Connect with Us

Surprizon Panucci: Jam madrilen, por më vjen keq për Barcelonën

La Liga

Surprizon Panucci: Jam madrilen, por më vjen keq për Barcelonën

Publikuar

-

Ish-trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, ka folur për situatën në të cilën ndodhet Barcelona. Në fjalët e tij, tekniku italian tha se ndonëse është tifozët i Real Madrid, nuk është i lumtur me gjendjen e katalanasve.

Unë jam madrilen dhe e di që madrilenët do të jenë të lumtur, por unë nuk jam i tillë. Më pëlqen të shikoj futboll kur luhet mirë. Barça gjithmonë bënte shfaqje dhe më pëlqen ta shikoj. Koeman? Momente të këqija vijnë për të gjithë. Llogaritë bëhen në mars ose prill. Koeman po punon me shumë vështirësi sepse Messi u largua dhe pa atë në dhomën e zhveshjes është situatë tjetër. Largimi i Messit nuk është pozitiv.”, u shpreh Panucci.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

La Liga

Klubi i La Ligës “djeg” parashikimet, shkarkon trajnerin pas 8 ndeshjesh pa fitore

Publikuar

-

Nga

Starti tejet i dobët i kampionatit ka bërë që drejtuesit e Levantes të reflektojnë dhe të shkarkojnë trajnerin Paco Lopez, i cili është në krye të pankinës që prej vitit 2018.

Trajneri 54-vjeçar ka bërë mjaft mirë në sezonet paraardhëse, megjithatë këtë aktualin e nisi me katër barazime dhe po kaq humbje, teksa nuk ka arritur të fitojë asnjë nga 8 ndeshjet e para të kampionatit.



Humbja e fundit e Levantes u regjistrua të shtunën në transfertën ndaj Mallorcës, teksa Lopes e lë klubin valencian në vendin e parafundit të renditjes dhe në orët e ardhshme pritet të mësohet edhe emri i trajnerit të ri që do të drejtojë skuadrën.

Shkarkimi i 54-vjeçarit spanjoll ishte disi i befasishëm dhe ka “djegur” parashikimet, që listonin si favorit holandezin e Barcelonës, si trajnerin e radhës që do të shkarkohej në La Liga.

LEXO TE PLOTE

La Liga

“Ishte mushkëri”, mediat spanjolle lavërojnë Keidi Baren pas fitores me Realin

Publikuar

-

Nga

Ndeshja e Keidi Bares ndaj Real Madrid ka qenë për t’u vënë kornizë dhe këtë e thonë edhe mediat sportive ne Spanjë, të cilat kanë vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të mesfushorit shqiptar në sfidën që Espanjol fitoi me shifrat 2-1.

Bare ishte ai që dha pasimin për golin e dytë të shënuar nga Vidal, por sipas mediave spanjolle, kontributi i tij më i madh ishte ai që bëri duke vrapuar kudo e frenuar aksionet e rrezikshme të madrilenëve.

“Mushkëria. Luftoi me të gjithë dhe me gjithçka, duke dhënë shpirtin, duke ndihmuar në mbrojtje dhe pas shpinës së Darder e Melenendo. Shpërthyes”, shkruante “Mundo Deportivo” në vlerësimet për sfidën e kësaj të diele.



“Tregoi edhe një herë se është i pandalshëm. Përshkroi gjithë mesin e fushës dhe ishte i vëmendshëm ndaj pjesës më të madhe të aksioneve për të mbuluar zonat dhe për të bërë trysni. E mbylli ndeshjen i stërlodhur dhe me ngërçe”, shkruante “AS:” në vlerësimet për lojtarët.

Ndërsa “El Desmarque” i vendosi atij notën 7 për atë që dhuroi në fushë. “Vodhi disa herë topin nga kundërshtarët, i ndaloi Benzema që të hynte në lojë në zonën e gjysmësulmuesit dhe përveç kësaj, krijoi disa aksione sulmuese “, shkruante portali i njohur.

LEXO TE PLOTE

La Liga

VIDEO / Keidi Bare bëhet protagonist me asist, Espanjoli mund Real Madridin

Publikuar

-

Nga

Fitorja e dytë e këtij sezoni për skuadrën e Espanjol nuk mund të vinte ndaj një kundërshtari më të mirë. Skuadra katalanase, pjesë e të cilës është edhe Keidi Bare, ka mundur sot me shifrat 2-1 Real Madridin dhe mesfushori shqiptar ishte protagonist i këtij suksesi.

Bare ishte rreshtuar mes titullarëve në këtë takim, ku Espanjoli para tifozëve të vet bëri gjithçka mirë që në pjesën e parë duke mbajtur larg madrilenët dhe duke goditur me kundërsulm me De Tomas, i cili tundi rrjetën në minutën e 17.

Reali vazhdoi të vuante në krijimin e aksioneve ndërsa Espanjoli me kundërsulm rrezikoi portën e Kurtua, në një të tillë në minutën e 60, Bare pasoi për Vidal dhe ky i fundit përshkroi gjysmën e fushës për të hyrë në zonën kundërshtare dhe shënuar golin e 2-0.

Espanjoli më pas shpërdoroi dy mundësi të tjera të arta, ndërsa Benzema ktheu në lojë skuadrën e tij me një gjuajtje mjeshtërore nga jashtë zonës. Madrilenët tundën edhe dy herë të tjera rrjetën me Benzema dhe Hazard, por në të dy rastet goli i anulua për pozicion jashtë loje. Espanjol rezistoi deri në fund dhe siguroi këtë fitore të artë për klasifikimin e sidomos për moralin. pasi kanë mundur një pretendent për titullin kampion.



ESPANJOL-REAL MADRID 2-1

De Tomas 17′, Vidal 60’/ Benzema 71′

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: