Connect with Us

La fushën pas 8 minutave lojë, Valon Berisha pëson dëmtim të rëndë

Sport

La fushën pas 8 minutave lojë, Valon Berisha pëson dëmtim të rëndë

Publikuar

-

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha ka pësuar një dëmtim të rëndë ditën e djeshme, në ndeshjen që Reims luajti ndaj Lille.

Ndonëse e nisi ndeshjen si titullar, Berishës iu desh të largohej nga fusha e lojës që në minutën e 8-të. Shkak për këtë u bë një dëmtim i rëndë i pësuar në këmbën e tij të djathtë.

Pas ndeshjes, mesfushori postoi një foto të këmbës së tij, e cila ishte e çarë në dy vende, teksa mjekët ia kanë qepur plagën, për të mos rrezikuar më shumë.

“Jashtë për pak, por do të kthehem sërish më i fortë”, shkruan Berisha në foto.

Nuk dihet ende koha e rikuperimit për lojtarin, por kjo mban të ankth edhe te Kosova, që do të luajë ndeshjet e muajit tetor për eliminatoret e Botërorit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Një legjendë e Milanit mban rekordin, Ibra hyn në histori të Serisë A

Publikuar

-

Nga

Zlatan Ibrahimoviç është lojtari i katërt më i vjetër që ka gjetur rrjetën në Serie A, pasi sulmuesi i Milanit shënoi kundër Bolonjës në moshën 40 vjeç e 20 ditë.

Çuditërisht, ishte një ndeshje me shumë ndodhi në stadiumin ‘’Dall’Ara’’ për suedezin, sepse ai gjithashtu siguroi një asistim për Kalabrian dhe  shkaktoi një autogol duke dërguar në rrjetë një top nga goditja e këndit.



Në minutat e fundit, ai vulosi fitoren 4-2 të kuqezinjve ndaj Bolonjës duke hyrë dhe në histori të Serisë A. Ibra është lojtari i katërt më i vjetër që shënon në Serie A, 40 vjeç e 20 ditë. Para suedezit qëndrojnë, Pietro Viershud  që ishte 40 vjeç e 47 ditë kur shënoi golin e fundit në Serinë A dhe Silvio Piola e gjeti rrjetën në 40 vjeç e 131 ditë.

Mbajtësi i rekordeve mbetet Alesandro ‘Billi’ Kostakurta, i cili ishte 41 vjeç e 25 ditë kur realizoi një penallti në humbjen 3-2 të Milanit në shtëpi ndaj Udineses. Ajo ndeshje më 19 maj 2007 ishte e fundit në karrierën e tij në Serie A para daljes në pension.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Manchester United vs Liverpool, historia shkruhet në “Old Trafford”

Publikuar

-

Nga

Në “Old Trafford” zbret historia e futbollit anglez. Dy klubet më të suksesëshme të kombit që shpiku futbollin, Manchester United dhe Liverpool, sfidohen në klasiken e futbollit britanik teksa vijnë mbi dy dallgë të ndryshme për sa i përket momentit.

Në vitet e kaluara fitorja 3-2 e United me përmbysje ndaj Atalantës do të shihej si një sukses , por tanimë në sytë e opinionit sportiv ajo shihet në kontekstin e një klubi që po kalon një krizë identitet.

Ole Gunner Solskjaer pasi është krenuar me progresin shkallë pas shkalle në dy vitet e fundit, i duhet të bëjë hapin e madh, të fitojë dicka të rëndësishme, dicka që se ka arritur edhe pse yjet nuk i mungojnë dhe Manchesteri i tij duhet ta tregojë veten në sfida si kjo, mbi të gjitha tanimë me një yll të madh më shumë, Cristiano Ronaldon.

Trajneri është në apel, dhe nuk është cudi që të rrezikojë në rast të një dështimi në këtë përballje.

Edhe Liverpuli fitoi në mesjavë , duke mposhtur kampionët e Spanjës, Atletikon e Madridit në trasfertë. Në atë ndeshje nuk mungoi në apel Mohamed Salah, që Jurgen Klopp e konsideron njeriun më në formë të momentit në botën e futbollit, dhe shifrat i japin të drejtë, pasi Liverpool shënon të paktën 3 gola në 8 nga 9 ndeshjet e tij të fundit, çka flet shumë për forcën e të kuqve.



Mbrojtja gjithsesi nuk është më aq perfekte me Virgil Van Dijk, që i duhet ende të shpalosë dominimin që kishte para se të dëmtohej në sezonin e shkuar, por me një treshe si Salah, Sadio Mane dhe Firminho aty para për Liverpulin bëhet gjithcka më e thjeshtë.

Mbrojtja e United duhet të gjejë një marsh më shumë. Kapiteni Harry Maguire është fajësuar si për 4 golat e pësuar nga Leicester fundjavën e kaluar, ashtu dhe për ata në sfidën me Atalëntën dhe nëse nuk përmirësohet në këtë sfidë, gjërat mund të bëhen të vështira për Ole Gunnar Solskjaer.

Për sa i përket të rejave nga skuadrat, te Manchester United shqetësojnë Marcus Rashford dhe Bruno Fernandez që kanë pësuar lëndime në mesjavën e Champions ndërsa te Liverpool mungon Thiago Alcantara mungon për shkak dëmtimi, por Curtis Jones është sërish në dispozicoon, ndërsa Fabinho pritet të rikthehet në formacionin titullar pasi luajti si zëvndësues ndaj Atletikos.

Majin e kaluar Liverpool fitonte 4-2 në “Old Trafford” dhe Manchester United nuk e ka mundur rivalin e madh që nga marsi i 2018. Megjithatë thonë se në përplasjet titanike si këto statistikat apo dhe klasifikimi nuk vlejnë, dhe kjo mbetet një sfidë tejet e hapur.

LEXO TE PLOTE

Sport

Përballje delikate/ 3 titullarët ulen në stol, Memelli bën ndryshime kundër Dinamos

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu do të luajë sot sfidën e javës së 6-të të Superiores ndaj Dinamos. Takimi do të luhet në qytetin e Korçës dhe do të startojë në orën 16:45.

Korçarët pas humbjes nga Kastrioti kërkojnë të reagojnë, ndërsa trajneri Migen Memelli ka vendosur të bëjë disa ndryshime. Ai nuk i kurseu kritikat për Elvi Berishën pas sfidës së kaluar, ndërsa sulmuesi do të ulet në stol ndaj Dinamos.

Berisha nuk është i vetmi pasi në stol do të ulet edhe titullari tjetër, Kosta Vangjeli. Mesfushori nuk ka bindur shumë me paraqitjet e tij në sfidat e fundit e për këtë arsye, Memelli ka vendosur t’i besojë Vrapit në këtë repart.



Gjithashtu ndryshime do të ketë edhe në majën e sulmit me Mensah që nuk është në gjendjen e tij më të mirë dhe vendin e tij pritet të luajë njëri mes Pusit dhe Bismark.

Skënderbeu: Rexhepi, Meksi, Vitija, Sadriu, Bajrami, Zguro, Jean Victor, Moraes, Vrapi, Mara, Pusi (Bismark).

LEXO TE PLOTE