Connect with Us

 “Vaksinim Po, detyrim Jo”/ Eksperti i Shëndetit Publik rendit faktet, çfarë thonë studimet

Shëndeti

 “Vaksinim Po, detyrim Jo”/ Eksperti i Shëndetit Publik rendit faktet, çfarë thonë studimet

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka dalë kundër vendimit të Qeverisë, për vaksinimin me detyrim.

Në një postim në rrjetet sociale, Dasho shprehet pro vaksinimit kundër Covid-19, por ai shton se qytetarët duhet të lihen të lirë të zgjedhin, dhe jo të detyrohen.

Prej javësh (në fakt, që kur shqiptarëve ju ofrua mundësia e zgjedhjes për t’u vaksinuar me vaksina cilësore) kam promovuar vaksinimin si një masë të dobishme për këdo, por duke kundërshtuar me vendosmëri çdo përpjekje për ta bërë atë të detyrueshëm. Përse?

PËRSE “VAKSINIM PO”?

Të gjithë studimet flasin se vaksinat cilësore ndihmojnë në uljen e shkallës së infektimeve, komplikacioneve dhe numrit të vdekjeve.

Observimet në vendet ku vaksinat janë aplikuar në masë tregojnë se studimet kanë patur të drejtë. Vendet e Bashkimit Europian, SHBA-të, Izraeli, Britania e Madhe, etj. janë shembuj se kudo ku janë aplikuar vaksinat ka rënie të vdekshmërisë, edhe kur rastet kanë njohur rritje të frikshme (gjatë verës në Britaninë e Madhe, për shembull).

Për këtë arsye, bazuar në informacionet më të mira që disponojmë, rekomandimi është i qartë:

Kushdo që dëshiron të ulë riskun personal duhet të vaksinohet me një prej vaksinave cilësore, Pfizer, Moderna, Astra Zeneca ose Johnson & Johnson.

Kjo vlen sidomos për personat që nuk e kanë kaluar COVID-in, si dhe për ata persona që janë vaksinuar me vaksina të pasigurta. Sidoqoftë edhe kategori të tjera përfitojnë nga vaksina (gjithmonë nëse dëshirojnë të kenë një mbrojtje më të sigurt):

1. Personat e shëruar nga COVID-i, duke nisur nga gjashtë muaj pas shërimit. Një dozë e vetme e vaksinës, e forcon edhe më tej imunitetin e tyre.

2. Personat e vaksinuar me Pfizer ose Moderna tek të cilët ka kaluar gjashtë muaj nga doza e dytë. Këta persona gjithashtu përfitojnë nga një dozë e vetme.

3. Fëmijët mbi 12 vjeç, kur vetë fëmija, prindi dhe mjeku janë në një mendje dhe dëshirojnë ta aplikojnë vaksinën.”-shkruan Erion Dasho.

LEXO EDHE:  Pandemia jashtë kontrollit/ Dasho del me reagimin e fortë: Testoni o të paaftë!

Më tej, ai rendit faktet se përse është kundër vaksinimit me detyrim.

“PËRSE “DETYRIM JO”?

Studimet dhe observimet e fundit tregojnë disa tendenca që duhen analizuar me kujdes:

1. Virusi SARS-CoV-2 nuk është i qëndrueshëm. Variantet alfa, beta, gama dhe delta, si dhe shumë variante më pak të përhapur flasin se nuk përjashtohet mundësia që edhe në të ardhmen të dalin variante që i shpëtojnë mbulesës imunitare që krijon vaksina.

2. Efekti mbrojtës i vaksinave (të paktën Pfizer dhe Moderna, si tregoi shembulli i Izraelit) ulet me kalimin e kohës. Pra vaksina nuk ofron mbrojtje të përjetshme.

3. Edhe personat e vaksinuar, kur sëmuren, luajnë të njëjtin rol me të pavaksinuarit në transmetimin e mëtejshëm të infeksionit.

4. Lidhur me imunitetin natyror, ende nuk kemi njohuri të plota. Ka studime shpresëdhënëse që flasin për imunitet afatgjatë, për faktin se mbrojtja natyrore është superiore ndaj asaj të ofruar nga vaksina, por këto studime ende nuk janë kthyer në politika. Derisa kjo të ndodhë, duhet pritur.

Në kushtet kur nuk janë sqaruar pikat e mësipërme, nuk mund të ndiqet kurrsesi praktika imunizuese që ndiqet për linë, fruthin, poliomelitin, etj. vaksinat kundër të cilëve ofrojnë mbrojtje afatgjatë (madje edhe të përjetshme).

Kur “detyrojmë” një person të bëjë vaksinën e fruthit, këtë e bëjmë sepse kjo vaksinë është PROVUAR PA ASNJË DYSHIM se të mbron për dekada të tëra. Për vaksinën e COVID-it ende nuk mund të themi të njëjtën gjë!

Për të gjithë këto arsye dhe me ndërgjegje të qetë profesionale, unë i rekomandoj kujtdo që ka dëshirë të dëgjojë dhe të ndjekë rekomandimet e mia:

VAKSINIM PO! DETYRIM JO!”-përfundon postimin e tij Erion Dasho./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Manastirliu nis aksionin për vaksinimin anti-Covid/ Troket derë më derë në shtëpitë e qytetarëve të Fierit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga fshati Portëz në Fier, në kuadër të aksionit të vaksinimit në çdo komunitet, ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë strukturave vendore për intenfisikimin më tej të vaksinimit antiCOVID.

Eshtë e rëndësishme trokitja derë më derë, të gjithë ata që nuk janë vaksinuar ende duhet që të vaksinohen dhe plani ynë i cili tashmë kalon në këtë fazë të re, ku bashkë me të gjithë personelin shëndetësor, përfshihen edhe të gjithë drejtuesit lokalë, përfshihen administratorë të njësive administrative, përfshihen kryepleqtë, përfshihen ata që kanë kontakte direkte me komunitetin, i jep një vlerë të shtuar të gjithë këtij procesi“, nënvizoi Manastirliu.

Duke e konsideruar një detyrë qytetare, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se vaksinimi derë më derë nga njësitë e lëvizshme do të intesifikohet në gjithë vendin.

Vaksinimi është një detyrë dhe përgjegjësi e të gjithëve, ashtu sikurse është një detyrë e të gjithë komunitetit që të kontribuojë dhe kujdese për të gjithë ata të cilët ende nuk janë vaksinuar dhe ti tregojë shembullin dhe nëpërmjet shembullit mund të arrijmë të shumëfishojmë ata të cilët vaksinohen dhe patjetër duke shumëfishuar përpjekjet tona dhe përpjekjet tona sikurse po e tregojnë janë në të gjithë vendin me personel të dedikuar për njësitë e terrenit, të cilët janë duke vaksinuar derë më derë nëpërmjet njësive të lëvizshme“, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  Pandemia jashtë kontrollit/ Dasho del me reagimin e fortë: Testoni o të paaftë!

LEXO EDHE:  Rama i ‘tërheq veshin’ Kryemadhit/ Ke patur dalje spektakolare, kujdes!



Ministrja e Shëndetësisë tha se aksioni ndaj vaksinimit antiCOVID minimizon rrezikun për çdo qytetar para sezonit të dimrit.

Shumë i rëndësishëm ky proces për të vaksinuar, për kujdesin shëndetësor që na duhet sepse dimri është tek porta. Qoftë COVID-19, qoftë gripi stinor do të ketë një impakt. Ne duhet të reduktojmë rrezikun dhe e minimizojmë atë nëpërmjet bërjes së vaksinës dhe kjo është e rëndësishme për t’u transmetuar tek të gjithë“, u shpreh Manastirliu.

Deri tani në vendin tonë janë kryer 1,789,592 vaksinime, 828,940 qytetarë i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës ndaj COVID19.

Gjithashtu prej ditës së hënë nis java e vaksinimit të studentëve (11-17 tetor) dhe vaksinimi do të kryhet në fakultetin ku studion, strukturat  shëndetësore me dekanatet dhe rektoratet kanë përpiluar dhe miratuar kalendarin e vaksinimit antiCOVID. Kanë mbërritur në vendin tonë deri tani 2,262,960 vaksina./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Pse kaq shumë njerëz kanë dhimbje shpine?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Dhimbja e shpinës, është një shqetësim tepër i zakonshëm tek njerëzit. Sipas një studimi të vitit 2006 në revistën “Spine”, 26 për qind e amerikanëve raportojnë të paktën 1 ditë probleme me shpinën brenda një periudhe 3-mujore.

Ndërkohë, sipas një studimi të vitit 2014 në revistën “Annals of the Rheumatic Diseases”, dhimbja e shpinës është gjithashtu shkaku kryesor i aftësisë së kufizuar në të gjithë globin.

Po pse njerëzit kanë kaq shumë dhimbje shpine?

“Sepse ne ecim mbi 2 këmbë”- thotë Xheremi De Silva, paleoantropolog në Universitetin Dartmauth.

De Silva shton para se njerëzit të fillonin të ecnin drejt, paraardhësit tanë gjitarë vrapuan me 4 këmbë për dhjetëra miliona apo edhe qindra miliona vjet. Gjitarët me këtë formë trupi kanë një shtyllë kurrizore horizontale, e cila shërben si një “urë e varur”, që mban lart bustin e tyre.

Rreth 7 milion vjet më parë, paraardhësit njerëzorë zhvilluan një qëndrim më të drejtë të trupit. Shpina e tyre u bë vertikale, duke i lejuar ata që të lëvizin mbi dy këmbë. Ekspertët nuk bien dakord se pse njerëzit evoluan për t’u bërë dykëmbësh.

Por një nga teoritë kryesore është se ajo ndihmoi në kalimin nga xhunglat në savanë. Edhe pse kjo lloj përshtatjeje i ndihmoi njerëzit të lulëzojnë, ajo ndodhi me disa kosto. “Për shkak se evolucioni mund të funksionojë vetëm me anatomitë dhe format para-ekzistuese, ne kemi shpinën që i është përshtatur evolucionit. Ky proces ka ndodhur shumë mirë. Por kjo nuk do të thotë që ne nuk kemi probleme. Evolucioni të bën të aftë të mbijetosh. Por nuk sjell në çdo rast rehati”- thekson De Silva.

Ndërkaq Brus Latimer, antropolog fizik në Universitetin “Case Western Reserve” në Ohajo, e përshkroi shtyllën kurrizore si një seri gotash (rruazat) dhe pjatash (disqet midis rruazave) të balancuara njëra mbi tjetrën.



Shumica e njerëzve kanë 24 nga këto rruaza dhe 23 disqe. Ligamentet dhe muskujt ndihmojnë në stabilizimin e shtyllës, por për shkak se është vertikale, disqet janë të prirura që të rrëshqasin. Edhe lakimi natyral i shtyllës kurrizore të njeriut, shkakton jo pak probleme.

Shpina lakohet për të balancuar peshën, për të lejuar fleksibilitet, dhe për të shmangur bllokimin e kanalit të lindjes. Por për shkak të këtij lakimi, njerëzit janë të ndjeshëm ndaj zhvillimit të përkuljeve më të mëdha, të tilla si kyfoza (një lakim i jashtëm i shpinës së sipërme) apo skolioza (një lakim anësor i shtyllës kurrizore), thekson De Silva.

LEXO EDHE:  Infektohet me koronavirus mjekja kardiologe në Elbasan

LEXO EDHE:  Infektohet me koronavirus mjekja kardiologe në Elbasan

Në secilën kthesë, shpina është gjithashtu e prirur për fraktura. Një rol luan edhe jetesa moderne në vendet e industrializuara. Muskujt bazë e stabilizojnë shpinën, por shumë njerëz kanë seksione të mesme të dobëta. “Nëse qëndroni ulur në një tavolinë gjatë gjithë ditës, dhe nuk po punoni me muskujt e poshtëm të shpinës, atëherë ato tendosen lehtësisht”- thotë De Silva.

Edhe pse ka shumë faktorë, fajtori kryesor është evolucioni, thekson eksperti. Tek e fundit, paraardhësit tanë të lashtë, përfshirë Australopitekun e famshëm, Lusi, kishin gjithashtu probleme me shpinën, sipas një studimi të vitit 1983 në “American Journal of Physical Anthropology”.

Gjithsesi, jo të gjithë gjitarët që ecin mbi 2 këmbë kanë aq dhimbje shpine sa njerëzit. Disa zogj të mëdhenj tokësorë, si strucët, ecin drejt pa shumë probleme mbi 2 gjymtyrë. “Me sa di unë, strucët nuk kanë shumë probleme me shpinën”- thekson De Silva.

Një arsye pse shtylla kurrizore e këtij zogu është më shumë diagonale sesa vertikale, ndaj ajo mund të veprojë më shumë si një “urë e varur” sesa një “kullë” e ndërtuar me “gota” dhe “pjata”. Ndërkohë, struci ka pasur shumë më tepër kohë për të evoluar sesa ne njerëzit./ Livescience.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Mbi 440 raste të reja me Covid, ja sa persona humbën jetën sot

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3500 testime, kanë rezultuar pozitivë 445 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 7 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:192 qytetarë në Tiranë, 37 në Fier, 22 në Shkodër, nga 17 qytetarë në Kamëz, Krujë, 16 në Lushnje, nga 13 qytetarë në Elbasan, Durrës, 9 në Korçë, nga 7 qytetarë në Sarandë, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Kukës, Berat, Dimal, nga 5 qytetarë në Gramsh, Cerrik, Kavajë, Lezhë, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Has, Divjakë, Vlorë, Librazhd, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Mallakastër, Roskovec, Kurbin, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Dibër, Patos, Devoll, Kolonjë, Poliçan, nga 1 qytetar në Skrapar, Kuçovë, Pogradec, Konispol, Mat, Bulqizë, Rrogozhinë.

Janë 7548 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 170 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 26-78 vjeç, 1 qytetar nga Durrësi 53 vjeç, 1 qytetar nga Berati 81 vjeç dhe 1 qytetar nga Vlora 86 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

LEXO EDHE:  Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta doktor Adhon Polena

LEXO EDHE:  Pandemia jashtë kontrollit/ Dasho del me reagimin e fortë: Testoni o të paaftë!



Janë shëruar 849 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 163,867 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 445
Të shëruar në 24 orë 849
Të shtruar në spitale 170
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3500

Testime totale 1,231,564
Raste pozitive 174,168
Raste të shëruara 163,867
Raste Aktive 7548
Humbje jete 2,753

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3343
Durrës 885
Fier 700
Shkodër 604
Vlorë 434
Elbasan 377
Berat 266
Lezhë 259
Gjirokastër 226
Kukës 168
Korçë 152
Dibër 134

LEXO TE PLOTE