LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fitorja në Kupë/ Memelli: Më bindi stoli, tani mendojmë për Egnatian

23 Shtator 2021, 11:27, Sport CNA
Fitorja në Kupë/ Memelli: Më bindi stoli, tani mendojmë

Migen Memelli ka mbetur i kënaqur nga ekipi. Morën një fitore të pastër, që i çon me një këmbë në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Trajneri i Skënderbeut bëri rrotacion të zgjedhur në formacion, për të parë edhe stolin. Përshtypjet kanë qenë më të mirat, gjë që e theksoi edhe gjatë deklaratës që dha pas ndeshjes:

?Jam i kënaqur me rezultatin. Ishte një fitore e pastër, që na jep siguri për kalimin e turit në këtë kompeticion. U dhashë hapësirë sot (dje) lojtarëve të stolit dhe më duhet ta pranoj: më bindën. Mendja ime punon te takimi me Egnatian në fundjavë i vlefshëm për kampionat. Veleçikut i uroj suksese.?

Lajmet e fundit nga