Connect with Us

Video/ Rama u lë vendin ministrave, i nxjerr para Kryeministrisë për të njoftuar vendimet e reja

Politikë

Video/ Rama u lë vendin ministrave, i nxjerr para Kryeministrisë për të njoftuar vendimet e reja

Publikuar

-

Këshilli i Ministrave është mbledhur sot për herë të dytë pas krijimit, ku janë marrë disa vendime të rendësishme.

Por ndryshe nga herët e tjera, ku vendimet  e marra njoftoheshin nga vetë kryeministri dhe botoheshin direkt në Fletoren Zyrtare, në mandatin e tretë, duket se Rama ka zgjedhur tjetër strategji.

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, kanë dalë përpara kryeministrisë dhe kanë njoftuar vendimet e marra.

LEXO EDHE:  Kancelari austriak uron Ramën/ Të forcojmë më tej marrëdhëniet tona

Kjo duket se do të jetë dhe mënyra se si do të komunikohen vendimet e Këshillit të Ministrave gjatë mandatit të tretë të qeverisë “Rama”./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“I dhashë një kapuçino”/ Korreshi tregon si e “korruptoi” Tabakun

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është shoqëruar me debate.

Deputeti Luan Baçi ka deklaruar se deputetët që i bashkohen “Foltores”, së Berishës, nuk po i fryjnë përçarjes së PD, por bashkimit të saj.

Po ashtu ai ka folur edhe në lidhje me caktimin e Jorida Tabakut në krye të Komisionit Hetimor për inceneratorët, ndërsa theksoi se ka deputetë të tjerë që kanë folur më shumë, e nuk janë futur në komision fare.

Nuk mendoj se deputetët që i bashkohen “foltores”, Berishës, po i fryjnë përçarjes. Bashkimi vjen edhe nga ajo foltore. Unë me bindje i jam bashkuar foltores. Nuk kam ndonjë detyrim ndaj Berishës. Po ta marrësh nga ky aspekt, mua më ka bërë Lulzim Basha dy herë deputet dhe dy herë kryetar të PD-së në Fier, ndërkohë që me doktorin mund të jem takuar dy tri herë e jo më shumë. Ju që flisni si ushtarë nuk ju shkon. Unë jam ndarë që në vitin ‘90 me ata të rreshtuarit si ushtarë. Ndërkohë, ne që i bashkohemi “foltores” nuk duhet të na shikoni si të huaj e të na mënjanoni.



LEXO EDHE:  "Nesër prezantojmë Paketën Speciale AntiKÇK"/ Rama paralajmëron mekanizmin e ri antikorrupsion

LEXO EDHE:  Kulluri mesazh të fortë Bashës/ Lejo demokratët të rrëzojnë Ramën

E caktove Jorida Tabakun kryetare për komisionin hetimor dhe s’e kuptova si u zgjodhën deputetët që do të jenë anëtarë. I kërkova Joridës të isha dhe s’më futi. Ka kolegë të mitë që kanë folur më shumë për inceneratorët dhe ju s’i keni përfshirë.”-tha Luan Baçi.

Por, pas deputetit Luan Baçi, ka reaguar deputeti i Lushnjes Sajmir Korreshi, i cili ka treguar sesi e ka “korruptuar” Jorida Tabakun me një kapuçino.

Të gjithë duam të flasim, por nuk është e mundur. Nuk duhet që të mërzitemi. Unë, për shembull, herën e fundit nuk e kisha emrin në listën e folësve, por i dhashë një kapuçino Joridës dhe ia bleva radhën për të folur. Ato vendet janë ndarë. Ne duhet të shikojmë të bëjmë sa është mundësia. Ndërkohë, unë jam i parimit “ai që të emëron, edhe të shkarkon”. Ai që të vë, edhe të heq. Të rrimë e të flasim për problemet e rendit të ditës.”-tha Korreshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Çorape leshi, e grisur te gishti”/ “Perla” e radhës nga deputeti Korreshi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka goditur sërish sot, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku është diskutuar platforma e re, “Agjencia për dialog dhe bashkëqeverisje”.

Projektligji në fjalë u prezantua ditën e sotme nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali, por është kundërshtuar nga deputetët e PD.



Deputeti Saimir Korreshi, e quajti platformën “si një çorape leshi e veshur në behar”.

“E di si më duket, si çorape leshi e veshur në behar që është grisur te gishti. Kjo agjenci ka shkelur ndonjë ligj? Ku është ajo hierarkia e ligjit. Si ka operuar? Ju deri tani thoni 43 mijë, një shifër e tillë? Sa do të jetë ajo zgjidhja që ky ligj do të ketë konkretisht. Tjetër që kam shumë problem, për sa i përket konfliktit që krijon me gjykatën administrative? Doni ta hiqni gjykatën? Tek ligji propozoni që do marrë vërejtje, do t’i shkulim veshin, do t’i heqim ditën e punës, por ligji parashikon që veprimet dhe mosveprimet bëjnë shpërdorim detyre”, tha Korreshi në komision./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Agjencia për dialog dhe bashkëqeverisje”/ Komisioni i Ligjeve miraton në parim projektligjin

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projektligjin e “Agjencisë për dialog dhe bashkëqeverisje”, i cili është prezantuar në komision nga ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Projektligji u miratua me 12 vota pro dhe 6 kundër.

Gjatë shqyrtimit të projektligjit në komision pati debate për mënyrën e funksionimit të tij.

Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj ka theksuar se ligji është i shkruar keq dhe i ka drejtuar disa pyetje ministres.

Xhafaj ka shprehur paqartësitë e tij për projektligjin, duke kërkuar më shumë sqarime nga ministrja.

Ndërsa, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi theksoi se ngritja e kësaj platforme është tregues i qartë i politizimit të administratës.

LEXO EDHE:  Fotot/Rilindja Urbane edhe në Berat

LEXO EDHE:  Kulluri mesazh të fortë Bashës/ Lejo demokratët të rrëzojnë Ramën

I menjëhershëm ka qënë reagimi i deputetit socialist, Damian Gjiknuri i cili tha se ish-kryeministri Sali Berisha e nisi këtë nismë me anë të telefonit, duke vendosur një numër kontakti për të gjithë qytetarët.



Debate ka pasur edhe mes deputetes Ermonela Felaj dhe deputetit Gazment Bardhi./CNA.al

“Agjencia për bashkëqeverisje”/ Bylykbashi kundër, Gjiknuri i kujton Berishën

Debatet në Komisionin e Ligjeve/ Xhafaj “përplaset” me Spiropalin

“Mos më detyro të…”/ Plas sherri në Komisionin e Ligjeve, Bardhi i kthehet keq Ermonela Felajt

LEXO TE PLOTE