LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha tjetër "thikë pas shpine" Berishës/ Noka zbulon planet

23 Shtator 2021, 10:41, Politikë CNA
Basha tjetër "thikë pas shpine" Berishës/ Noka zbulon

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kreut të kësaj force politike, Lulzim Basha.

Në një prononcim për mediat, Noka tha se Basha ka përçarë PD-në, me vendimin e tij personal, duke përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

Noka hodhi poshtë zërat për një përplasje të mundshme, ndërsa theksoi se shumica e demokratëve janë kundër Lulzim Bashës.

?Lulzim Basha përçau PD-në me vendimin e tij. I vetmi i gëzuar nga ky vendim është Edi Rama. Ka çuar ujë në mullirin e Ramës.

Asnjë perplasje nuk do ketë sepse shumica janë kundër vullnetit të shprehur të kryetarit të partisë. Tani ne po bashkohemi për ta bërë PD-në më solide dhe fituese, jo si kjo PD që ka drejtuar deri më tani Lulzim Basha.?-tha Noka.

Sa i takon pretendimeve të Lulzim Bashës, se përjashtimi i Berishës është bërë pas kërkesës së amerikanëve, Noka tha se ?Ambasada e SHBA në asnjë kohë nuk ka mbështetur Lulzim Bashën, por Edi Ramën?.

Po ashtu Noka e akuzoi Bashën se po tenton ti sabotojë takimet e Berishës.

?Basha po tenton të sabotojë takimet e Berishës. Ka disa ditë që ka nisur një tur takimësh me përfaqësues, që duan të sabotojnë liderin e demokratëve. Kjo është e turpshme, Lulzim Basha nuk përfaqëson asnjë?-deklaroi deputeti Flamur Noka./CNA.al

Lajmet e fundit nga