Connect with Us

Kthesë e papritur e motit/ Temperaturat ulen ndjeshëm

Sociale

Kthesë e papritur e motit/ Temperaturat ulen ndjeshëm

Publikuar

-

cna lajme sociale

Moti i qëndrueshëm do të sjellin në orët e para të ditës kthjellime dhe vranësira të pakta përgjatë zonës Lindore.

Ndërsa mesdita dhe orët vijuese i bëjnë vranësirat më të dukshme duke krijuar momente me pika shiu në zonat malore. POR mbrëmja largon gradualisht vranësirat e shumta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.

LEXO EDHE:  Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi  Verior – Verilindor duke krijuar ne brigjet e jonit dallgëzim 5 ballë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Rikthehet moti i ngrohtë/ E diela me diell pranvere

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Territori shqiptar do të mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, duke sjell në vend alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta.

Pritet që vanësirat të jenë më të fokusuara përgjatë shtrirjes Lindore. Ndërsa kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonën e ulët dhe bregdetare.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 21°C.

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja sa do arrijnë sot temperaturat

LEXO EDHE:  Lajm i keq për të dashuruarit/ Surprizat e pakëndshme të motit

Era do të fryejë kryesisht e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjellë në det dallgëzim të ulët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Të rinjtë braktisin shkollën, 11.044 fëmijë dhe adoleshentë nuk u arsimuan në vitin 2020

Publikuar

-

Nga

Braktisja e shkollës nga të rinjtë është kthyer në një fenomen shqetësues në vendin tonë. Sipas të dhënave për vitin që lamë pas, 11.044 fëmijë dhe adoleshentë nuk kanë marrë arsimin 9-vjecar dhe atë të mesëm. Midis tyre, 2.293 janë vajza dhe 8.751 janë djem. Por cilat janë shkaktarët kryesorë të këtij fenomeni?

“Një faktor është  vajza shihet si një barrë për familjen një faktor tjerë janë martesat e hershme… djali konsiderohet si forcë pune në familje”, shprehet Linda Pino, koordinatore Kombëtare e Koalicionit për Arsimin.

Largimi i të rinjve dhe familjeve është një tjetër faktor që ka ndikuar në numrin e lartë të braktisjes së arsimit. Në zonat rurale ky fenomen është më i prekshëm për shkak edhe të kushteve ekonomike.

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

LEXO EDHE:  Lajm i keq për të dashuruarit/ Surprizat e pakëndshme të motit



Euronews Albania ishte në fshatin Polis të Librazhdit. Në rrugëtimin tonë ne u njohëm ne Anisën, nxënëse në vitin e tretë të shkollës së mesme. Dëshira e saj është që të vazhdojë shkollën e lartë, por kushtet ekonomike nuk ia mundësojnë këtë gjë.

“Varet nga kushtet ekonomike…doktoratura e kam pasur pasion gjithmonë edhe shpresoj që një ditë do ta arrij…më shumë vëllai që punon në emigrim…25 …ka bërë gjimnazin apo shkollë të lartë? Jo, është detyruar ta lërë”, tregon Anisa.

Një tjetër udhëtar, tregon se fëmijët e tij, janë detyruar të ndërpresin shkollën dhe të emigrojnë./euronews

LEXO TE PLOTE

Sociale

Keni bërë plane për fundjavën?/ Sinoptikanët kanë një lajm të mirë për ju

Publikuar

-

Nga

cna, lajme, sociale

Dita ka nisur me reshje dhe vranësira të pakta në pjesën më të madhe të teritorit duke bërë që kryesisht zonat qëndrore dhe ato jugore të kenë rreshje shiu. Ndërkohë, në zonat juglindore ka pasur reshje të pakta dëbore.

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, pritet përmirësimi i kushteve të motit duke filluar që sot pasidite. Kemi një zhvendosje të sistemit të rreshjeve duke na rikther intervalet e kthjellimeve duke bërë që fundjava të jetë me kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti i kthjellët do të jetë prezent sidomos në në ultësirën perëndimore, duke lënë me  kthjellime dhe vranësira  zonat malore. Nuk parashikohet që të ketë reshje.

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja sa do arrijnë sot temperaturat



Për sa i përket vlerave termike sot ka pasur një tjetër rënie në orët e para të mëngjesit duke bërë që minimalja të jetë 0 ose -1 gradë Celsius në zonat e thella malore, ndërkohë që maksimalja do të ketë një rritje 1-2 Gradë, ku priten vlera 18 apo 19 gradë. Fundjava do të sjellë rritje duke kulumar ditën e dielë ku termometri do të ngjitet në 22 apo 23 Gradë Celsius.

Era do të jetë problematike duke qënë se do të ketë drejtim kryesisht verilindor dhe era e ftohtë do të bëjë që i ftohti të ndihet veçanërisht në orët e para të mëngjesit./CNA.al

LEXO TE PLOTE