Connect with Us

VIDEO/ Vjen triumfi i parë në Serie A, Juventus fiton me vuajtje ndaj Spezias

Seria A

VIDEO/ Vjen triumfi i parë në Serie A, Juventus fiton me vuajtje ndaj Spezias

Publikuar

-

Juventusi gjeti sot më në fund fitoren e parë në Serie A. Skuadra e Max Allegrit triumfoi ndaj Spezias në transfertë me shifrat 2-3 pas një ndeshje shumë të komplikuar për ta dhe plot spektakël.

Moise Kean shënoi për bardhezinjtë në minutën e 28-të, por Spezia u rikthye shpejt në lojë dhe përmbysi me Gyasi në minutën e 33-të dhe Antiste në të 49-ën.

Bardhezinjtë nuk u tronditën nga dy golat e pësuar, por reaguan shpejt dhe shënuan edhe dy gola të tjerë, duke përmbysur dhe rikthyer avantazhin.

Chiesa shënoi në minutën e 66 dhe De Ligt në të 72-ën. Me këtë fitore Juve merr tre pikët e para dhe grumbullon 5 të tilla, duke u renditur në vendin e 12-të. ndeshja tjetër mes Salernitanës dhe Spezias u mbyll 2-2.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Shënohet gol i çuditshëm në ndeshjen Juventus-Roma (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Juventus-Roma eshte sfida permbyllese e javes se 8 ne Serine A. Ndeshjapo zhvillohet në Allianz Stadium dhe ka marrë vëmendje maksimale jo për faktin se në fushë do të jenë dy skuadra të mëdha, por Zhoze Murinjo eshte përballë atyre që ka shkaktuar aq shumë polemika sa herë është përballur.

Takimi pritet mjaft interesant, dhe për bardhezinjtë do të ishte jetike një fitore, pasi Roma ndodhet vetëm 4 pikë larg, dhe në rast disfatë do të shkëputej ndjeshëm që në start. Sa i përket formacioneve, Alegri do të hedhë në fushë një 4-4-2 ku majën e sulmin e formon Kieza-Ken ndërsa Murinjo i është kundërpërgjigjur me 4-2-3-1 me Abraham si pykë.

LIVE/ JUVE-ROMA 1-0



Ken 16′

LEXO TE PLOTE

Seria A

Video/ Napoli vazhdon serinë e fitoreve radhazi, Tottenham nuk fal

Publikuar

-

Nga

Napoli regjistron fitoren e 8-të radhazi në kampionat, në po kaq ndeshje të zhvilluara deri tani. Skuadra e drejtuar nga Spaletti, mposhti minimalisht Torinon, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare.

Osimhen ishte heroi i Napolit, teksa shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 81, teksa në pjesën e parë Lorenzo Insigne humbi penallti. Të kaltrit marrin sërish kryesimin e renditjes me 24 pikë, 2 pikë më shumë se ndjekësit e Milanit.



Në Premier League, fitore ka korrur edhe Tottenham, që mposhti 2-3 Newcastle në transfertë. Këta të fundit kaluan të parët në avantazh me Wilson në minutën e 2-të, por “Spurs”, përmbysen gjithçka që në pjesën e parë, falë golave të Ndombele në minutën 17, Kane në minutën e 22 dhe Son në minutën e 45+3.

Pjesa e dytë ishte më e qetë, me Newcastle që ngushtoi shifrat në 2-3 në minutën e 89, falë autogolit të Dier, por vetëm kaq, pasi nuk ia dolën dot të marrin të paktën një barazim.

LEXO TE PLOTE

Seria A

22 pikë në tetë javë kampionat, një Milan për rekord

Publikuar

-

Nga

Milan arriti një fitore me përmbysje ndaj Veronës me rezultatin 3-2 në një ndeshje të çmendur në San Siro. Një përballje që dhuroi spektakël me kuqezinjtë që e panë veten në disavantazh të dy golave, por falë nje pjese të dytë magjike arritën të dilnin me tre pikë të plota nga kjo sfidë.

Sipas faqes së njohur së statistikave “OPTA Paolo”, Milan ka koleksionuar 22 pikë në tetë javët e para të kampionatit, një rekord pikësh për skuadrën kuqezi deri në këtë fazë të sezonit ku në epokën e tre pikëve për fitore nuk kishte ndodhur asnjëherë.

Dora e Stefano Piolit po duket duke parë se shumë titullarë ditën e djeshme nuk kanë luajtur për arsye të COVID-19, por edhe të dëmtimeve.

 

LEXO TE PLOTE