LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Neymarin e lënë nervat, plas në tokë portierin kundërshtar

23 Shtator 2021, 12:14, Sport CNA
Neymarin e lënë nervat, plas në tokë portierin

Në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme ku PSG kishte përballë në transfertë Metzin, ndodhi diçka e pakëndshme. Skuadra pariziene triumfoi 1-2 falë të një dopiete të ish-interistit Ashraf Hakimit pikërisht tek goli i dytë pati një incident.

Goli i dytë i Hakimit u realizua në minutën e 90+4? dhe Mbape e provokoi teksa portieri shkoi menjëherë që të debatonte me të, por aty ndërhyu Nejmar që e shtyu portierin e Metz, Oukidja i cili ra në tokë. Një veprim i pakëndshëm nga Nejmar, por mesa duket lojtarët parizien dëshironin vonesën e lojës duke parë se fundi ishte shumë pak sekonda.

Lajmet e fundit nga