LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Deputetët do të vaksinohen me detyrim”/ Balla mesazh qytetarëve

23 Shtator 2021, 09:21, Politikë CNA
“Deputetët do të vaksinohen me detyrim”/ Balla mesazh

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë të ditur se të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, do të vaksinohen me detyrim.

Balla tha se është rënë dakort edhe me Opozitën, që të vaksinohen të gjithë deputetët.

Gjithashtu ai i drejtoi dhe një mesazh të fortë qytetarëve, duke iu kërkuar që të vaksinohen.

?Ramë dakort për vaksinimin e detyrueshëm të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Ky është një mesazh shumë i mirë që Kuvendi i Shqipërisë u jep sot qytetarëve. Unë iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të vaksinohen.

Sidomos studentëve, të gjithë duhet të vaksinohen?-tha Balla./CNA.al

Lajmet e fundit nga