Connect with Us

Fotoja e ish-kryeprokurorit që bëri xhiron e mediave/ Zbardhet deklarata e bashkëshortes së Llallës

Aktualitet

Fotoja e ish-kryeprokurorit që bëri xhiron e mediave/ Zbardhet deklarata e bashkëshortes së Llallës

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla tashmë është shpallur në kërkim kombëtarë, pasi një ditë më parë u dënua me 2 vjet burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila la në fuqi dënimin e dhënë nga Shkalla e Parë.

Disa orë pas vendimit, Policia, zbarkoi në shtëpinë e tij dhe nuk e gjeti dhe më pas vendosi ta shpallë në kërkim.

Ndërkaq, është zbardhur edhe deklarata e bashkëshortes së tij, Ardjana Llalla.

cna lajme aktualitet

Në media u raportua se ajo u ka thënë oficerëve të policisë se nuk kishte dijeni ku ndodhej  bashkëshorti i saj, ndërkohë që një foto e Llallës në një stacion trenash në Itali po bënte xhiron e mediave.

LEXO EDHE:  Kuzhina e Kim Kardashian është e pisët dhe e shëmtuar

Fotoja në fjalë u publikua edhe nga gazetari Blendi Fezviu në emisionin “Opinion”.

Kujtojmë se ish-kryeprokurori mungoi gjatë dhënies së vendimit, pasi po gjykohej në gjendje të lirë. Avokati i tij Sokol Hazizaj tha se Llalla mungonte për arsye shëndetësore.

Llalla u shpall fajtor për veprën penale të fshehje të pasurisë për të paktën 3 episode.

Hetimi ndaj tij u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 Mars 2018 nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Faktet/ Vjollca Hoxha, si ortake e pronarëve të inceneratorëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kompanitë që do të fitojnë qindra milionë euro, nga koncesioni i inceneratorëve në Shqipëri, duket se kanë edhe ortakët e tyre mediatikë, që paguhen për reklama dhe shkrime pozitive.

Një prej këtyre mediave duket të jetë edhe televizioni Top Channel, i cili ka bërë kronika, duke i shërbyer inceneratorëve të Fierit, të Elbasanit, të Tiranës, por edhe landfillit të Vlorës.

Janë dy kompani të cilat tregojnë qartazi, se aksionerja e Top Channel, Vjollca Hoxha është ortake me pronarët e kompanive që kanë marrë me koncesion, inceneratorët në Shqipëri.

Së pari, është Em Capital Group.

Një kompani e themeluar në Bullgari, ku ortakë janë Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Eva Blushi, bashkëshortja e drejtorit të Top Channel, Ben Blushi.

Më pas kjo kompani vjen në Shqipëri dhe blen 51% të aksioneve të Lori Kafe, e cila mban emrin tregtar Valtelina Kafe, dhe që “rastësisht” ka të njëjtët pronarë me Top Channel.

CNA.al ka publikuar kontratën, ku flitet për çmimin e shitjes dhe mënyrën e likujdimit, dhe ku shkruhet se 51%  e kuotave kushtojnë 153 milionë lekë të reja dhe 600 mijë euro. Në një vlerë totale prej 225 milionë leke të reja ose 2 milionë dollarë. ( Lexo këtu)

Nga dhjetori i vitit 2019, shumicën e aksioneve të Lori Kafe e kanë pronarët e konçesionit të inceneratorëve dhe Eva Blushi, gruaja e drejtorit të Top Channel Ben Blushi.

Pra, Valtelina Kafe, kompania që mban brandin Lori Kafe, Vjollca Hoxha dhe fëmijët kanë 49% të aksioneve dhe 51% i ka EM Capital Group ku aksionerë janë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri të inceneratorëve.

Kompania e dytë është KudoPay

Në këtë kompani aksionerë janë Vjollca Hoxha, Ben Blushi, dhe Stela Gugallja. Kjo e fundit personazhi që siguroi kontratën 22 milionë euro të koncesionit të Inceneratorit të Elbasanit. ( Lexo këtu)

LEXO EDHE:  Fotoja para vrasjes në lokal/ Viktima do të varroset në Tepelenë

Stela Gugallja është nëna e dy fëmijëve të Mirel Mërtirit, ortakut të Klodian Zotos dhe Ben Blushit tek kompania Em Capital Group me qendër në Bullgari.

LEXO EDHE:  Foto-“Është zgjuar nervoz sot”/ Meta, tjetër mesazh të koduar?

Sipas dokumentit më poshtë, në datën 12 prill 2021, QKB ka rregjistruar kompaninë KUDOPAY. 

Pra, tashmë gjithçka është e qartë. Pronarët e kompanive të inceneratorëve janë ortakë në kompani të tjera, me pronarë mediash, por edhe me ish-politikanë si Ben Blushi.

Ky i fundit, një nga njerëzit, dikur në krah të kryeministrit Edi Rama, por që më pas tha fjalën e fundit për të, duke i përmendur dhe bashkëshorten.



CNA.al do t’i sjellë këto ditë pas dite për të treguar kush është Ben Blushi i vërtetë.

Por, sot fakti është se pronarja e Top Channel është ortake, me pronarët e inceneratorëve, që marrin para nga taksapaguesit shqiptarë dhe me këto para sponsorizojnë media, për t’u “mbrojtur” publikisht.

Nga misioni për të zbardhur të vërtetën dhe në interes të qytetarëve, ky është rasti kur media kthehet në reklamues të atyre që thithin miliona euro, nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë./CNA.al

Ekskluzive/ Dalin hapur, Ben Blushi, Vjollca Hoxha dhe pronarët e inceneratorëve themelojnë kompani në Tiranë

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Sa lekë ka paguar Eva Blushi për blerjen e Lori Kafesë?

Skema korruptive e inceneratorëve në Shqipëri/ Kompania koncesionare pranon skandalin

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pandemia/ Italia i mbyll sërish dyert Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19, nga dita e nesërme Italia do të mbyllë kufijtë me Shqipërinë.

Të vetmet udhëtime drejt shtetit italian, të cilat do të lejohen, janë ato për arsye esenciale, si pune apo shëndetësore.

Nga dita e nesërme, personat që duan të udhëtojnë drejt Italisë, përveç se duhet të jenë të pajisur me tamponin negativ, do të detyrohen të karantinohen për 10 ditë.

LEXO EDHE:  Kuzhina e Kim Kardashian është e pisët dhe e shëmtuar

LEXO EDHE:  Foto-“Është zgjuar nervoz sot”/ Meta, tjetër mesazh të koduar?



Shqipëria nuk është më në listën D të Italisë dhe kemi kaluar në listën E, duke e bërë më të vështirë udhëtimin mes dy vendeve. Ky vendim do të jetë dhe është i vlefshëm deri në 15 dhjetor.

Kujtojmë se ditën e djeshme edhe Gjermania mbajti sërish Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik nga Covid-19, ndërsa nga ana tjetër, Kosova doli nga kjo listë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

KLGJ pezullon procedimin disiplinor ndaj gjyqtarëve/ Pritet Vettingu

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Vlorë, Petrit Aliaj dhe Nazmi Troka nuk ishin të pranishëm në mbledhjen plenare online të Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ të hënën, kur u vijua shqyrtimi i kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD Artur Metani për caktimin e masës disiplinore “me ulje 40 për qind të pagës për 1 vit”, lidhur me marrjen e një vendimi për rishikim mase sigurie në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale. Po ashtu u relatura se nuk ishin të pranishëm për shkaqe papajtueshmërie në shqyrtimin e çështjes edhe anëtarët e KLGJ-së, Ilir Toska, Alban Toro, Fatmira Luli dhe Dritan Hallunaj.

Në seancën e mëparshme, më 11 tetor, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani referoi se dy gjyqtarët kishin shkelur një dispozitë të Kodit të Procedurës Penale e cila nuk kishte nevojë për interpretim. Metani vuri në dukje se vendimi i Gjykatës së Apelit në Vlorë, për të lënë në fuqi masën e rishikuar të sigurisë ndaj një të akuzuari për heqje të paligjshme të lirisë në vitin 2016, ishte prishur nga Gjykata e Lartë e cila po ashtu kishte shënuar tërheqje vëmendje për gjyqtarët e Apelit të Vlorës.

Megjithatë, relatori i çështjes në KLGj, Maksim Qoku kërkoi të hënën më 25 tetor pezullimin e procedimit disiplinor ndaj dy gjyqtarëve Petrit Aliaj dhe Nazmi Troka, ku i pari është shkarkuar nga detyra prej Komisionit për mosjustifikimin e pasurive, ndërsa i dyti nuk është përballur ende me vetingun.

Qoku referoi se për Aliajn ka një vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që e ka shkarkuar nga detyra dhe se çështja pritet të shqyrtohet edhe në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA. “Nuk mund të shprehemi pa u mbyllur më parë ky procedim”, tha Qoku dhe argumentoi se duhet pezulluar procedimi disiplinor edhe për gjyqtarin Troka pasi bëhet fjalë për të njëjtën vendimarrje nga ana e tyre. “Muk mund ti ndajmë pasi do paragjykoheshin nëse do të gjykoheshin të ndarë”, tha Qoku.

LEXO EDHE:  Foto-“Është zgjuar nervoz sot”/ Meta, tjetër mesazh të koduar?

LEXO EDHE:  “Nuk i shpëton dot drejtësisë amerikane”/ Flamur Noka paralajmëron Ramën

Ai shtoi se edhe gjyqtari Troka është objekt i rivlerësimit që po kryhet nga KPK dhe se një vendimarrje e parakohshme e kësaj natyre e KLGJ-së, mund të ndikonte në procesin e vetingut ndaj tij. Në fund Qoku kërkoi pezullimin e procedimit disiplinor derisa të marri formë të prerë vendimi nga institucionet e vetingut për magjistratët.



Qëndrimit të Qokut iu bashkua edhe anëtarja e KLGJ-së Brikena Ukperaj. Ajo e cilësoi pa sens që Aliajt ti ulej paga ndërkohë që ai ishte shkarkuar nga detyra prej KPK-së si dhe kërkoi që të pezullohej procedimi për të dy magjistratët me të njëjtin argument, pasi janë proceduar për të njëjtën vendimarrje.

Metani e konsideroi të pabazuar kërkesën për pezullimin e procedimit disiplinor ndaj Aliajt dhe Trokës. “Është rasti i dytë që kërkohet pezullimi. Si në rastin e Sinojmerit dhe në këtë rast mendoj se KLGJ e ka mundësinë për vazhdimin e procedimit disiplinor, pasi Aliaj është shkarkuar për të tjera shkelje dhe ajo për të cilat ka nisur procedimi disiplinor. Ai e ka statusin e magjistratit. I qëndroj mendimit se duhet të vazhdojë procedimi”, argumentoi Metani lidhur me Aliajn.

Ai theksoi se procedimi për gjyqtarin Troka nuk ka lidhje të pezullohet pasi nuk dihet se çfarë vendimi do të marri Komisioni. “Ne kemi dosjen tonë me shkelje konkrete dhe kërkesën konkrete dhe nuk e konsideroj të bazuar në ligj pezullimin”, këmbënguli Metani.

Megjithatë, anëtarët e KLGJ-së vendosën të pezullojnë procedimin disiplinor ndaj gjyqtarëve Petrit Aliaj dhe Nazmi Troka derisa sa të përfundojë çështja në KPA. Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami njoftoi se ky vendim i KLGJ është i pa apelueshëm./Birn

LEXO TE PLOTE