Connect with Us

VIDEO/ “Gjakoset” Fiorentina-Inter, shufra hekuri dhe mjete piroteknike, tifozët e dy skuadrave përleshen në rrugë

Seria A

VIDEO/ “Gjakoset” Fiorentina-Inter, shufra hekuri dhe mjete piroteknike, tifozët e dy skuadrave përleshen në rrugë

Publikuar

-

Pas ndeshjes Fiorentina-Inter e cila përfundoi 1-3 tifozët e të dyja ekipeve janë përleshur me njëri-tjetrin.Siç tregohet në një video të publikuar nga Football Italia, të dy grupet e tifozëve u përleshën dhe u goditën në mes të rrugës. Shufra, shkopinj dhe mjete piroteknike u përdorën në përleshje.Skena gjithashtu u filmua pjesërisht nga kamerat, tani ajo po shqyrtohet nga hetuesit.

Menjëherë pas përplasjeve, policia ndaloi dhe kontrolloi disa makina me 18 tifozë të Interit të cilët ishin pajisur me shkopinj hekuri, gome dhe druri. Nga 18 tifozët, të gjithë me origjinë nga Lombardia, 13 janë tashmë të njohur për policinë dhe nga këta 6 për krime të veçanta në fushën e sportit. Policia ka identifikuar gjithashtu 12 persona që banonin në zonën e Firences, pozicioni i tyre po shqyrtohet nga policia.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

La Liga

Futbolli europian “mban frymën”, e diela rezervon katër supersfida

Publikuar

-

Nga

Dita e sotme do të jetë vërtetë e zjarrtë në arenën europiane e cila rezervon plot 4 supersfida që nuk duhen humbur kurrsesi.

Në Serinë A, Interi pret në ‘’San Siro’’ rivalin historik te Juventusit. Milani dhe Napoli janë shkëputur ndjeshëm dhe kurrsesi asnjëra prej skuadra nuk mund të gabojë, duke e bërë fitoren detyrim.

Në Spanjë do të luhet ‘’El Clasico’’ ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit. Edhe pse mungojnë shumë yje të së shkuarës, klasikja mbetet klasike dhe në ‘’Kamp Nou’’ priten 90 mijë spektatorë të pranishëm.

Në Angli luhet derbi i zjarrtë, Mançester Junajtid-Liverpul. ‘’Djajtë’’ nuk kanë bërë mirë në kampionat ndeshjet e fundit dhe redsat janë rivali i duhur ndaj të cilëve do të kërkohet kthesa.

Ndërsa në Francë, PSG-ja do të luajë në transfetën e vështirë të Marsejës. Kjo ndeshje premton gjithashtu spektakël si të gjithë herët e tjera kur është luajtur.



Supersfidat që luhen sot

Mançester Junajtid-Liverpul 17:30

Marsejë-PSG 20:45

Inter-Juventus 20:45

Barcelona-Real Madrid 16:15

LEXO TE PLOTE

Seria A

Milani bën me zemër tifozët, fiton me vështirësi ndaj Bolonjës

Publikuar

-

Nga

Milani ka marrë sot një fitore shumë të vuajtur me shifrat 4-2 përballë Bolonjës, në një sfidë të çuditshme ku me 2 lojtarë më shumë rrezikoi të linte pikë përballë ekipit të Mihajloviç.

Ekipi kuqezi udhëhiqte 0-2, por Bolonja barazoi rezultatin duke bere surprizen e madhe. Megjithatë, Milani ia doli me Benaser dhe Ibrahimovic te riktheje avantazhin dhe te marre 3 piket e radhes qe e ngjitin ne vendin e pare.



BOLONJA-MILAN 2-4
49′ (ag) Ibrahimoviç, 52′ Barrou / 17′ Rafael Leao, 35′ Kalabria, 84′ Benaser, 90′ Ibrahimoviç

LEXO TE PLOTE

Seria A

Autogoli i Ismajlit nuk prish punë, Empoli mposht me poker Salernitanën

Publikuar

-

Nga

Eksperienca e re e trajnerit të Salernitanës, Stefano Colantuono nuk ka nisur si pritej. Ekipi i tij u mposht me rezultatin 4-2 në shtëpinë e vetë. Dygolëshi i Pinamontit, goli i Cutrone dhe autogoli i Stranberg, i bënë të pavlefshëm golat e ekipit salern.

Pjesa e parë nisi vrullshëm me Empolin që realizoi që në minutat e para me Andrea Pinamonti. Sulmuesi italian gjeti rrugën e rrjetës, i vetëm përball portierit pas një pasimi të mirë nga Bandinelli. Për të dyfishuar rezultatin mendoi sulmuesi tjetër italian, Patric Cutrone që shfrytëzoi mjaft mirë një pas të Haas në brendësi të zonës.

Një autogol i Stranberg ndërkohë e çoi rezultatin në 3-0 për të ardhur më pas një 11-metërsh i realiuzuar nga Pinamonti. Kështu italiani realizoi edhe golin e dytë personal në këtë takim.



Pjesa e dytë nisi me tjetër ritëm për ekipin e Salernitanës që gjetën një gol të shpejtë me anë të Ranierit. Pasimi i mirë i Ribery në qendër të zonës gjeti të pambuluar italianin që e çoi rezultatin në 4-1. Do të ishte përsëri Ribery që do të godiste në kuadratin e portës, por u ndal nga shtylla. Topi u përplas më pas në trupin e mbrojtësit shqiptar Ardian Ismajli duke shënuar një autogol për ta çuar rezultatin në 4-2.

Më pas të dyja ekipet u munduan shumë për të gjetur përsëri rrugën e rrjetës, por pa rezultat. Kështu Empoli gjen një fitore me shumë vlera ndaj Salernitanës duke e zhytur edhe më thellë në fundin e tabelës këtë të fundit.

LEXO TE PLOTE