Connect with Us

Duhet ti keni me patjetër/ 5 modelet e këpucëve që do shohim më shpesh gjatë këtij sezoni

Fashion

Duhet ti keni me patjetër/ 5 modelet e këpucëve që do shohim më shpesh gjatë këtij sezoni

Publikuar

-

Vjeshta ka mbërritur dhe përveç veshjeve apo aksesorëve që na duhen gjatë kësaj periudhe, na duhet të mendojmë edhe për këpucët. Për këtë vit stilistët na kanë prezantuar me disa prej modeleve që do të jenë më së shumti në trend!!!

1.Çizme gome

Këpucët vjeshtë-dimër pasqyrojnë kushtet e motit të sezonit. Reshje të vazhdueshme shiu, pellgje në rrugë. Duhet të vishni diçka që nuk do të laget dhe të mbaj këmbët tuja të ngrohta. Çizmet prej gome janë ideale për shëtitje të gjata edhe nëse ka shi.

cna lajm fashion

2.Këpucë me zinxhirë

Zinxhirët masivë janë elementi kryesor dekorativ i sezonit. Asnjë rrobë, asnjë aksesor nuk mund të bëjë pa to. Këpucët në modë vjeshtë-dimër 2020-2021 nuk bëjnë përjashtim.Çizmet e Michael Kors janë të detajuara me një rrip dhe një zinxhir të trashë në ngjyrë ari që shkon vertikalisht

LEXO EDHE:  Riri vezullon/ A thua vallë magjinë ja dhanë këpucët?

cna lajm fashion

3.Modele këpucësh për femra me një majë të theksuar dhe me një thembra “kauboj”

Në sezonin e ardhshëm, këpucët e stilit perëndimor vjeshtë-dimër 2020-2021 do të jenë të njohura. Karakteristikat e tyre dalluese janë dy, dhe prania e të dyve është e rëndësishme që imazhi të dalë plotësisht kauboj.

cna lajm fashion

4.Çorape të larta dhe çizme

Ndoshta ky është trendi më spektakolar i këpucëve për vjeshtë-dimër 2020-2021. Çizmet që mbulojnë gjunjët dhe ngrihen më lart në pafundësi. E ngrohtë, komode, spektakolare që lë pa frymë …

cna lajm fashion

5.Atlete në lëkurë dhe kamoshi

Jo vetëm çizmet e grave janë bërë prej lëkure dhe kamoshi, por edhe atlete. Kjo është mënyra se si këpucët e krijuara për veshjet e përditshme në rrugë fitojnë elegancë, madje edhe elitizëm./CNA.al

cna lajm fashion

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Fashion

Do të jeni në qendër të vëmendjes/ 5 kombinime të guximshme ngjyrash

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Dëshironi të jeni në qendër të vëmendjes. Atëhere ne po ju japim disa sugjerime si të kombinomi ngjyrat e veshjeve tuaja për të marrë vëmendje maksimale.

E kuqe

Nëse vishni rroba me ngjyrë të kuqe, bëhuni gati të jeni automatikisht në qendër të vëmendjes. Fakt- kjo ngjyrë është për njerëzit me vetëbesim. Një kombinim i zi dhe i kuq është një klasik i vërtetë dhe ikonë. Zgjidhni rroba që tregojnë ngjyra të mëdha. Për shembull, kombinoni një fustan bardh e zi me geta të zeza dhe një pallto të kuqe. Do dukeni e mahnitshme

Pastel

Duken si ngjyra neutral por prap mos nguroni të kombinoni nuancat pastel: është koha e tyre këtë vit në të qenurit trend.



E bardhë

E bardha është një ngjyrë e kollajtë për tu kombinuar sepse kombinohet mirë me të gjitha ngjyrat e tjera. Pr përsëri kini parasysh, duket veçanërisht e bukur me blu, të kuqe dhe të zezë. Për një veshje të rastësishme, vini re kombinimin e bukur të së bardhës me bezhë ose kafe. Këto ngjyra të rezervuara do të duken të shkëlqyera nëse ju keni një takim biznesi.

LEXO EDHE:  Këto janë getat më në trend të momentit

LEXO EDHE:  Riri vezullon/ A thua vallë magjinë ja dhanë këpucët?

Xhinset

Mos ngurroni të kombinoni gjërat xhins çfarëdolloj modeli që ato të kënë dhe me çfarëdo ngjyrë që ju doni. Për shembull, vishni një këmishë të lehtë dhe xhinse blu të errët.

Mustardë

Një nga ngjyrat më të guximshme e cila kombinohet në mënyrë perfekte me kafe, çokollatë, druri, bezhë dhe të verdhë. Gjithashtu, për të krijuar një pamje klasike, mund ta kombinoni me ngjyrat bazike si e bardha dhe e zeza./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Fashion

Të guximshme dhe praktike/ Njihuni me trendet që do na shoqërojnë këtë sezon

Publikuar

-

Nga

cna lajm fashion

Ka disa modele veshjesh që sygjerojnë gjigandët e modës të cilat duhet t’i kemi në garderobën tonë.

Nga detajet sportive deri tek kombinimet me ngjyra të forta, duhet të kemi parasysh që për evente të ndryshme kemi nevojë per rroba të  ndryshme.

Shtëpitë më të mëdha të modës kanë siç janë: Valentino, Fendi, Burberry, Gucci, Dior e shumë të tjerë kanë prezantuar koleksionet e veshjeve me praktike dhe te guximshme duke ofruar zgjedhje dhe kombinime për të gjithë adhuruesit e modës.

Ngjyrat e ndezura neon

Veshjet me ngjyra neon fillimisht u prezantuan në vitet e 80-ta por siç duket edhe këtë sezon kjo ngjyrë do të rikthehet në veshjet tona. Ngjyra të ndezura si e verdhë, portokalli dhe e gjelbër janë disa nga ngjyrat që sugjerohet të vëshim. Mund të jenë pjesë e kostumeve sportive ose xhaketave.

LEXO EDHE:  Foto/ Do të provonit të vishnit këto artikuj të tmerrshëm të modës?

LEXO EDHE:  8 trendet e modës që do të pushtojnë Instagram-in tonë gjatë 2019-s



Veshjet shumë-ngjyrëshe

Ka disa vite që kombinimet një ngjyrëshe nuk janë në modë. Veshjet me shumë ngjyra dhe me materiale e figura të ndryshme karakterizojnë edhe këtë verë.

Materiali lëkurë

Veshjet nga lëkura gjithmonë ripërsëriten dhe nuk largohen asnjëherë nga moda. Këto veshje ofrojnë komoditet dhe këtë vit në koleksionet e shumë shtëpive të modës janë prezantuar veshja nga lëkura e hollë që mund të jenë të përshtatshme edhe gjatë mbrëmjeve në verë.

Veshjet sportive

Veshjet sportive, praktike paraqesin modën e rrugës dhe janë kthyer në një trend, sidomos nga adoleshentët të cilët kombinojnë veshjet sportive edhe në jetën e përditshme. Atletet, maicat e mëdha dhe çorapet e gjata janë trendet edhe të kësaj vere./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Fashion

Zyrtarisht në modë/ Stilistët francezë konfirmojnë trendet e reja

Publikuar

-

Nga

cna lajm fashion

Java e modës në Paris nuk ka përfunduar ende, por gjithsesi kemi tendencat e para të vjeshtë- dimrit 2020-2021

Parisi është vendi që historikisht dikton modën e fundit. Edhe për këtë sezon stilistët francezë nuk kanë zhgënjyer.

Edhe diçka tjetër interesante është fakti se edhe Milano “bie dakord” për tendencat e reja parisiane:

Cilat janë ato:

Lëkura

Lëkura në veshjet e gjitha në lëkurë do të jetë e duhura për vjeshtën dhe dimrin e ardhshëm. Xhaketat “oversize”, fustanet e ngushta e të shkurtra, por edhe pantallonat nga lëkura klasike tek ajo lateks apo vinyl. Ngjyrat? E zeza mbretëron!

Ngjyrat-trend



Një veshje e gjitha në një ngjyrë ka kohë që propozohet si një trend i padiskutueshëm dhe mund të themi se ka qenë një tendencë protagonist edhe në javët e modës. Ashtu sikurse në Milan paletat neutrale, ngjyrat e tokës, e kuqja dhe jeshilja u prezantuan si trend, Parisi shton gjithashtu vjollcën e cila është përdorur më së shumti në xhaketa, pulovra e pantallona të ngushta.

LEXO EDHE:  Lista e të gjithë këpucëve pas të cilave do të lemë kokën gjatë 2019-s

LEXO EDHE:  Foto/ Do të provonit të vishnit këto artikuj të tmerrshëm të modës?

Printi Tartan

Tartani mbetet një ndër printet më të dashura pavarësisht trendeve që ikin e vijnë sipas javëve të modës. I propozuar prej disa sezonesh nga shtëpia e modës Dior, këtë vit e shohim edhe nga Saint Laurent.

Kostumet

Gjëja që si duket, nuk do të dalë kurrë nga moda, kostumet! Madje sa më shumë mashkullore të jetë prerja aq më mirë dhe mund të themi se është një trend që po zëvendëson fundet dhe fustanet. Në prerje “oversize” është akoma më perfekte./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: