Connect with Us

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplas për vdekje një qytetar

Kronika

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplas për vdekje një qytetar

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident me pasojë vdekjen e një qytetari, ende të paidentifikuar ka ndodhur në Tiranë në zonën e quajtur “Misto Mame.”

Policia nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar.

Vijon…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Sherr me thika në Vlorë/ Përfundojnë në spital dy persona

Publikuar

-

Nga

Sherr me thika mes një grupi adoleshentësh në Vlorë

Dy persona kanë përfunduar në spitalin e Vlorës mbrëmjen e sotme, me lëndime nga mjete prerëse.

Sipas asaj që njoftohet, dyshohet se dy personat e plagosur janë konfliktuar me njëri-tjetrin.



Policia ka ndodhet në vendgjarje për të hetuar më tej shkaqet e ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Pesë ngarkesa në tre muaj/ Zbardhen detajet e para, si e sollën trafikantët kokainën nga Ekuadori

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga sasia e kokainës që u kap pasditen e sotme në Portin e Durrësit.

Kokaina prej 10 kilogramë e 185 gramë u kap në një nga kontejnerët që vinte për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”,nga Ekuadori.

Mësohet se trafikantët e kishin fshehur në kapakët e motorëve frigoriferikë të konteinerëve me banane të cilët kishin mbërritur pak ditë më parë në Portin e Durrësit.

Kjo është e pesta herë radhazi, që nga muaji korrik i këtij viti, që policia kap sasi kokaine të ardhura nga Ekuadori, pikërisht nga konteinerët e kësaj kompanie.

LEXO EDHE:  Trazirat në SHBA po distancojnë amerikanët nga demokratët

LEXO EDHE:  Makina përplas për vdekje të riun në Elbasan



Më herët më 29 korrik në kontejnerët e kësaj kompanie u gjetën dhe gjetën rreth 7 kilogramë.

Pas ngarkesës së parë një tjetër ngarkesë prej 11.6 kilogramësh u sekuestruara më 13 korrik në portin e Durrësit, ndërsa një tjetër sasi prej 6.5 kilogramë është kapur nga policia më 23 korrik.

Ndërsa në vitin 2019 kësaj firme iu kap në Greqi në portin e Pireut një ngarkesë prej 137 kg kokainë që si destinacion final kishte portin e Durrësit. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kapet sërish kokainë në Portin e Durrësit

Publikuar

-

Nga

Një tjetër sasi kokainë është kapur në portin e Durrësit.

Raportohet se kokaina prej 10 kilogramë e 185 gramë  është gjetur në kontenierët e “Alba Exotic Fruit”.

Kujtojmë se kjo është e gjashta herë që në kontejnerët e kësaj kompanie gjendet kokainë.

Kontejneri raportohet se vinte nga Ekuadori, ndërsa droga ishte vendosur te kapakët e motorëve frigoriferik.

Njoftimi nga policia

Port, Durrës/ Vijon operacioni policor i koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.



Sekuestrohet një tjetër sasi kokaine në një nga kontenierët e firmës “Alba Exotic Fruit”.

Në kuadër të operacionit “Rada”, të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, ku nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit është gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike kokainë, në një nga kontenierët për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”, tjetër sasi kokaine është sekuestruar ditën e sotme.

LEXO EDHE:  Trazirat në SHBA po distancojnë amerikanët nga demokratët

LEXO EDHE:  Rumania në krye të BE-së/ Lajm i mirë për Shqipërinë

Në vijim të operacionit “Rada”, mesditën e sotme, nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit, është ushtruar kontroll i imtësishëm në dy nga kontenierët e ngarkuar me banane, që kishin ardhur nga Ekuadori, për llogari të kësaj firme. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në pjesën fundore, te kapakët e motorëve frigoriferikë të dy kontenierëve u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 10 kilogramë e 185 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit dhe Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e SPAK-ut.

 

LEXO TE PLOTE