Connect with Us

E rrallë/ Drejtuesi i klubit futet vetë në fushë! 60-vjeçari e nis nga minuta e parë

Sport

E rrallë/ Drejtuesi i klubit futet vetë në fushë! 60-vjeçari e nis nga minuta e parë

Publikuar

-

Një histori tërësisht e rrallë ka ardhur nga CONCAF League, e cila është ekuivalente e Europa League për nga rëndësia. Në ndeshjen mes Inter Moengatapoe dhe CD Olimpia, do të hynte në fushën e lojës dhe e nisi si titullar vetë zëvendës presidenti i klubit të Inter, Ronnie Brunsëijk. 60-vjeçari ka hyrë në librin e rekordeve, por nuk do të mbahet mend për asgjë tjetër në ato 54 minuta të zhvilluara gjatë mbrëmjes së djeshme.

Menjëherë pas përfundimit të takimit, në shifrat 0-6 për CD Olimpia nga Hondurasi, ka qarkulluar edhe video teksa Brusnëijk u ka shpërndarë paratë futbollistëve kundërshtarë. “CONCAF League” ka hapur hetim për këtë rast dhe pritet që të dy ekipet të përjashtohen nga kompeticioni.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

La Liga

Rikthehet jeta normale në Spanjë, “El Clasico” do luhet në një stadium me kapacitet të plotë

Publikuar

-

Nga

Ndeshja e shumëpritur midis Barcelonës dhe Realit, do të shënojë rikthimin e tifozëve në kapacitet të plotë në stadium. Katalonja është një rajon autonom dhe masat e ndërmarra kundër Covid-it kanë qenë të rrepta.

Lokalet, restorantet dhe shumë qendra të tjera ishin të mbyllura deri para një jave. Më 15 tetor u mor vendimi që ambjentet e brendshme të hapeshin në kapacitet të plotë. Prandaj, është e para Barcelona – Real Madrid me kapacitet të plotë që nga shpallja e krizës shëndetësore.



Lokalet në Katalonjë tashmë po përgatiten që të ndizen sërisht nga tifozët, të cilët kanë kohë që po presin t’i kthehen jetës normale, të shijojnë ndeshjen nga stadium apo të ulur në një bar duke pirë. Ka shumë ditë që kanë filluar rezervimet dhe premisat janë që do të ketë një atmosferë të zjarrtë brenda dhe jashtë stadiumit.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Cikalleshi do Rejën te Shqipëria: Hapa para, me De Biazin ishim “çfarë të dali”

Publikuar

-

Nga

Sokol Cikalleshi do të rezultonte pozitiv me Koronavirus para ndeshjes së Shqipërisë me Poloninë, ndërsa tani ndodhet në Turqi duke u stërvitur normalisht me Konyaspor pasi mori përgjigjen që duhej nga testi. Për këtë arsye sulmuesi nuk ka luajtur në finalen e madhe në “Air Albania”. Ndërkohë në një intervistë për “Top Channel”, Cikalleshi shprehet se i njëjti rast i ka ndodhur edhe në Ligën e Kombeve, por në testin e dytë do të dilte negativ dhe hyri në fushë për të shënuar. Gjithashtu Cikalleshi ka prekur edhe temën e trajnerit te Shqipëria, duke kërkuar Rejën.

“Kam pasur raste edhe më para që të dilja pozitiv. Më ndodhi në Ligën e Kombeve kur dola pozitiv, të nesërmen dola negativ. Hyra në fushë dhe shënova tre gola në dy ndeshje, Ligën e Kombeve e mbyllëm në vendin e parë. Pretendova se do të ishte një rast i njëjtë, por doktori më tha se nuk ishte e mundur pasi isha 100% pozitiv. Gjithmonë do të ketë diskutime për Shqipërinë, edhe nëse fitojmë. Tani minimumi të lëmë poshtë nesh Hungarinë, duhet ta mbyllim sa më mirë.



Nuk do të shkojmë të mundur kundër Anglisë, futbolli është i bukur pasi ka surpriza. Reja? Do të doja shumë që të vazhdonte. Jo vetëm në anën personale, por në kompleks Kombëtarja ka bërë hapa përpara. Në kohën e De Biazit ne rrinim vetëm në mbrojtje dhe më pas cfarë të dilte përpara. Tani ne kemi topin në zotërim, qarkullojmë, shënojmë”, tha Cikalleshi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Demi qetëson Ilir Dajën: Nuk e shkarkoj edhe nëse humbet derbin

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Partizanit, Demi ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Kreu i kryeqytetasve ka sqaruar përfundimisht edhe temën e shumëkomentuar rreth trajnerit Daja. A do të largohet nëse humbet derbin me Tiranën? Në të shkuarën janë lëkundur trajnerët që kanë humbur në një derbi, për më tepër që Partizani nuk ka marrë ende fitoren e parë në pesë javë. Megjithatë Demi ka konfirmur se trajneri do të qëndrojë pavarësisht rezultatit kundër Tiranës.

“Ne kemi bërë një akord me Dajën. Unë nuk jam specialist teknik. Jemi në fillimin e garës. Partizani i ka humbur pikët vetë, për shkak të gabimeve. Nuk ka asnjë problem mes presidentit dhe drejtorit. Olsi Rama merret më shumë me ekipin. Unë po punoj për dhuratën e madhe për tifozët, si kompleksi dhe akademia. Përveç meje, Daja e ka përkrahjen e drejtorit. Themi në se ka probleme dhe defekte, futbolli është si familje, ndonjëherë nuk ecin gjëra. Nuk ka asnjë ftohje mes Partizanit dhe Dajës si trajner. Edhe mua nuk më pëlqeu ndeshja me Kukësin, por të tjerat kanë qenë pozitive. Daja nuk ka asnjë problem.



Kam thënë njëherë se sa të jem unë, Tiranës nuk i ecën me Partizanit. E mira është që ne të fitojmë, por edhe po nuk fituam, nuk është ndonjë çudi e madhe. Daja nuk lëkundet. Presioni është pak më i madh te ne, sepse na duhen pikët. Shpresoj që në derbi të kemi edhe pak fat. Ne nuk kemi pasur fat fare deri tani. Nuk ka përçarje mes klubit dhe trajnerit, këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë. Kompleksi do të jetë gati në mes të nëntorit. Nuk heq kollaj njeri unë nga Partizani”, tha Demi.

LEXO TE PLOTE