, nga të cilat 41 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

Fundjava/Intensifikohen kontrollet dhe monitorimi i qarkullimit të automjeteve, duke përdorur makinën inteligjente, radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues.

Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin vijojnë kontrollet intensive, duke përdorur gjithë bazën logjistike dhe duke kombinuar shërbimet me ato të Patrullave të Përgjithshme dhe forcat “Shqiponja”, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. 



Prej disa ditësh, ka filluar funksionimin makina inteligjente, për monitorimin e qarkullimit rrugor, duke evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, pa vendosur rripin e sigurimit, që kryejnë parakalime të gabuara apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Gjatë 48 orëve të fundit janë evidentuar në shkelje, nga makina inteligjente, 1456 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë. Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve permanente janë evidentuar dhe ndëshkuar 2340 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.  

Janë pezulluar 77 leje drejtimi, nga të cilat 41 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.  

Nisur nga fakti se në fundjavë akset rrugore në drejtim të zonave turistike kanë fluks të shtuar dhe prezencë të lagështirës në rrugë, Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë për të monitoruar qarkullimin e automjeteve.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

U kap 6 herë me kokainë/ SPAK sekuestron kompaninë “Alba Exotic Fruit”

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë vendimin për të sekuestruar kompaninë “Alba Exotic Fruit”.

Hetimet e këtij procedimi penal lidhen me faktet e konstatuara të kapjes në disa raste të sasive të kokainës në ngarkesat e importuara në Portin e Durrësit nga subjekti juridik “Alba Exotic Fruit”.

Njoftimi i SPAK



Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke kryer hetime për procedimin penal nr.207/2021, regjistruar për veprat penale, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim të veçantë  të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Hetimet e këtij procedimi penal lidhen me faktet e konstatuara të kapjes në disa raste të sasive të kokainës në ngarkesat e importuara në Portin e Durrësit nga subjekti juridik “Alba Exotic Fruit”.

LEXO EDHE:  Shifra rekord të infektuarish në Maqedoninë e Veriut/ 32 persona humbin jetën

LEXO EDHE:  Covid-19 prek edhe testikujt/ Çfarë ndodh me aktivitetin seksual

Në kuadër të këtyre hetimeve, pas kërkesës së Prokurorisë Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestro preventive të subjektit “Alba Exotic Fruit”, bazuar në parashikimet e nenit 274 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu, bazuar në parashikimet e ligjit nr.9754, datë 14.06.2007, “Për përgjegjësinë penale të personave juridik”, Prokuroria e Posaçme, ka regjistruar emrin e personit juridik “Alba Exotic Fruit”, si subjekt juridik i dyshuar për veprat penale, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim të veçantë  të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a,  28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Dështaku më i madh politik në 30 vite”/ Topalli ia numëron një më një Bashës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-kryeparlamentarja  Jozefina Topalli, duke komentuar vendimin e Lulzim Bashes për largimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së tha se ky ishte turpi më i madh që mund të ndodhte në këtë parti.

Në një intervistë për Ora News Topalli tha se përjashtimi i Berishës  shënoi kulmin e paligjshmërisë së Bashës si drejtues i PD.

“Është gjëja më e turpshme që mund të ndodhë. Gjatë gjithë jetës së tij ka vepruar me vendime personale, në anësimin dhe mosnjohjen e forumeve të vendimmarrjes, mosnjohjen e statutit, vendosjen e vetes së tij mbi ligjin për çdo gjë që ka bërë që kur është ulur në karrigen e kryetarit të partisë dhe kjo e fundit ishte gjëja më e paimagjinueshme që mund të mendonte njeriu.



Të përjashtosh ish-kreun e PD, themeluesin e PD, ish-presidentin, ish-kryeministrin, njeriun  që ka bërë opozitën më të fortë gjatë kësaj periudhe pa mbledhur forumet dhe pa pasur një vendimmarrje të tyre, thjesht nje deklaratë të personit të tij, është e shëmtuar, antiligjore, nul në gjithë gjënë e vet. Ka sjellë një moment ku çdo gjë ka arritur pikën e saturimit brenda asaj force që prej vitesh jetonte njëfarë deligjitimimi që funksiononte në një vendimmarrje personale apo familjare të Lulzim Bashës.

Sigurisht do të vinte një moment ku gota do të derdhej, do hapej një kapitull i ri për të larguar njeriun që ka marrë peng opozitën shqiptare. Njeriu që është dështaku më i madh i historisë politike të këtyre 30 viteve”, tha Topalli./CNA.al

LEXO TE PLOTE