Connect with Us

Nga marteniteti në fushë me helikopter, për të ndihmuar skuadrën e tij të fitonte

Premier Liga

Nga marteniteti në fushë me helikopter, për të ndihmuar skuadrën e tij të fitonte

Publikuar

-

Daniel James përjetoi ndjesinë e të qënurit baba ditën e martë në Manchester dhe prania e tij në ndeshjen e mbërmjes të të njëjtës ditë me Leeds-in e tij në Londër ishte në dyshim.

Por kjo është pikërisht ajo që bëri 23-vjeçari, pasi 21 shtatori u shndërrua për të në një ditë që nuk do ta harrojë kurrë.

“Djali im lindi këtë pasdite,” tha James për BBC Radio 5 Live pasi kishte luajtur të gjithë ndeshjen në fitoren 6-5 me penallti të Leeds në Fulham e vlefshme për Carabao Cup.

“Faleminderit trajnerit që më lejoi të jem në Mançester për këtë ngjarje kaq të rëndësishme. Ditë absolutisht e mahnitshme për mua dhe bashkëshorten. Jam krenare për të sepse isjte një ditë e stërzgjatur diçka që ne nuk mund ta ndryshonim,” – shton lojtari i Leeds-it

“Menaxheri më dha leje dhe unë isha atke për lindjen e foshnjës sime dhe më pas erdha për ndeshjen.”

Ndeshja e raundit të tretë në Fulham nisi në orën 20:45 që do të thotë se koha ishte e limituar për James.

Leeds kishte një mori problemesh me dëmtimet e lojtarëvr dhe Marcelo Bielsa isjte në situatë të vështirë por e gjeti një mënyrë për ta pasur James në dispozicion.

“Udhëtimi me makinë do të kishte qenë shumë i gjatë kështu që përfundova duke marrë një helikopter,” tha anësori i Uellsit.  “Pak histori e çuditshme por që do ta mbaj mend gjithmonë.”

“Ne nuk kemi ende një emër për foshnjën, do të mendojmë për një emër kur të kthehemi në shtëpi.”

Kanë qenë disa javë përmbysëse për James, pasi u bashkua me Leeds nga Manchester United për 25 milionë stërlina në ditën e fundit të transferimeve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

Rritje stratosferike, kartoni i Brojës shkon 30 mln euro

Publikuar

-

Nga

cna lajme futboll

Armando Broja ishte heroi i Shqipërisë në dy përballjet kundër Hungarisë, ku arriti të zgjidhë ndeshjet me dy gola fantastikë e të një niveli të lartë. Sulmuesi shqiptar shihet si një nga talentet më premtues për të ardhmen, ndërsa vlera e tij në treg llogaritet të jetë 20-30 milionë euro sipas përllogaritjeve të kryera së fundmi nga CIES.



Pas paraqitjeve mjaft pozitive me Kombëtaren tashmë është vendi për të treguar veten e tij në Premier League. Mediat angleze pranë Southamptonit e bëjnë thuajse të sigurt fanellën e titullarit në fundjavë për 20-vjeçarin. Adams do të mungojë për trajnerin Hasenhuttl për shkak dëmtimi, për këtë arsye Broja pritet të debutojë për herë të parë nga fillimi ndeshjen në elitën e futbollit anglez.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

E kërkon Newcastle, por ish-trajneri i Liverpoolit pret të zëvendësojë Guardiolën

Publikuar

-

Nga

Pronarët e rinj arabë të Newscatle United kanë nisur menjëherë konsultimet për ndërtimin e një skuadre të madhe, të denjë për të rivalizuar me klubet më të mëdha në Angli dhe jo vetëm.

Kanë nisur të qarkullojmë emra të rëndësishëm futbollistësh, si përforcime të mundshme, por më parë drejtuesit e “Magpies” duhet të gjejnë njeriun e duhur për të drejtuar “yjet” që do të afrohen në “St. James’ Park”.

Një nga emrat që po qarkullon në media, është Brendan Rodgers, trajneri aktual i Leicester City-t, por irlandezo-veriori, me sa shkruajnë në mediet britanike, nuk ka ndërmend ta pranojë ofertën e Newcastle.



Arsyeja? 48-vjeçari ka plane të tjera për të ardhmen. Synimi i tij është të marrë drejtimin e Manchester City-t, pas largimit të Pep Guardiolës. Spanjolli ka ndërmend të qëndrojë në krye të Citizens edhe sezonin e ardhshëm dhe fiks pas 18 muajsh rolin e tij pritet ta marrë Rodgers.

Tekniku aktual i Leicester City-t është në krye të një liste të ngushtë kandidatësh për të zëvendësuar Guardiolën. Në ambientin e “Sky Blue” ai ka shumë admirues, madje është përfolur për ta marrë drejtimin kësaj skuadre pas largimit të Roberto Mancinit në vitin 2013.

Sidoqoftë, ekziston frika se emërimi i Rodgers trajner i City-t do të krijonte përçarje për faktin se ka drejtuar për tri vite rivalët e Liverpoolit.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Ka arbitruar më shumë se 500 ndeshje në Angli, arbitri del hapur: Jam homoseksual, kolegët janë krenarë për mua

Publikuar

-

Nga

James Adcock është një figurë e njohur në futbollin anglez, pasi ka drejtuar më shumë se 500 ndeshje në një karrierë që e ka çuar atë nga nivelet amatore deri në Premier League.

Në një intervistë të dhënë për “BBC”, gjyqtari foli për orientimin e tij seksual, si dhe për reagimin që kolegët e tij patën pasi morrën vesh lajmin.



“Tani të gjithë kolegët e mi e dinë, dhe kjo është normale. Dhe, për të qenë i sinqertë, ka pasur interes nga kolegët që thonë,” Unë jam krenar për ty James, që ti je në gjendje të shprehësh hapur orientimin tënd në sport”, sepse ata njohin barrierat në Angli.

Unë nuk kam pasur asnjë abuzim homofobik ndaj meje dhe nuk mund t’ju tregoj një histori ku më është dashur ta luftoj ose ta kapërcej atë.” Përfundon Adcock.

LEXO TE PLOTE