Connect with Us

“Ka mbi supe përçarjen e PD”/ Noka: Basha duhet të largohet

Politikë

“Ka mbi supe përçarjen e PD”/ Noka: Basha duhet të largohet

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PD, Flamur Noka është shprehur se kreu i PD, Lulzim Basha nuk është më as një frymëzim dhe as një motivim për demokratët.

Sipas Nokës, Basha ka mbi supe përçarjen e PD dhe nuk ka mbështetje nga shumica e anëtarësisë.

I ftuar në emisionin, Log, Noka thotë se PD është në krizë dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me përjashtimin e një deputeti, por nuk mund të përballet me kryemimnistrin Edi Rama dhe regjimin një person që ka shkatërruar partinë.

LEXO EDHE:  Ironia e Ramës për vijën e kuqe/ Reagon Basha: Kryeministri është peng i krimit dhe oligarkëve

Noka shprehet se zgjidhja e problemeve është largimi i Lulzim Bashës.

Problemi më i madh është pas kësaj krize a frymëzon zoti Basha? A motivon Basha demokratët për protesta?

Kriza është sot në tavolinë. Kriza nuk është thjesht përjashtimi i një deputeti.

A mund të përballet me Edi Ramën dhe regjimin,  kur e ka shkatërruar PD, Basha sot ka mbi supe përçarjen e PD dhe nuk  ka mbështetjen e shumicës së anëtarësisë. Zgjidhja është të largohet Lulzim Basha“, ka thënë Noka./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Ekonomi

“Kompanitë në offshore me pronarë të fshehur/ Tabaku denoncon edhe inceneratorin e Tiranës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku, i është rikthyer skandalit të offshoreve, ku sipas saj në listë ka edhe emra kompanish dhe biznesmenësh shqiptarë.

Tabaku përmend inceneratorin e Tiranës, pa i lakuar emrin kompanisë apo pronarit.

Sipas saj, kompanitë offshore (me pronarë te panjohur) nuk duhet t’i afrohen parave publike.

Fatkeqësisht kompanitë me pronarë të fshehur në offshore janë kthyer në kampionet e koncesioneve dhe përfituese të parave të taksave.

 Nuk ishte dhe aq habi kur pashë se edhe paratë e kompanive me fonde publike si OSHEE, kanë çuar paratë e shqiptarëve tek kompani offshore.

 Inceneratori Tiranës gjithashtu është offshore por nuk është i vetmi”, shkruan Tabaku në rrjete sociale.

Më tej Tabaku denoncon skemën se si fshihen kompanitë duke përdorur ligjin.



Fatkeqësisht ligji për deklarimin e pronarëve fundorë vazhdon të vuajë problematikën e ligjeve sa për sy e faqe. Shumë kompani e kanë shumë të thjeshtë te paguajnë një gjobë dhe mos deklarojnë pronarët, kundrejt një përfitimi qindra herë më të lartë të parave publike.

I krijuar me qëllimin për të mos qenë asnjëherë një ligj eficent ai nuk përpiqet të zgjidhë pikëpyetjen e pronarit fundor por të bëjë kinse.

Prandaj kush ndëshkohet nga ligji nuk janë realisht pushtetarët që marrin fonde publike por bizneset e ndershme apo dhe OJQ-të.

 Sot, asnjë qytetar nuk ka aksesin për të parë rregjistrin e famshëm të Pronarëve realë dhe aq më pak të ketë një pasqyrë të saktë se ku shkojnë paratë e taksave shqiptare”, shkruan më tej Tabaku.

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet Bashës për Thumanë-Kashar

LEXO EDHE:  Një qeveri me bazë të gjerë dhe zgjedhje të parakohshme?/ Ja çfarë thotë Rama

Sipas saj, sot jemi në listën gri të pastrimit të parave, fonde publike shkojnë në parajsa fiskale, sot jemi në një krizë energjtike dhe prej makutërisë dhe vjedhjes së buxhetit të shtetit dhe nqs duhet të merren masa fillojmë me shkëputjen e lidhjeve të zyrtarëve që marrin kontrata publike duke i fshehur në kompani offshore.

Sot Shqipëria duhet të ketë të njejtin standart si vendet anëtare, kontratat publike nuk mund të shkojnë në duar të panjohura dhe as korrupsioni të legalizohet përmes komaonive guacka! Kaq e thjeshtë!”, përfundon reagimin Tabaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas “uraganit” në Korçë/ Zbulohen qytetet ku do të zbresë “Foltorja” e Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

“Foltorja”, iniciativë kjo e ish-kryeministrit Sali Berisha ka ndezur demokratët në të gjithë vendin.

Që nga 16 Shtatori kur ka nisur në Tiranë, “Foltorja”, ka udhëtuar në disa qytete të Shqipërisë nga Jugu në Veri.

Berisha kudo ku ka shkuar është pritur me entuziazëm dhe pjesëmarrja ka qenë e jashtëzakonshme.

Pas Korçës, ku Berisha u prit me surpriza e ovacione, “Foltorja” do të udhëtojë në verilindje, dhe pikërisht në Dibër.

CNA.al ka mësuar se ditën e martë, “Foltorja”, do të mbahet në Dibër dhe një tjetër lëvizje e Berishës pritet të jetë Lezha, për t’u takuar me demokratët dhe qytetarët atje.

LEXO EDHE:  Nuk përmbahet Murrizi/ “Basha me Ramën dhe ajo ‘vegla e kanarit’, tallen me shqiptarët”

LEXO EDHE:  Rama sqaron Bashën për thirrjen e DASH/ E ke interpretuar gabim



Berisha është kthyer në shpresë jo vetëm për demokratët por edhe për qytetarë të shumtë, që janë të zhgënjyer nga sistemi qeverisës.

Qindra e mijëra demokratë, kanë shkuar në takimet e Berishës, kanë dhënë mendimet dhe sugjerimet e tyre, duke kërkuar ndriçimin e dikurshëm të PD, ndriçim të cilin Lulzim Basha e fiku.

Basha e la PD tetë vite në opozitë, i hodhi demokratët në rrugë dhe i braktisi ata.

Kështu rrugëtimi i “uraganit” Berisha vazhdon, ndërsa Lulzim Basha, po braktiset çdo ditë e më shumë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Luli në llum deri në fyt/ Si po tenton të shpëtojë me “Republikën e re”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Lulzim Basha, kreu i PD-së në detyrë, në vitin 2017, shpiku “Republikën e re”.

Protestat e vitit 2017 para Kryeministrisë  Lulzim Basha i quante “referendum për Republikën e Re”.

Me ‘Republikën e re”, në krahë, nuk kaluan shumë kohë nga protestat dhe Basha e pa veten në prehrin e kryeministrit Edi Rama, me të cilin  finalizoi edhe marrëveshjen e 17 Majit, për bashkëqeverisje.

“Republika e re” i shërbeu Bashës, për t’u afruar më shumë Ramën dhe për të shkatërruar Partinë Demokratike.

Për të qenë pjesë e Qeverisë me Ramës, Basha zhduku logon e PD dhe e zëvendësoi atë me ‘Republikën e re”.

Por, “Republika e re”, krijesa rezultoi një dështim katastrofal elektoral në vitin 2017 .



308 mijë vota më pak se Rilindja e Edi Ramës ishte rezultati më i dobët historik i Partisë Demokratike.

Pas humbjes së turpshme në zgjedhjet parlamentare të 2017 dhe ato të fundit të 2021, Lulzim Basha i rikthehet ‘Republikës së re’.

LEXO EDHE:  Rama sqaron Bashën për thirrjen e DASH/ E ke interpretuar gabim

LEXO EDHE:  Shkrimtarja “shpërthen” ndaj Bashës/Opozita do mend, as nxemje s’bëhet me këtë listë!

Katër vite më pas, kujtohet se mund të shpëtojë nga “Republika e re”, duke thënë se të gjithë janë llum.

“Llumi i tranzicionit është një dhe vetëm një, pavarësisht nëse buron nga një parti apo nga një parti tjetër. Është i njëjti  llum dhe ka të njëjtat interesa, ju bashkojnë të njëjtat gjera, Status quo-ja. Dhe status quo-ja është kjo që të flisni për satelitë ndërkohë që njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë”, deklaron Basha.

Por, në fakt asgjë e re dhe asgjë e vjetër nuk e shpëton Lulzim Bashën.

Ai është zhytur në llum i tëri dhe sot nuk ka lumë , det e liqen që e lan dhe pastron./CNA.al

LEXO TE PLOTE