Connect with Us

“Nga look-u i Grida Dumës, tek biçikleta e Klosit”/ Detajet që nuk u panë sot në parlament

Politikë

“Nga look-u i Grida Dumës, tek biçikleta e Klosit”/ Detajet që nuk u panë sot në parlament

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Si çdo të enjte, edhe paraditen e sotme, Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur në seancën e radhës parlamentare.

Por, përtej debateve në sallën e Kuvendit, nuk mund të mos tërheqë vëmendjen edhe veshja e zonjave deputete.

Deputetja që në çdo seancë, tërheq vëmendjen me pamjet e saj, është edhe Grida Duma.

Nga ana tjetër një detaj që u vu re sot ishte edhe biçikleta e Blendi Klosit.

Ky i fundit sot ka shkuar në seancën e Kuvendit, me biçikletë.

LEXO EDHE:  Deputeti i opozitës heq dorë nga paga/ Kërkon shkurtim të rrogës së kolegëve

Kujtojmë këtu se edhe në sesionin e shkuar parlamentar, një ndër deputetët shkontë në çdo seancë me biçikletë ngjyrë rozë. Bëhet fjalë për ish-deputetin Selami Jenisheri.

"Pse nuk pranoni debat televiziv me mua"/ Deputeti Jenishehri sfidon Ramën, Bashën e Kryemadhin

Kështu edhe Klosi shkoi sot në Kuvend me biçikletë, edhe pse jo ngjyrë rozë.

Për më tepër shikoni fotot në galerinë më poshtë:/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Gjithçka ka mbaruar mes Berishës dhe Bashës”/ Topi: Pakt virual për mos ta sulmuar njëri-tjetrin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-presidenti Bamir Topi ka folur për marrëdhëniet mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD, Lulzim Basha.

I ftuar në Report Tv, Topi ka deklaruar se midis tyre ka pasur simbiozë të korrupsionit politik, që përkthehet në ‘gjueti shtrigash’ për personin e tretë që futesh në këtë lidhje.

Ish-presidenti ka theksuar se Berisha dhe Basha i kanë bërë gjërat së bashkë dhe se mes tyre ka një pakt virtual për mos ta sulmuar njëri-tjetrin.



“Këta janë bashkë nga 2005, por jo vetëm formacion politik, por ndashin edhe interesa në ekzekutiv dhe të mëdha politike. Boll kanë folur tjerët. Nuk futen në akuzat për korrupsion material, por pranoj verdiktin që kanë marrë inst

Mis tyre ka pasur simbiozë të korrupsionit politik, që përkthehet në moral , përkthehet në gjueti shtrigash ndaj personi të tretë që futesh në këtë lidhje. Kjo po ndodh edhe 2021.

I kanë bërë gjërat bashkë, ka një pakt virtual për mos ta sulmuar njëri tjëtrin. Ai thotë Basha besëprerë, ai tjetri nuk flet, deri, simbiozë. Unë besoj që gjithka ka mbaruar mes tyre. Nëse dikush e rrit dozën e rrit edhe tjetri”, ka deklaruar Topi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndryshime në qeveri/ Kush janë zv.ministrat që largohen dhe ata që marrin detyrën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë bërë disa ndryshime në radhët e zëvendës-ministrave.

Sipas asaj që raportohet mësohet se Denada Seferi është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Enio Civici është emëruar zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.



Ndrësa Vilma Bello është emëruar zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit.

LEXO EDHE:  Basha nuk iu ndahet “betejave”/ Do lufojmë brenda dhe jashtë vendit

Vijon… / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Asnjë investim në sektorin e energjisë”/ PD akuza qeverisë: Kjo krizë e ka themelin te abuzimi dhe vjedhja

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Sekretari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, ka akuzuar qeverinë se po ia faturon tregjeve ndërkombëtare krizën, për të cilën flet përditë.

Sipas Agalliut kjo është një krizë korrupsioni, që i ka themelet në abuzimin e tenderave me miliona euro që zhvillon OSSHE.

Agalliu theksoi më tej se është e pashmangshme që nëse do të kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike për këte sektor, të mos preket qytetari shqiptar.

Sot dëgjuam se si qeveria i faturon tregjeve ndërkombëtare krizën të cilën e artikulon përdite. Por në të vërtetë problemi është tjetërkund.

Kjo është një krizë korrupsioni, kjo krizë i ka themelet në abuzimin e tenderave me miliona euro që zhvillon OSSHE.



Kjo krizë buron nga punësimi në administratën  publike dhe në OSSHE të qindra patronazhistëve që paguhen  nga taksat e shqiptarëve. Kjo krizë e ka themelin në abuzimin dhe vjedhjen që bëhet në këtë sektor.

Ne nuk kemi asnjë investim real në sektorin e energjisë në Shqipëri. Dëgjuam qeverinë sot se si tha që nuk do të rritet çmimi i energjisë elektrike për konsumatorin dhe për biznesin e vogël, por në asnjë moment nuk dëgjuam se çfarë do te ndodhë me çmimin e energjisë elektrike për biznesin e madh.

Është e pashmangshme nëse do të kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike për këte sektor të mos preket qytetari shqiptar.

Njerëzit , qytetarët, konsumatorët,, blejnë produkte dhe shërbime që ofrohen nga biznesi i madh dhe në këtë kontekst xhepi i çdo shqiptari do të rëndohet në mënyrë të pashmangshme”, thuhet në deklaratën e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE