LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I dënuar në Itali me shtatë vite burg/ Prangoset në Durrës 42-vjeçari

23 Shtator 2021, 07:08, Kronika CNA
I dënuar në Itali me shtatë vite burg/ Prangoset në

Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga nga policia e Durrësit, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Mësohet se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Julian Mandija, 42 vjeç, banues në Durrës.

Sipas burimeve zyrtare, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga