Connect with Us

“Në 2022 ngrihet kantieri për ndërtimin e portit të ri të Durrësit”/ Rama: Përzgjodhëm 5 finalistët

Aktualitet

“Në 2022 ngrihet kantieri për ndërtimin e portit të ri të Durrësit”/ Rama: Përzgjodhëm 5 finalistët

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nga 14 kompani pjesëmarrëse në garë për ndërtimin e portit të Durrësit janë përzgjedhur 5 finaliste.

Kryeministri ka shkruar se pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, në vitin 2022 do të ngrihet kantieri i ndërtimit.

Drejt ndërtimit të Portit të Ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano.Tre muaj pas çeljes së garës për detajimin inxhinierik të projektit, interesi ndërkombëtar mbresëlënës konfirmon Shqipërinë si një nyje logjistike dhe detare me potencial të jashtëzakonshëm.

Nga 14 kompani pjesëmarrëse, u përzgjodhën 5 finalistë, lider në projektimin e porteve në Europë dhe më gjerë. Pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, do të ngrihet kantieri i ndërtimit në 2022”, shkruan Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“E njëjta deklaratë prej 18 vitesh”/ Rama: BE po turpërohet, Shqipëria gati për rrugën evropiane

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryeministri Rama ka deklaruar se BE-ja po turpërohet me mbrojtësit e saj më të vendosur dhe se anëtarësimi i vendit  po bllokohet nga një veto e çuditshme kolaterale si ajo e Bullgarisë.

Nëpërmjet një editoriali për Politico.eu., Rama ka shtuar se kanë kaluar plot 18 vjet që nga koha kur u tha se e ardhmja e Ballkanit është brenda Bashkimit Evropian dhe se nga ajo kohë, e njëjta deklaratë përsëritet çdo vit, por pa rezultate konkrete.

“Tetëmbëdhjetë vjet më parë, në Samitin e vitit 2003 Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor në Selanik, na u tha se “e ardhmja e Ballkanit është brenda Bashkimit Evropian”. BE-ja që atëherë ka përsëritur “mbështetjen e saj të qartë” për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pasi samitet mbahen tani çdo vit dhe të njëjtat deklarata përsëriten. Por, mund të jetë ende viti 2003. Në atë kohë, kryefjala e BE-së ishte “zgjerimi”. Tani, mbështetja e qartë e Evropës duket se është bërë e mundshme dhe ndoshta grindjet e brendshme të bllokut nënkuptojnë se premtimi për zgjerimin duhet të anulohet përkohësisht. Megjithatë, ne nuk presim thjesht BE-në. Ne po përgatitemi për të dhe po krijojmë mundësi për njerëzit tanë”, theksoi Rama.

Rama shtoi gjithashtu se tashmë Ballkani duhet të përfshihet në planet emergjente të BE-së, për të përballuar krizën energjetike.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përfshihen gjithashtu në planet emergjente të BE-së, pasi së bashku po përballemi me një krizë potencialisht shkatërruese energjetike që mund të zhbëjë përparimin e këtyre viteve në rajon. Ne duhet të sigurojmë që qytetarët tanë të mos mbeten të pambrojtur”, ka thënë Rama.

Kryeministri është ndalur edhe tek nisma Ballkani i Hapur, duke theksuar se mbështetja ndaj kësaj iniciative do të tregonte se BE-ja është serioze për vetë Procesin e Berlinit.

“Mbështetja për këtë iniciativë do të tregonte se BE-ja është serioze për vetë Procesin e Berlinit dhe ne do të mirëprisnim ndihmën teknike për të siguruar që po përmbushim standardet teknike dhe rregullatore të BE-së”, tha Rama.

Rama mbyll fjalën e tij me mesazhin se duhet të shikojmë nga e ardhmja jonë,  jo një e ardhme që nuk materializohet kurrë, por ajo që ne mund ta kontrollojmë.

“Si kombe të Ballkanit Perëndimor, ne duhet të shikojmë nga e ardhmja jonë – jo një e ardhme që nuk materializohet kurrë, por ajo që ne mund ta kontrollojmë”, thekson Rama.

 

Editoriali plotë:

Besoj se shqiptarët janë ndër komunitetet më pro BE-së në Evropë. Kur komunizmi u shemb dhe ne ishim të lirë të zgjidhnim rrugën tonë, ne zgjodhëm Brukselin. Që atëherë, ne kemi bërë gjithçka që na kërkohet në aplikimin tonë për anëtarësim. BE-ja mund të mos jetë në gjendje t’i përmbushë premtimet e saj, por Shqipëria është ende e përkushtuar ndaj idealeve evropiane dhe ka të ngjarë që ne të qëndrojmë besnikë ndaj parimeve të saj themeluese, edhe pasi anëtarët e saj t’i kenë lënë pas ato.

Brezat tanë të ardhshëm meritojnë të gëzojnë përfitimet e anëtarësimit, por ne jemi peng i të njëjtave forca historike të ndarjes që BE-ja u krijua për t’i eliminuar. BE-ja duhet të pranojë se po turpërohet me mbrojtësit e saj më të vendosur, ndërkohë që përparimi ynë drejt anëtarësimit bllokohet nga vetëm një veto e çuditshme kolaterale si ajo e Bullgarisë.



E njëjta pasiguri vlen edhe për Maqedoninë e Veriut, që ka shkuar aq larg sa ka ndryshuar edhe emrin, dhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët tani janë më pak të lirë të udhëtojnë se më parë, edhe pse i kanë përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së.

Por, nëse Ballkani Perëndimor nuk mund të shkojë në BE, ndoshta BE-ja mund të vijë në Ballkanin Perëndimor. Ka hapa konkretë që mund të ndërmerren menjëherë. BE-ja mund të krijojë mekanizma bashkëpunimi që vendosin në mënyrë efikase disa nga përfitimet e dyanshme të anëtarësimit, pa e shtuar indinjatën e atyre që kundërshtojnë anëtarësimin tonë.

LEXO EDHE:  “Arrestimi i Rexhep Rrajës truk”/ Rama i përgjigjet dhëmb për dhëmb PD-së

LEXO EDHE:  “Arrestimi i Rexhep Rrajës truk”/ Rama i përgjigjet dhëmb për dhëmb PD-së

Për këtë qëllim, BE-ja mund ta mbështesë rajonin ekonomikisht përmes Planit të saj Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor, për të cilin tashmë janë identifikuar disa projekte. Por, duhet bërë më shumë, veçanërisht për të siguruar që rajoni të marrë pjesë plotësisht në tranzicionin digjital dhe të gjelbër të BE-së. Këto tranzicione kërkohen për pjesëmarrje të plotë në ekonomitë evropiane dhe ne rrezikojmë të mbetemi pas.

BE-ja mund të na ndihmojë gjithashtu të ruajmë mendjet tona më të ndritura me programe të përbashkëta të arsimit të lartë dhe integrimin në sistemin arsimor të BE-së, në mënyrë që të rinjtë të mund të gjejnë mundësi më të mira në vendin e tyre.

Vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përfshihen gjithashtu në planet emergjente të BE-së, pasi së bashku po përballemi me një krizë potencialisht shkatërruese energjetike që mund të zhbëjë përparimin e këtyre viteve në rajon. Ne duhet të sigurojmë që qytetarët tanë të mos mbeten të pambrojtur.

Së fundi, BE-ja mund të ndërmarrë hapa praktikë, në mënyrë që të mund të zbatojmë më shpejt katër liritë e BE-së – lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve – në tri vendet tona, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Kjo është diçka që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të duhet të bëjnë nëse ne do t’i bashkohemi tregut të vetëm, ndërkohë që Banka Botërore ka thënë se duke bërë këtë mund të shtojë deri në 10 për qind të PBB-së së secilit prej vendeve tona.

Ne të tre e quajmë këtë përpjekje Nisma e Ballkanit të Hapur, dhe është diçka që tashmë e kemi filluar duke pasur frymën dhe parimet e Procesit të Berlinit. Shpresojmë të fillojmë lëvizjen e lirë të mallrave në janar të vitit 2022 dhe të hapim kufijtë tanë deri në janar të vitit 2023. Dhe është e vetëkuptueshme që Open Balkans është i hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor sa herë që ato do të vendosin të na bashkohen.

Kjo ide shkon përpara në agjendën që është përsëritur që nga Selaniku dhe që formon format e prekshme të Procesit të Berlinit, i shpallur në vitin 2014. Ne vazhdojmë të mbështesim dhe marrim pjesë në të dy proceset, por nuk duam të presim derisa të tjerët të thonë se ata janë gati.

Ne duam rezultate, pra për të bërë reforma dhe që qytetarët tanë të përfitojnë. Mbështetja për këtë iniciativë do të tregonte se BE-ja është serioze për vetë Procesin e Berlinit dhe ne do të mirëprisnim ndihmën teknike për të siguruar që po përmbushim standardet teknike dhe rregullatore të BE-së.

Shpresojmë që BE-ja dhe miqtë tanë të tjerë, në Londër dhe Uashington, të bashkohen me ne dhe të nxisin edhe të tjerët në rajon që gjithashtu të ecin përpara. Kështu ndërtojmë mbështetje këtu dhe tregojmë se jemi gati të jemi më afër Evropës.

Si kombe të Ballkanit Perëndimor, ne duhet të shikojmë nga e ardhmja jonë – jo një e ardhme që nuk materializohet kurrë, por ajo që ne mund ta kontrollojmë. Një qytetar i lindur në vitin 2003 tashmë është në moshë të mjaftueshme për të votuar, për të qenë anëtar i plotë i komunitetit politik, ndërsa ne ende presim t’i bashkohemi komunitetit tonë. Gjëja e fundit që duam është që angazhimi ynë 18-vjeçar të shkojë drejt moshës së mesme.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Alarm për Ramën!”/ Mjeku bën deklaratën e fortë: Të ndiqet penalisht qeveria

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka komentuar situatën e pandemisë në vendin tonë, ku tha se jemi vendi me numrin më të lartë të vdekjeve për banorë në botë.

Në një lidhje me emisionin Ditë e Re” në RTV Ora, ai tha se qytetarët hezitojnë të vaksinohen, si pasojë e keqmenaxhimit të situatës pandemike.

Ndërsa shtoi se përgjegjësit duhet të ndiqen penalisht nga organet kompetente,  duke filluar nga Ministria, ekspertet e Komitetit  dhe vete kryeministri Rama, ashtu sikur po ndodh në botë, siç po vepron Brazili apo Franca.



“Ashtu sikur se Brazili po çon në gjyq presidentin, në Francë  kanë paditur Ministren e Shëndetësisë penalisht, unë mendoj se personat përgjegjës për keq-menaxhimin e krizës së Covid në Shqipëri, që rezultoi në mijëra vdekje të parandalueshme, meritojnë plotësisht të shkojnë për ndjekej penale.

Më pas e gjykon gjykata se sa komplekse është përgjegjësia e tyre. Personalisht mendoj se ndjekja penale për drejtuesin e Ministrisë së Shëndetësisë, për anëtarë të caktuar të Komitetit të Ekspertëve , ndoshta dhe për kryeministrin Rama, do të ishte një detyrim minimal për një shtet që i thotë vetes shtet i së drejtës. Kemi pasur 16 mijë vdekje nga Covid, kemi pasur 11mijë vdekje shtesë. Jemi vendi me numrin më të lartë të vdekjeve për banorë në botë dhe kjo situatë nuk duhet të kalojë pa investigim dhe pa u analizuar nga organet e drejtësisë“, u shpreh mjeku./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Atentatet mafioze dhe grabitjet me maska/ “Zgjohet” Meta

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Presidenti Ilir  Meta ka reaguar lidhur me dy ngjarjet kriminale të ditëve të fundit, ajo e vrasjes së biznesmenit Demir Backa në qendër të Fierit, si dhe grabitja dhe torturimi i biznesmenit Nazim Çangu në Nikël të Krujës.

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, Presidenti thekson se këto ngjarje përbëjnë një kërcënim serioz për rendin, sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve, por edhe për zhvillimet ekonomike dhe sociale të vendit.

“Dënoj me forcë aktet tepër të rënda kriminale të ditëve të fundit, vrasjen e biznesmenit Backa në qendër të Fierit, si dhe grabitjen dhe torturimin e biznesmenit Çangu në Nikël të Krujës.  Këto ngjarje, që kanë tronditur thellë opinionin publik, përbëjnë një kërcënim serioz për rendin, sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve, por edhe për zhvillimet ekonomike dhe sociale të vendit”,  shkruan Meta.

LEXO EDHE:  Foto Dite/ Iku skafi me jonxhe

LEXO EDHE:  “PPP dhe qoka për këdo në enturazhin e tij”/ Faktet që “kryqëzojnë” Ramën



Ai gjithashtu i bën thirrje strukturave përkatëse dhe institucioneve ligj-zbatuese të forcojnë bashkëpunimin për arrestimin e menjëhershëm të autorëve.

“I bëj thirrje Policisë së Shtetit, Prokurorisë, Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe të gjithë institucioneve të tjera ligjzbatuese në vend, të forcojnë bashkëpunimin për arrestimin e menjëhershëm të autorëve me rrezikshmëri të lartë dhe vënien e tyre para drejtësisë, por edhe për të marrë të gjitha masat efektive për të parandaluar ngjarje të tilla të rënda dhe tronditëse kriminale”, shkruan Meta në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE