Connect with Us

“Berisha ka të drejtë për statutin”/ Gjata: Kriza në PD zgjidhet me votim

Politikë

“Berisha ka të drejtë për statutin”/ Gjata: Kriza në PD zgjidhet me votim

Publikuar

-

cna lajme politike

Sekretari për çështjet ligjore të PD-së, Çlirim Gjata ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demoratike dhe deklaratën e Bashës për të mos mbledhur Kuvendin Kombëtar.

Në komentin e tij Gjata ka theksuar se situata brenda PD është shumë e rrezikshme dhe se Berisha ka të drejtë për mbledhjen e Kuvendit.

“Berisha ka të drejtë se e ka statuti mbledhjen e kuvendit. Por nuk jemi para gjykatës, sepse atje ndahen gjërat. Është më politike çështja. Nëse mblidhet ¾ e firmave mblidhet kuvendi. Por nuk e di nëse Basha mund ta pengojë apo jo. Këtu nuk po respektohet Kushtetuta”, ka thënë ai për Syri Tv.

LEXO EDHE:  Basha një humbës serial/ Nishani për ‘Foltoren’ e Berishës: Besoj në seriozitetin e kauzës së tij

Më tej Gjata ka theksuar se kryetari nuk ka të drejtë të ndalojë mbledhjen e Kuvendit dhe se zgjidhja e PD është votimi.

“Kryetari nuk ka të drejtë të ndalojë mbledhjen e kuvendit. Mendoj që PD është në një moment që duhet ta vlerësojë.  Më vlerë ka të rregullohet marrëdhënia e brendshme në PD. Opozita të ngrihet në nivel opozitar. A kemi fuqi për ta kapërcyer këtë ngjarje, të mos mendojmë se çfarë u tha. Të synojme drejt një zgjidhje dhe ajo është e votimi”, deklaroi Gjata./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Basha nuk duhet të qëndrojë në krye të PD-së”/ Noka: T’i dorëzosh Ramës politikanët, ke dorëzuar sovranitetin e partisë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PD, Flamur Noka ka deklaruar se kryetari Lulzim Basha po kërkon të likuidojë Partinë Demokratike me vendimet dhe shkeljet e bëra së fundi.

I ftuar në Top Talk, Noka është shprehur se Basha duke menduar se po bën spastrimin e PD, po godet veten pasi demorkatët po shohin shpresë tek ish kryeministri Sali Berisha.

Ka vazhduar duke shkelur rregullat statutore. Ai thjesht sheh qëndrimin e tij dhe të gjithë veprimet vetëm çojnë poshtë e më poshtë forcën politike.

Nuk ka dy PD, ka një PD, e cila është te “Foltorja” me shpresë për ta ringjallë, bashkuar dhe ta sjellë në fitore. Ka dhe një ish kryetar që si peng që është, që me veprimet e fundit ka vetëm një qëllim të likuidojë Partinë Demokratike.

Ai po mendon se është duke bërë spastrime, në fakt është duke goditur veten e vet në sy të demokratëve, demokratët shohin shpresë të foltorja dhe Sali Berisha.

Kemi bërë gjithçka që PD të vinte në pushtet dhe Basha të ishte kryeministër por nuk ia ka dalë”, është shprehur Noka.

LEXO EDHE:  E fundose përfundimisht Partinë Demokratike!

LEXO EDHE:  Video skandali 1 /Ja si u manipuluan votat për zgjedhjen e Bashës



Ndërsa përsa i përket vettingut të politikanëve, Noka thotë se Basha po bashkëpunon me Ramën dhe që ky process nuk mund t’I lihet SPAK, pasi sipas Nokës ky institucion është i qeverisë.

Ai vazhdoi bashkëpunimin, madje është kthyer në këshilltar dhe ka mësuar se si të operojë te qeveria. Duke i kërkuar Edi Ramës, procesin e vettingut.

Momenti që ne kemi thënë se SPAK është në dorë të qeverisë, lë procesin e vettingun në dorë të tij. Kjo tregon se është i kapur dhe në pazar me Ramën. Si mund të lësh Edi Ramës të bëjë vettingun e politikanëve, të deputetëve?

Vettingun e kemi kërkuar më parë por jo ta bëjë SPAK i Edi Ramës. Dorëzimi i politikanëve tek duart e Edi Ramës i ke dorëzuar sovranitetin e Partisë Demokratike”, është shprehur ndër të tjera Noka.

Ndërsa shton se Basha nuk duhet të qëndrojë në krye të PD-së.

Rri deputet i PD por jo si kreu i PD se është peng. Pastaj mori vendime që e groposën PD”, thotë Noka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

LSI e paditi në SPAK/ Reagon Alqi Bllako

Publikuar

-

Nga

Lëvizjes Socialiste për Integrim duket se nuk i ka dalë inati me ata që e “tradhtuan” dhe iu bashkuan Partisë Socialiste. Ditën e sotme, LSI paditi në SPAK ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish sekretarin e përgjithshëm të kësaj ministrie Alqi Bllako në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Ky i fundit, reagoi pas padisë së LSI-së duke u shprehur se nuk ka pasur asnjë rol në procedurat vendimmarrëse për dhënien e koncesionit.

Deputeti i PS shtoi në një reagim për Neës 24 se nuk ka qenë në dijeni të kësaj padie dhe është njohur vetëm përmes medias.

Jam njohur nëpërmjet medias me padinë e tretë apo të katërt për të njëjtën çështje, e cila rihidhet në treg me qëllimin e vetëm për të prodhuar zhurmë.



Pavarësisht pozicionit që kam mbajtur si Sekretar i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Mjedisit, ligji për konçensionet dhe partneritetin publik-privat i ka fare qartë të përcaktuara rolet dhe detyrat e çdo institucioni të përfshirë në proçes apo titullar/anëtar të komisioneve përkatëse.

Duke shprehur besimin se kolegët e çdo institucioni kanë zbatuar rigorozisht ligjin, deklaroj me përgjegjësi të plotë se kam patur zero rol në çdo proçedurë vendimmarrëse për dhënien e këtyre konçesioneve direkt apo indirekt. Në çdo rast, ju përket vetëm organeve të drejtësisë të përcaktojnë nëse ka ose jo shkelje; dhe nëse po, cilët janë personat përgjegjës.

Sa i përket atyre që vazhdojnë të hedhin në treg akuza të tilla, mendoj se vetingu i politikanëve do t’i jepte njëherë e përgjithmonë fund kësaj tallje publike”, thekson ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zbulohet lidhja e Bashës dhe kunatit me oligarkët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Indrit Hoxha ka komentuar deklaratat e kreut në detyrë të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në drejtim të biznesmenëve të mëdhenj, të cilët ai i quan oligarkë.

I ftuar në “Breaking”, në Top News, Hoxha tha se Basha ka marrë vila tek ata që ai i quan oligarkë, ndërsa kunati ka marrë zyrat.

Basha flet në parlament për oligarkët ndërkohë që vetë ka makinë ndër më të shtrenjtat dhe super vila te Gon Papuli. Po ashtu kunati që ka zyrat te Cet Kastrati. Atëhëre pse flet për oligarkët dhe i shan, se marr vesh.”-tha Indrit Hoxha.

Ndërsa duke u ndalur tek shkarkimet e anëtarëve të PD, Hoxha tha se “Kjo është një luftë intrigash si çdo vendim që ai merr, qoftë vendimi për shkarkimin e zotit Baçi, edhe vendimi për shkarkimin e zotit Noka apo dhe largimi i Bylykbashit më herët nga “Zgjedhorja”.

LEXO EDHE:  Basha ashpërson tonet/ “Uzurpimi i pushtetit vendor është kriminal”

LEXO EDHE:  Dënimi i Salianjit/ Basha mesazh Ramës: I ke bërë llogaritë gabim

Sipas tij, këto janë thjeshtë presione që Basha kërkon tju bëjë deputetëve të PD, për ti intimiduar dhe larguar nga Berisha.



“Basha e ka humbur busullën e tij. Nuk ka asnjë takim përveç disa deklaratave nga shkallët e PD, sepse deri atje shtrihet pushteti i tij, deri tek shkallët”-theksoi Hoxha./CNA.al

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar “kryqëzon” Bashën/ Nëse ka një llum, ai është kreu i PD

Deklarata e fortë/ Ja pse i interesonte Bashës që Berisha të shpallej non-grata  

LEXO TE PLOTE