Connect with Us

Dhuna barbare ndaj gruas/ “Stop” shkund institucionet

Denoncim

Dhuna barbare ndaj gruas/ “Stop” shkund institucionet

Publikuar

-

Lidhur me rastin e gruas së dhunuar nga ish-bashkëjetuesi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë caktoi 30 Shtatorin, për shqyrtimin e çështjes.

Gjithashtu ka një reagim nga ana e Koordinatores vendore kundër dhunës në familje në Bashkinë e Tiranës, Anjeza Bojaxhiu, e cila thotë, se nëna me fëmijët do të vlerësohen për shërbime mbështetëse, këshillim falas, konsulta etj.

Anjeza Bojaxhiu, Koordinatore Bashkia Tiranë: Komunikimi i fundit me zonjën është bërë sot në datën 23 shtator 2021, ku zonja u paraqit pranë zyrave të Shërbimit Social, në Bashkinë Tiranë, ku dhe bëmë si ekip një vlerësim të thelluar të nevojave, si dhe për të monitoruar situatën aktuale, si dhe për ta informuar zonjën për të drejtat e saj dhe shërbimet e mëtejshme. Problematikat kryesore vazhdojnë të mbeten siguria e zonjës, por edhe e dy fëmijëve të saj, gjendja e rënduar emocionale e zonjës dhe e fëmijës së madh, transferimi i gjendjes civile nga Devolli në Tiranë dhe regjistrimi i fëmijës së vogël në kopësht dhe mungesa e punësimit, sepse zonja nuk është e punësuar, por e interesuar për punësim. Në vijimësi të trajtimit dhe menaxhimit të rastit, mbetet sigurisht prioriteti më i madh i joni po si ekip, në bashkëpunim edhe me strukturat përgjegjëse mbetet vazhdimësia e monitorimit të urdhrit të mbrojtjes deri në përfundim të tij, në bashkëpunim me komisariatin e policisë numër 3. Këshillimi psikologjik i zonjës, por edhe i djalit të madh dhe është referuar në shërbimet përkatëse për ditën e sotme. Gjithashtu , regjistrimi i djalit të vogël në kopsht dhe punësimi i zonjës dhe për këtë ajo ka bërë dhe një intervistë sot dhe është regjistruar pranë Drejtorisë së Punësimit në Bashkinë Tiranë.

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Tenderi 2 milion euro përplas institucionet, banorët pa ujë

Edhe Avokati i Popullit me iniciativë ka ofruar mbrojtje ligjore dhe strehim për zonjën. Vilma Shurdha, Komisionere e Seksionit të Përgjithshëm tek Avokati i Popullit, shprehet, se është marrë kontakt me zonjën dhe nisën hetimet ligjore, se si janë ndjekur procedurat.  Zonjës i është ofruar konsulencë ligjore falas si dhe iu propozua akomodim.

“Institucioni i Avokatit të Popullit nisur dhe nga rasti mori dijeni për rastin e dhunës. Ne kemi filluar, pas marrjes së miratimit, pasi kontaktuam dhe me të filluam, hetimin e thelluar administrativ. Jemi njohur me rrethanat e ngjarjes dhe kemi filluar punën për të përcjellë në mënyrë zyrtare, duke kërkuar dokumentacionin për rastin konkret. E kemi informuar për mundësitë që ajo ka dhe mënyrën si duhet të orientohet tek institucionet shtetërore. Vijojmë të mbetemi në kontakt me zonjën për dinamikat potenciale që mund të krijohen në lidhje me këtë rast.

Do të doja ta shfrytëzoja këtë hapësirë për t’i kërkuar grave dhe vajzave që të denoncojnë në çdo stad dhunën me të cilën ballafaqohen pa pritur që mund të përshkallëzohet me lëndime fizike apo fatalitete”, tha ajo./tvklan

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Denoncim

“Që ambasada amerikane të tolerojë këtë sikur kërcet pak”/ Të verbrit i ngatërrojnë të dhënat me person tjetër

Publikuar

-

Nga

Emisioni “Stop” ishte këtë të enjte 1 kilometër larg Fierit, në fshatin Mbyet, pasi familja Hebeja ka një problem. Bledi Hebeja tregoi se është i verbër prej 30 vitesh dhe trajtohet me KEMP.

Por prej 8 muajsh nuk merr pagesën, pasi e ka bllokuar shërbimi social. I gjithë gabimi ka ardhur në vitin 2009, kur është paraqitur në zyrën e Gjendjes Civile dhe operatori i “Aleat”-it i ka dhënë të dhënat e një personi tjetër, që ka të njëjtin emër dhe mbiemër, pak a shumë një moshë dhe është nga fshati Hamilaj.

“Më kanë nxjerrë probleme me dokumentet e identitetit. Në Gjendjen Civile jam në rregull, por diku është përzier karta ime me kodin e kartës së dikujt tjetër. Unë jam 42 vjeç. Afërsisht edhe ai, nuk e di me saktësi”.

Por Bledi i dytë jeton në Amerikë, prej më shumë se 30 vitesh.

“30 vitet e fundit kam jetuar këtu. Ai jeton në Amerikë. Më ka pyetur policia kur u bë në vitin 2009, kaq. Kur mora kartën pastaj. Nuk e di kush e ka ngatërruar kartën. Më kanë ndërprerë pensionin derisa të sqarohet”.



LEXO EDHE:  Vodafone prezanton një tjetër politikë unike në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

LEXO EDHE:  Serbia ka gisht në dhunën në Parlamentin maqedonas/Kush është organizatori

“Që institucionet shqiptare bëjnë gabime ky nuk është lajm i ri për ne sepse i kemi trajtuar me dhjetëra herë. Por që ambasada amerikane të tolerojë këtë pasaktësi më duket sikur kërcet pak”, tha gazetarja e “Stop”.

Hebeja shprehet se adashi i tij nuk ia ka shfrytëzuar identitetin për të shkuar në Amerikë, pasi këtë ia ka konfirmuar policia.

Flamur Behari, përgjegjësi i Gjendjes Civile Portëz, tha se gabimi i operatorit që ka hedhur të dhënat gabim ka shkuar në prokurori.

“Operatori kur i ka lexuar të dhënat, kujdestari që ka qenë me të ka pranuar të dhënat që ka lexuar operatori. Ky problem doli në 2019. Pse ka ndodhur ngatërresa? Njëri është Bledi, njëri Bledar, kanë edhe të njëjtën ditëlindjen. Ky person i verbër ka marrë të dhënat e këtij. I janë dhënë. Kushdo që ia dha, ia dha të dhënat e tij. Drejtoria kërkoi sqarimin. Çështja duhej të shkonte patjetër në prokurori. Çështja ka mbetur në prokurori”, tha Behari./tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ “Patentën në xhep, policia më gjobiti se nuk e kisha!”, gabimi i policisë penalizon dyfish qytetarin

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes denoncimin e një qytetari në Lezhë, i cili është penalizuar dy herë për “gabimin” e policisë rrugore. Kol Ndoj tha për emisionin investigativ se ka bërë një aksident në fillim të muajit dhjetor 2020.

Ndërkohë, ka filluar çështje prokuroria e cila ka marrë një vendim. Ditët pasardhëse nuk ka marrë asnjë informacion nga policia se çfarë kishte ndodhur. Në momentin e aksidentit, z.Ndoj thotë se kishte vetëm një vërtetim, një leje drejtimi 1 mujore të lëshuar Transporti Rrugor i Kurbinit, deri sa të dilte kartoni i patentës së re. Ai thotë se, në datën 8 janar 2021 ka shkuar te Drejtoria e Transportit Rrugor dhe ka marrë fizikisht patentën. Paralelisht, ka vijuar procedimi penal dhe më vonë është dënuar nga Gjykata e Lezhës me shërbim prove për aksidentin e fillim dhjetorit. Pasi mori kartonin e patentës më 8 janar, z.Ndoj ka vijuar të lëvizë normalisht me makinë.

Ndërkohë, në datën 16 korrik 2021, ai është ndaluar sërish nga Policia e Lezhës, e cila i ka thënë se ka një gjobë pa paguar dhe lëvizte pa patentë. Këtë ditë, z.Ndoj e ka pasur patentën fizikisht me vetë. Ai i ka treguar policit se ka patentë, por polici ia ka marrë dhe i ka thënë se “të është bllokuar në datën 31 dhjetor 2020”. Në këtë ditë, z.Ndoj ka mësuar se komisioni i shqyrtimit të kundra vajtjeve ka marrë një vendim për pezullim patente dhe gjobë. Z.Ndoj thotë se s’ka pasur asnjë dijeni për këtë vendim, madje s’ka pasur asnjë letër këmbim mes policisë rrugore dhe Drejtorisë së Transportit Rrugor. “Nëse kishte vendim, të më thoshin” pohon ai, ndërsa pranon se për aksidentin e fillim dhjetorit ka bërë një gabim dhe po e paguan. Por, për masën e dytë “s’kam asnjë faj, pasi shteti vetë më ka lejuar të qarkulloj me një patentë”.

Pas ankesës, qytetari shkon në Drejtorinë e Transportit Rrugor në Kurbin, ku pyet punonjësit se kur i është bërë gati patenta. Punonjësit i thonë se ai e ka marrë patentën në janar të vitit 2021 dhe se për 1 muaj ka lëvizur me një vërtetim nga Transporti Rrugor. Punonjësi i Drejtorisë së Transportit Rrugor i dha një dokument, ku janë të gjitha datat e lëshimit të kartonëve të lejes së drejtimit. Sipas këtij dokumenti, letra 1 mujore i është dhënë në datën 9 dhjetor 2020, e cila kishte një afat deri në datën 8 janar 2021. Në këtë datë, sipas kësaj shkrese, qytetari është pajisur me kartonin e patentës, duke e marrë fizikisht nga sportelet e Drejtorisë së Transportit Rrugor në Kurbin.

LEXO EDHE:  Kontrolli i pasurisë së politikanëve/ Brahaj: Ka një skandal shumë të madh

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Tenderi 2 milion euro përplas institucionet, banorët pa ujë



Fiks Fare i bëri një kërkesë për informacion Drejtorisë së Policisë së Lezhës, duke e pyetur nëse ka pasur një korrespondencë me Transportin Rrugor pas vendimit të komisionit në datën 31 dhjetor 2020. Kjo drejtori na ktheu përgjigje se z.Ndoj më datë 23 dhjetor është përfshirë në një aksident me dëme materiale, ku janë referuar materialet në prokurori. Në këtë përgjigje thuhet se është vendosur masa e gjobës 0 lekë dhe masë plotësuese tërheqje e lejes së drejtimit.

“Nga ana e shërbimeve të policisë rrugore, i është tërhequr dokumenti zëvendësues i lejes së drejtimit me afat nga data 09.12.2020 deri me datë 08.01.2021. Me vendimin e datës 31.12.2020, Organi Administrativ Shtetëror për shkak të mos paraqitjes së shtetasit është shprehur në mungesë dhe ka vendosur ta gjobisë me 7000 lekë dhe të pezullojë lejen e drejtimit për 10 muaj” thotë policia. Më tej thotë se më datë 16 korrik 2021, z.Kol Ndoj është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore. “Nga verifikimi i bërë në sistemin E-Gjoba, është konstatuar se ky shtetas ka gjoba të palikujduara si dhe lejen e drejtimit e ka të pezulluar. Për këto shkelje është përpiluar proces verbali i konstatimit të shkeljes. Për shtetasin Kol Ndoj, është dërguar njoftim zyrtar DRSHTRR Laç, në datat 23 korrik dhe 27 korrik 2021, për heqjen e lejes së drejtimit” thuhet në këtë përgjigje.

Policia thotë se ka njoftuar Drejtorinë e Transportit Rrugor vetëm në datën 23 dhe 27 korrik! Por, ka “harruar” ta njoftojë në datën 31 dhjetor 2020, çka solli që qytetari të dilte sërish në rrugë dhe të penalizohej dy herë për gabimin e Policisë së Lezhës./tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Nuk shihja gjë, isha i larë në gjak për vete…”/ Polici sajon përplasje fizike dhe fut në burg qytetarin

Publikuar

-

Nga

Në maj të këtij viti emisioni “Stop” transmetoi denoncimin e shtetases Bana Muça emigrante prej 25 vitesh në Itali. Ajo tregoi, se prindërit e saj të moshuar, 69 dhe 72 vjeç, janë dhunuar nga një bashkëfshatar i tyre, polic në Peshkopi, Bukurosh Zagrati.

Konflikti ka nisur për një pjesë betoni, që të moshuarit kishin bërë para portës së tyre. Rexhep dhe Emrije Muça treguan për dhunën nga ana e Bukurosh Zagratit  në fshatin Steravec në Peshkopi. Pasi të moshuarit bënë kallëzim për dhunë, polici Bukurosh Zagrati nisi sulmet ndaj çiftit Muça, duke pretenduar, se dy të moshuarit kishin dhunuar gruan e tij.

Polici Bukurosh Zagrati: Më erdhën tek shtëpia, unë nuk dola fare, se isha i përgatit për gjumë, se isha i lodhur në punë. Doli nusja ke shtëpia dhe i përzuri nusja nga shtëpia, sepse ata ishin të armatosur… ore gruan e kam me raport, se i ka ra pas veshit, fshehën armët. Këtë e bëjnë për justifikim, e bëri zotëria… po erdhën o, erdhën tek shtëpia ime me armë…

Kjo rezultoi e sajuar, por Prokuroria e Peshkopisë nuk e akuzoi policin dhe gruan e tij për kallëzim të rremë. Pasi nuk funksionoi plani i pari, polici krijoi një sherr me djalin e të moshuarve, Ardian Muça, duke e çuar situatën në përplasje fizike.

Muça tregon nga burgu i Burrelit, ku ndodhet për tentativë vrasjeje, versionin e tij të ngjarjes, që nuk përputhet me atë të policit.

Ardian Muça: Isha tu ra poshtë në qytet, u ndalëm tek Shira për të pirë kafe dhe duke zbritur poshtë për të marrë një paketë cigaresh, dëgjoj një zë: “hej më thirri ky…” ktheva kokën pashë Bukurosh Zagradin, më thotë do ta heqësh denoncimin, se unë t’i pres veshët. I thashë “më lër rehat, se kam 100 halle” dhe u afrua dhe më goditi.

LEXO EDHE:  Vodafone prezanton një tjetër politikë unike në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Tenderi 2 milion euro përplas institucionet, banorët pa ujë



Me çfarë të goditi?

Ardian Muça: Me një dorezë hekuri po kokës, pastaj unë i përgjakur u ula në gjunj. Shoh unë nxorri një thikë me palosje me hapje, me mbyllje ishte ajo thikë dhe gjatë përleshjes e sipër, më zuri poshtë, vazhdimisht ai më godiste me gjunj nga stomaku dhe me dorën tjetër nga koka. Më kishte vu dhe një kapuç nga koka, kapuçi ishte i xhupit tim.

Thikën ju pohoni dhe deklaroni se ka qenë e punonjësit të policisë?

Ardian Muça: Ka qenë e punonjësit të policisë dhe e mori e futi në xhep, nuk e pa kush.

Ju e goditët me këtë thikë?

Ardian Muça: Jam kap tek dora e tij, jo thikën, vetëm i kam dorën edhe duke u përlesh. Nuk di gjë, që ai është gris, është dëmtuar me thikë. Unë nuk shihja gjë, isha i larë në gjak për vete. Dhunën e ka pas bërë para një viti, unë po të kisha desh, nuk do të prisja një vit edhe do t’i dilja me thikë Bukurosh Zagratit, kur në të njëjtën kohë, ai është punonjës policie edhe e kisha në fshat. Është një gjë absurde, nuk shkon vetëm Prokuroria e Dibrës e bën këtë gjë të tillë…/tvklan.al

LEXO TE PLOTE