LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Spaleti është trajner i vërtetë“, Reja i ndjek nga pas të kaltrit: Napoli mund të luftojë për vendet e larta

22 Shtator 2021, 09:36, Sport CNA
“Spaleti është trajner i vërtetë“, Reja i ndjek

Napoli mori një fitore tejet bindëse mbrëmjen e shkuar, kur mposhtën Udinezen me shifrat e thella 4-0. I pranishëm në stadium ka qenë edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja. Ish-kreu i pankinës së të kaltërve ka dhënë një prononcim për ?Radio Kiss Kiss?, ku shpreh kënaqësinë e të parit na afër Napolin.

?Ishte bukur të shihje Napolin drejtpërdrejt, më pëlqeu shumë loja. Spaleti është një trajner i vërtetë, i cili përqendrohet më shumë në lojën vertikale sesa në zotërimin e topit. Fabian bëri një paraqitje të shkëlqyer, por si të gjithë shokët e tij. Anguisa është njeri shtesë i këtij Napoli që mund të luftojë për pozitat e larta?, ka thënë Edoardo Reja.

Lajmet e fundit nga