LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata pandemike në Kosovë/ Ja persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve

22 Shtator 2021, 13:54, Kosova & Bota CNA
Situata pandemike në Kosovë/ Ja persona kanë humbur jetën

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së Covid-19.

Sipas njoftimit zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 160 qytetarë të infektuar. Ndërkohë 5 qytetarë kanë humbur jetën nga Covid-19.

Lajmi i mirë është se janë shëruar 1.039 qytetarë, ndërsa ky numër që prej fillimit të pandemisë ka arritur në 149.820.

Sa i përket numrit të rasteve aktive ai është 6.751./ CNA.al

Lajmet e fundit nga