Connect with Us

“Do të mblidhet një Kuvend anti-Bashë dhe jo anti-amerikan”/ Ish-deputetja e PD zbardh skenarin

Politikë

“Do të mblidhet një Kuvend anti-Bashë dhe jo anti-amerikan”/ Ish-deputetja e PD zbardh skenarin

Publikuar

-

cna lajme politike

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda ka komentuar vendimin e kreut të PD-së Lulzim Basha, kundrejt liderit historik Sali Berisha.

Deda ka “kryqëzuar” Bashën edhe në lidhje me deklaratën se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit të PD.

E ftuar në emisionin “Aktualitet” me moderatorin Bejdo Malo, Deda ka thënë, se Kuvendi do të mblidhet sepse ish-Kryeministri Berisha po punon për këtë.

Sipas saj Basha bëri gafën e radhës, kur tha se kjo gjë nuk do të ndodhë.

“Z.Basha bëri një gafë tjetër të radhës, pasi mori vendim personal për z.Berisha, dhe e siguroj se do të ketë një kuvend anti-vendim Bashë dhe jo anti-amerikan. Jam e bindur për këtë sepse po punohet çdo ditë me njerëzit në bazë nga z.Berisha dhe stafi dhe ne që e shoqerojmë. Ne jemi të djathtë. Do të jetë një Kuvend që do vërë në vend dinjitetin e PD-së. Ditën që mblidhet Kuvendi nuk do të ketë më vendime personale. Vendimet duhet të jenë me shumicë”, është shprehur Deda.

Ajo ka shkuar edhe më tej, duke thënë se Basha e ka ditur që më herën vendimin për shpalljen e Berishës non-grata nga Amerika.

LEXO EDHE:  Rritja e PD në Tiranë/ Erla Mëhilli: E pamjaftueshme për të sjellë përmbysjen e rezultatit

 “Mendoj që Basha e ka ditur nga Ambasada Amerikane. Në fillim tha se do presim fakte, pastaj natën e fundit doli dhe tha po marr një vendim të vështirë. Një njeri që merr vendime nën presion nuk mundet të drejtojë forcën tonë politike. E para është liria e vendimit. Nuk mund të jesh kryetar duke marrë vendime në favorin tënd dhe të dëmtosh të tjerët pa fakte.

Pjesa tjetër që më ka bërë përshtypje ishte togfjalëshi që ka përdorur shpesh pas zgjedhjeve ishte Rama-Doshi. Në momentin që Doshi ishte shpallur non-grata ai donte që të përligjte vendimin e mëvonshëm për z.Berisha që do të ishte non-grata dhe duhej të largohej. Basha ishte personi që Berisha e shndërroi nga një pioner dhe katapultoi në PD. Basha largoi figurat e PD-së. Doktor Berisha dihet që është njeriu i virtyteve, që vetëm më punë dhe përkushtim arriti të vinte në pushtet në vitin 2005”, ka thënë jo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“E mbyti Ramën, duke hequr të vetët”/ Topalli ironizon Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Jozefina Topalli ka ironizuar kreun e PD-së, në detyrë Lulzim Basha, pas vendimit të fubndit për shkarkimin e Flamur Nokës, nga drejtimi i Komisionit të Sigurisë.

“E mbyti Ramën, duke hequr të vetët”, ka shkruar Topalli në rrjete sociale, me një ironi therëse ndaj Lulzim Bashës.



Reagimet pas shkarkimit të Nokës kanë qenë të shumta, me argumentin se Basha e ka marrë këtë vendim pa u konsultuar me grupin parlamentar apo me strukturat e tjera të PD-së, njësoj si në rastin e ish-Kryeministrit Sali Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vijojnë “internimet” në PD/ Kush e ka radhën pas Nokës?!

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Vendimi personal i kreut të PD, Lulzim Basha për të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD, vijon të sjellë përçarje të mëtejshme në këtë forcë politike.

Por, përtej kësaj ky vendim po tregon qartë se Lulzim Basha është një kryetar partie, autokrat dhe i paaftë.

Pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar, Basha duket se po vijon me politikën e tij, që ndëshkon çdo zë kritik kundër tij, apo çdo zë që i kërkon dorëheqjen.

Mbrëmjen e djeshme, e kishte radhën Flamur Noka, një ndër deputetët e PD i cili ka dalë i pari në krah të Berishës, pasi ky iu fundit u përjashtua nga grupi parlamentar, me një vendim personal të Lulzim Bashës.

Pas disa qëndrimeve kritike në media, dje Basha “ndëshkoi” Flamur Nokën.

Sërish me një vendim personal dhe të pakonsultuar me strukturat e partisë, Lulzim Basha shkarkoi Flamur Nokën si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë dhe e paralajmëroi për përjashtim nga grupi parlamentar i PD.

Por, kush e ka radhën pas Nokës

Noka foli në media, e kritikoi Bashën, dhe ky e shkarkoi dhe e paralajmëroi me përjashtim nga Grupi Parlamentar.

LEXO EDHE:  “Nuk po bëjmë luftë politike”/ Basha nga Durrësi: Është detyra jonë të bëjmë të dëgjohet zëri i qytetarëve

LEXO EDHE:  Edi Rama ironi në Kuvend/ Vettingu, për ata që kanë mend

Por, edhe deputeti Oerd Bylykbashi ka mbajtur qëndrime kritike ndaj Lulzim Bashës. Dhe mesa duket po i vjen radha pas Nokës.



Nga ana tjetër, kujtojmë këtu se janë rreth 10 deputetë të PD që kanë dalë në krah të Sali Berishës. Dhe kanë pasur edhe qëndrime të forta kundër Bashës. Edhe këta do përjashtohen nga Basha?

Pra, tani PD është kthyer në një ish parti e vogël komuniste e drejtuar nga një kryetar i paaftë dhe autokrat që sillet si një Enver i vogël në krye të PD.

Enveri ata që përjashtonte, i internonte ose i pushkatonte. Por, Lulzim Basha këtë nuk e bën dot se jemi në demokraci, kështu që e ka filluar me përjashtime.

Përjashtimet ka në dorë dhe përjashtime bën.

Ndërsa, internimet ka filluar t’i bëjë duke distancuar deputetë që e ktitikojnë apo që i kërkojnë të japë dorëheqjen./CNA.al

Emrat/ Berisha i merr grupin parlamentar Bashës

LEXO TE PLOTE

Politikë

Emrat/ Berisha i merr grupin parlamentar Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Partia Demokratike arriti të marrë në total 59 deputetë, përfshirë këtu edhe aleatët, si  PR, LZHK, PBDNJ, PDIU dhe PAA.

Por, pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit, 2021, Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës, duket se vetëm sa vijon e thellon përçarjet.

Në tetë vite, Lulzim Basha ka përçarë dhe shkatërruar strukturat e kësaj partie, për ti vënë më pas “vulën” në 9 shtator 2021, me vendimin e tij personal, duke përjashtuar ish-kryeministrin dhe liderin historik të demokratëve, Sali Berisha, nga grupi parlamentar i PD.

Por, vendimi i tij personal, për përjashtimin e Berishës, duket se po i sjell jo pak kosto Lulzim Bashës, pasi tashmë është e qartë se shumica e grupit parlamentar dhe anëtarësia e Partisë Demokratike, është në krah të Sali Berishës.

Përtej “Foltores” së Berishës, ku në çdo qytet është pritur me brohorima dhe entuziazën nga mijëra demokratë, duket se edhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike është në krah të ish-kryeministrit Berisha.

Tashmë një pjesë e deputetëve të PD kanë dalë hapur me qëndrime në media, pro Berishës, ndërsa një pjesë tjetër qëndrojnë në heshtje.

Dhe fakti është se tani kemi një Lulzim Bashë, të vetmuar, të cilit i kanë ngelur vetëm Grida Duma, Ervin Salianji, e ndoshta deri diku edhe Agron Gjekmarkaj, apo edhe ndonjë servil tjetër që i rri nga pas.

Edhe pse Basha përpiqet ti nxisë deputetët të mbajnë qëndrime, një pjesë nuk pranojnë të flasin, ndërsa një pjesë kanë dalë duke folur hapur kundër vendimeve të tij personale.



Disa nga emrat që kanë dalë publikisht në krah të Berishës janë Flamur Noka, Edi Paloka, Edmond Spaho, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Luciano Boci, Isuf Celaj, Bujar Leskaj, Albana Vokshi, Luan Baçi.

Pra, janë 10 deputetë nga grupi parlamentar i PD që kanë dalë hapur në krah të Berishës, plus vetë ish-kryeministri që do të thotë 11 deputetë. Nga ana tjetër ka edhe mbi 10 deputetë të tjerë që qëndrojnë në heshtje, dhe nuk kanë pranuar kërkesën e Lulzim Basha për të mbajtur qëndrime në media.

LEXO EDHE:  “Nuk po bëjmë luftë politike”/ Basha nga Durrësi: Është detyra jonë të bëjmë të dëgjohet zëri i qytetarëve

LEXO EDHE:  Anëtarja e kryesisë së PD/ Basha asgjë për bashkimin

Pra, në total Basha mori 59 deputetë, përfshirë këtu edhe shtatë mandatë nga aleatët, Shpëtim Idrizi, Mesila Doda, Nustret Avdulla, Vangjel Dule, Dashamir Shehi, Agron Duka dhe Fatmir Mediu.

Por, 11 deputetë së bashku me Berishën kanë dalë hapur kundër Bashës. Plus mbi 10 të tjerë që qëndrojnë në heshtje, hiq dhe shtatë mandate që janë të aleatëve, me një llogari të thjeshtë del qartë se Berisha ka marrë më shumë se gjysmën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Dhe Bashës i kanë ngel vetëm disa emra, të cilët numërohen me gishtat e dorës.

Edhe pse i bëri listat vetë, Lulzim Bashës i ka ngelur vetëm një grup i vogël. Dhe në ditët në vijim të tjerë deputetë pritet të dalin hapur në krah të Berishës.

Demokratët e kanë të qartë së dështimet dhe humbjet ciklike të Lulzim Bashës, kanë shkatërruar PD dhe e kanë kthyer një një “patericë”, të kryeministrit Rama.

Faktet tregojnë se Lulzim Basha tani është thjeshtë dhe vetëm një kryetar me vulë në dorë, dhe partia ka ngelur vetëm si një strukturë e vogël brenda PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE