Connect with Us

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge/ Arrestohet 42 vjeçari

Kronika

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge/ Arrestohet 42 vjeçari

Publikuar

-

cna, lajme , kronike

Policia e Durrësit ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Julian Mandija, 42 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

LEXO EDHE:  “Më jep lekë ose të vrava”/ Policia arreston 31-vjeçarin

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Aksident në aksin Tepelenë- Gjirokastër/ Plagoset drejtuesi i mjetit

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një aksident ka ndodhur pasditen e e sotme në aksin Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtuar Gerhot.

Sipas asaj që raportohet, është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit.



Mësohet se ky i fundit ka humbur kontrollin e mjetit tip “Renault” dhe si pasojë ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Dyshohet se shkak është bërë shpejtësia dhe reshjet e denduara të shiut./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Burri kontrollonte trafikun e drogës/ Zbardhen detaje nga arrestimi i çiftit nga Konispoli

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Detaje të reja janë zbardhur nga çifti i bashkëshortëve të arrestuar ditën e sotme në Sarandë, pasi u kapën me një sasi lënde narkotike.

Në pranga kanë rënë shtetasit Lutfi dhe Shano Faslliu, përkatësisht 38 dhe 31 vjeç.

38-vjeçari figuron me dy mbiemra, Lutfi Faslliu dhe Lutfi Demçe. Sipas burimeve ai kontrollonte trafikun e drogës në këtë zonë.

LEXO EDHE:  Shiste drogë nëpër Tirnaë/ Kapet mat 24-vjeçari

LEXO EDHE:  Masakroi kunatën me sopatë/ Arrestohet i shumëkërkuari



Çifti Faslliu kishin 1 muaj e gjysmë që survejoheshin nga Policia e Sarandës.

Ata futeshin në tokën greke dhe merrnin emigrantët, kundrejt shpërblimit monetar, Për një emigrant ata merrnin nga 300 euro./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga/ Plagosen tre persona në Pogradec

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Vërçun në Pogradec.

Një automjet që drejtohej nga 45-vjeçari me iniciale K.G, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, shoferi dhe dy pasagjerët.

Ata janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.



“Më datë 07.10.2021, rreth orës 15:40, në afërsi të fshatit Vërçun, Pogradec, shtetasi K. G., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga

Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasja Xh. H. rreth 30 vjeçe dhe shtetasi M. H., 33 vjeç, banues në fshatin Çaushli, Maliq, si edhe drejtuesi i mjetit shtetasi K. G., të cilët u transportuan në Spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE