Connect with Us

Sot ‘Dita pa makina’/ Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve

Sociale

Sot ‘Dita pa makina’/ Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve

Publikuar

-

cna sociale

Në periudhën 16-22 Shtator të çdo viti, me nismën e Bashkimit Europian, organizohet “Java Europiane e Qarkullimit”, e cila finalizohet me datën 22 Shtator, me ditën “Në qytet pa makinën time”.

Në kuadër të kësaj jave edhe Bashkia e Tiranës ka rikthyer më 22 shtator nismën “Dita pa Makina”, për të ndërgjegjësuar qytetarët që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre.

Për një aktivitet të qetë janë marrë masa  për kufizimin e qarkullimit të automjeteve nga ora 08:00 deri në orën 14:00, në disa prej rrugëve të qytetit.

Kjo nismë europiane e ka zanafillën në Francë në 1998. U deshën vetëm katër vjet që ajo të bëhej një nga manifestimet me përfshirjen më të madhe në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Qëllimi i nismës evropiane është pikërisht ndërgjegjësimi për ndërmarrjen e politikave të sukseshme urbane nga vendimamrrësit për të mundësuar rritjen e vëllimit të transportit me mjete miqësore me mjedisin.

LEXO EDHE:  Foto- Siguria rrugore/ Sinjalistikë e re për ndarje korsish në hyrje të Kombinatit

 Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do bëhet si më poshtë:

  • Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.
  • Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”

2.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.

3.Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:

  • Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”
  • Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”

4.Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Foto-Korça zgjohet në bardhësi/ Nisin reshjet e para të borës

Publikuar

-

Nga

Qarku i Korçës është zgjuar mëngjesin e sotëm, i veshur me vellon e bardhë të borës.

Temperaturat në Juglindje kanë rënë në nivelet 3°C.

Reshje bore, raportohet se  ka pasur edhe  në Malin e Gramozit në Kolonjë, në Mokër të Pogradecit, në fshatin Panarit dhe Shtyllë, Dardhë e Voskopojë.



Nuk raportohen probleme me qarkullimin, pasi reshjet e borës kanë qenë të lehta.

LEXO EDHE:  Erion Veliaj, a mund të lahet gjaku i Ardit Gjoklajt me sulme ndaj biznesit?!

LEXO EDHE:  Skandali/ Firma me dokumenta false në garë për pastrimin e Tiranës

Por, drejtuesit e automjeteve paralajmërohen që të mos lëvizin pa zinxhirë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Reshje intensive në jug dhe dëborë në lartësitë mbi 1000 m/ Njihuni me parashikimin e motit për sot

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Territori Shqiptar do të jetë në dominimin një sistem i dendur vranësirash, i cili do të gjeneroj reshje të kosiderueshme.

Zonat Veriore dhe Qëndrore do të jenë me reshje me intensitet të ulët dhe mesatar. Ndërsa në zonat Jugore reshjet do të jenë edhe me intensitet të lartë. Ky sistem vranësirash pritet të sjelli reshje dëbore në zonat malore Verilindore dhe Lindore.

LEXO EDHE:  “Vjedhjet klamoroze të qeverisë”/ Berisha denoncon prokurimet me rrugët

LEXO EDHE:  “Vjedhjet klamoroze të qeverisë”/ Berisha denoncon prokurimet me rrugët



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi VeriLindor duke sjell në det dallgëzim mbi 5 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shi dhe borë/ Bien ndjeshëm temperaturat

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Vendi ynë në pjesën do të jenë me kthjellime dhe vranësira të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore. Parashikohet që në pjesën e dytë sjell shtim të vranësirave duke rrezikuar reshje shiu në të gjithë vendin, më problematike situata paraqitet në zonat Jugore.

Në ndikimin e vranesirave dhe shirave mbetemi edhe gjatë natës. Në zona të thella malore do të ketë reshje të pakta dëbore.

LEXO EDHE:  Shifrat/ Eurostat: Shqipëria me më pak kilometra rrugë ndër vendet e Rajonit

LEXO EDHE:  “Vjedhjet klamoroze të qeverisë”/ Berisha denoncon prokurimet me rrugët



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen mëngjes, por rriten lehte në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë gjate dites me shpejtësi 25 km/h, por forcohet natën duke arritur deri ne 60 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjell në det dallgëzim të lartë./CNA.al

LEXO TE PLOTE