Connect with Us

Besimi në SPAK ‘çështje politike’ për shqiptarët

Aktualitet

Besimi në SPAK ‘çështje politike’ për shqiptarët

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme kronike

Shqiptarët janë të ndarë dhe shfaqin “preferenca politike” kur vjen puna tek vlerësimi i punës së institucioneve të drejtësisë.

‘Barometri’ në Euronews Albania zbulon se 41% e shqiptarëve kanë besim te Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ndërsa 30 % e tyre nuk besojnë.

Votuesit e Partisë Socialiste janë më besnikët ndaj SPAK-ut. Sipas gjetjeve, 75% e tyre besojnë tek puna e këtij institucioni.

LEXO EDHE:  Edi Rama ka tradhëtuar shqiptarët/ Nuk mbajti asnjë premtim

Kurse në kampin e Partisë Demokratike vihen re se ka një besim shumë më të zbehtë, ose e thënë ndryshe 16% e votuesve të kampit blu nuk besojnë tek institucionet e reja të drejtësisë.

Sondazhi pyeti 1000 qytetarë në zona urbane dhe rurale të Shqipërisë nga intervista ballë për ballë në periudhën 10-28 gusht 2021./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Me shpejtësi “skëterrë”/ Policia gjobit shoferët e pabindur, pezullon 24 leje drejtimi

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për parandalimin e aksidenteve nga Rruga e Kombit deri në Sarandë.

Gjatë monitorimit, janë konstatuar shumë drejtues mjetesh që kanë abuzuar me shpejtësinë, që ka variuar deri në 175 km/h në aksin Kavajë-Rrogozhinë.

Si pasojë janë pezulluar 24 leje drejtimi. Po ashtu gjatë monitorimit janë vendosur 54 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.



“Gjatë monitorimit, edhe pse në kushte lagështire, janë konstatuar shumë drejtues mjetesh që kanë abuzuar me shpejtësinë, që ka variuar deri në 175 km/h në aksin Kavajë-Rrogozhinë, shpejtësi që sjell rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Prej mëngjesit të sotëm deri në orën 16:00 janë pezulluar për shpejtësi në rrugët interurbane, që varionte gati dyfish mbi normën e lejuar, 24 leje drejtimi, me afat pezullimi nga 1 muaj deri në 6 muaj. Për disa prej drejtuesve të mjeteve janë vendosur edhe masa administrative nga 10.000 lekë deri në 25.000 lekë të rinj.

Po gjatë monitorimit janë vendosur 54 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit, por vetëm masa administrative deri në 4.000 lekë të rinj për secilin prej tyre”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe veshje policie/ Shpallet në kërkim i riu në Vlorë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia në Vlorë ka sekuestruar armë zjarri, municion luftarak dhe veshje si të policisë. Shtetasi me inicialet A. A. alias A. I., 30 vjeç banues në fshatin Mallkeq, Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 2 armë zjarri automatike, njëra me silenciator, 1 armë zjarri pistoletë, 6 karikatorë me fishekë, 2 jelekë dhe 2 kapele si të policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Vlorë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Vlorë/Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Kontrollet nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë dhe shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Si rezultat i kontrolleve, u sekuestruan



2 armë zjarri automatik, njëra me silenciator, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak e veshje si të Policisë. Shpallet në kërkim poseduesi i tyre dhe vijon puna intesive për kapjen e tij.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, bazuar dhe në informacionet që Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dispononte, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A. A, në fshatin Mallkeq, Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri automatik, njëra me silenciator, 1 armë zjarri pistoletë, 6 karikatorë me fishekë, 2 jelek dhe 2 kapele si të Policisë.

Në vijim të veprimeve specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, shpallën në kërkim shtetasin A. A. alias A. I., 30 vjeç, banues në fshatin Mallkeq, Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Vlorë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Spektakël me kostumet si të James Bond/ “Shpërthejnë” në kritika ndjekësit e ambasadorit britanik

Publikuar

-

Nga

#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cnaal #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncna

Premiera e filmit të ri të Daniel Craig, “No time to die”, në rolin e James Bond është kthyer në një fushë kritikash në rrjetet sociale.

Ndjekësit kanë komentuar paradën e prokurorëve, politikanëve dhe personazheve të njohur të botës së showbizzit në shfaqjen e premierës , si dhe kanë shigjetuar ambasadorin britanik Alastair King-Smith, i cili së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj u shfaqën të veshur si aktori i famshëm, James Bond.

Ndjekësit kanë shpërthyer me kritika në rrjetet sociale, ku një prej komentuesve shkruan se, kryebashkiaku Erion Veliaj nuk përfaqëson qytetarët shqiptarë pasi vetëm 15% e tyre e kanë votuar atë dhe se këto lloj festash lënë një shije të hidhur për shumë shqiptarë.



Me gjithë respektin për Britaninë e Madhe dhe marrëdhënien e këtij vendi me Shqipërinë, zoti ambasador, kjo lloj feste me këto personazhe lë një shije të hidhur për shumë shqiptarë, përfshirë edhe mua. Edhe, diçka, ju lutem mbani shënim: Veliaj nuk përfaqëson njerëzit e Tiranës, vetëm 15% e kanë votuar atë, shkruan një prej komentuesve.

LEXO EDHE:  Shqiptarët, të plakur dhe të varfër/ Ja çfarë thotë harta e “The Economist”

LEXO EDHE:  Edi Rama ka tradhëtuar shqiptarët/ Nuk mbajti asnjë premtim

Paradoks, shesh i mbushur me aktorë, muzikantë dhe personazhe publikë në kinemanë e “Millenium” në Tiranë, plot me polici, prokurorë, ambasadorë dhe anëtarë të qeverisë shqiptare, shumë mirë ambasador, kur shkon në Romë, bëj si bëj romanët (sipas vendit bëhet Kuvendi)”, ka qenë një thumb tjetër nga komentuesit në Twitter.

Fund depresiv, kam ‘bllokuar’ njerëz në rrjetet sociale për më pak, shaka. Sa keq që Vjena nuk po e organizon një event të tillë dhe sa keq që nuk u ndodha në Tiranë”, vijojnë më tej me komentet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE