Connect with Us

Shtimi i rasteve me Covid/ Mblidhet Komiteti i ekspertëve

Shëndeti

Shtimi i rasteve me Covid/ Mblidhet Komiteti i ekspertëve

Publikuar

-

Masa të reja shtrënguese?/ Sot mblidhet Komiteti i Ekspertëve

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë sot në një konferencë për media për të informuar mbi situatën aktuale të përhapjes së virusit si edhe të procesit të vaksinimit

Drejtoresha e Institutit të Kujdesit Shëndetësor Fico ka thënë se situata ka përsuar ndryshime të ndjeshme, për shkak të shtimit të rasteve.

“Në 51 bashki ka përhapje të virusit. Në total 33% e popullsisë shqiptare është vaksinuar me dy doza”, ka thënë Albana Fico./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Komiteti i ekspertëve bëri gafën e radhës/ Erion Dasho në krah të studentëve

Publikuar

-

Nga

“cna lajme shendet

Eksperti i Institutit të Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka dalë kundër vaksinimit me detyrim të studentëve.

Sipas Dashos, komiteti i të ashtuquajturve “ekspertë”  ra në gafën e radhës.

Dje mbi gjysma e studentëve u tentua të lihej jashtë auditorëve. Një ligj i mbrapshtë kërkon që studenti të paraqesë certifikatën e gjelbër lidhur me COVID-in, ku si alternativë e vetme ndaj vaksinimit dhe shërimit jepet testi i përjavshëm PCR.

Sërish komiteti i të ashtuquajturve “ekspertë” bie në gafën e radhës. Testi PCR ka botërisht një vlerë 72 orëshe ose tre ditore, ndërkohë që java ka 5 ditë. Një student që duhet të paraqesë testin të hënën, duhet të testohet të shtunën ose të dielën dhe, rrjedhimisht, vlera e testit skadon të hënën ose të martën.

Duke prodhuar urdhërin e fundit të çuditshëm dhe kontradiktor, ministria e të paaftëve dhe komiteti i amatorëve thjesht kanë krijuar një situatë ku edhe vetë studentët që besojnë tek vaksinimi janë duke kundërshtuar procesin e vaksinimit të detyrueshëm.”, shkruan  Dashon në rrjete sociale.

Më tej ai shtron pyetjes se a ka vlerë vaksinimi i studentëve?

Dhe sipas tij, sigurisht që po, por këtë vlerë e materializojnë vende si Gjermania, Italia, Franca, etj.

Vende ku studenti gjatë udhëtimit për në shkollë nuk ngjeshet në autobuzët skandalozë të Tiranës, ku rreziku për t’u infektuar është shumë më i lartë se në auditor.

Vende ku studentit i kërkohet green pass jo vetëm për të hyrë në auditor, por edhe për të hyrë në bar, restorant, palestër, pishinë, teatër, etj.

Vende ku studenti nuk ka parë vaksinat që vinin me çantë sepse kryeministrit i duhej shoë i radhës.

Vende ku origjina e vaksinave është e sigurt dhe ato certifikohen nga autoritete të besueshme si EMA, FDA, etj.

Vende ku fushata e vaksinimit nuk hapet për fushatë elektorale duke ja bërë të qartë publikut se qeverisë i intereson ashiqare vota dhe jo jeta e qytetarëve.

Vende ku njerëzit nuk u lanë të vdisnin në shtëpi, duke u mashtruar me numrin e të sëmurëve dhe të vdekurve.



Me një fjalë, vaksinimin mund ta sanksionojnë vende serioze dhe jo republika bananesh sikundër e ka katandisur Shqipërinë Borati dhe puthadorët e vet.

Për të gjithë arsyet e sipërpërmendura, qeveria e demagogëve, ministria e të paaftëve dhe komiteti i amatorëve i kanë humbur studentët. Studentët nuk besojnë më dhe do të ndjekin çdo rrugë për të mos ju bindur urdhërave qesharakë dhe lehtësisht të kundërshtueshëm.

Në këto kushte, beteja me studentët është e humbur. Shumë shpejt burokratët e paaftë do të tërhiqen dhe studentët do t’u kthehen auditorëve sigurisht pa u detyruar të vaksinohen”, shkruan më tej Dasho..

LEXO EDHE:  Vaksina e koronavirusit, ARN e dërguar/ A është kjo terapi gjenike?

LEXO EDHE:  Rëndohet situata nga koronavirusi/ Mali i Zi vendos orën policore

Cila duhet të jetë zgjidhja?”, është pyetja që shtrohet më tej prej tij.

“Zgjidhja është fare e thjeshtë. Alternativa ndaj certifikatës së vaksinimit duhet të jetë një metodë e cila të japë garanci të njëjtë se personi është i sigurt në raport me COVID-in, të jetë teknikisht e lehtë për t’u realizuar dhe të jetë e përballueshme financiarisht.

Testi PCR një herë në javë nuk plotëson asnjë prej këtyre kushteve. Ai ofron garanci vetëm të hënën dhe të martën, realizohet vetëm në laboratorë të specializuar dhe kushton minimumi 30 euro për test, e përkthyer kjo në një kosto mujore prej 120 euro.

Nga ana tjetër, një test komercial antigjeni me vetë-aplikim është një alternativë po aq e besueshme sa edhe vaksina. Duke qenë se ky test e ka vlerën 48 orë, ai duhet kryer tre herë në javë (të hënën, të mërkurën dhe të premten para hyrjes në auditor).

Sot në Europë një test i tillë kushton 50 cent. Bazuar mbi këtë çmim, kosto e testimit të një studenti do të ishte 6 euro në muaj dhe testimi bëhet në auditor 5 minuta para nisjes së orës së parë të mësimit. Kjo praktikë ndiqet sot në shumë shkolla europiane.

Të paaftët e komitetit të buratinëve politikë dhe të ministrisë nuk kanë nevojë të rishpikin rrotën. Mjafton të marrin përvojat e mira të botës dhe t’i aplikojnë. [Në fakt, nëse do ta kishin bërë këtë gjatë gjithë pandemisë, Shqipëria nuk do të ishte nga vendet me numrin më të lartë të vdekjeve në botë.

Në vend që të armiqësohen me studentët dhe të krijojnë në popullatë një frymë tensioni dhe mosbesimi të mëtejshëm lidhur me vaksinimin, ata i kanë të gjithë mundësitë të bëjnë pikërisht të kundërtën.

Veçse kjo kërkon që, për herë të parë gjatë pandemisë, ata të marrin një vendim jashtë dirigjimit dhe urdhërave të padronëve politikë, ashtu si për fat të keq kanë bërë nga dita e parë e pandemisë deri më sot.

A do të jenë të aftë vallë?”, përfundon Dasho, reagimin e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Nga Gëzim Xhepa/ Jo vaksinim i detyruar, por vaksinim i kontrolluar

Publikuar

-

Nga

cna lajme shendeti

Të nderuar kolegë, jam i detyruar tu dal në krah studentëve, përpara një agresioni global antimjekësor në shkelje totale të parimeve bazë të vaksinimit për imunitetin e përkohshëm. Tashmë politika botërore ka kapërcyer caqet dhe e ka transformuar mjekësinë në marionetë të rendit të ri global. Ashtu si për sëmundjen dhe për vaksinimin, në mënyrë të qëllimshme po anashkalohet mjeku i familjes, i cili është i vetmi që mund të vlerësojë kush duhet të bëjë vaksinë dhe kur duhet të bëjë vaksinë. Në vaksinimin e detyruar po shkelen si parime mjekësore:



  1. Nuk ka vlerësim paraprak të situatës imunitare të organizmit, prezencës ose jo të antitrupave, dhe nuk ka asnjë studim për nivelit të prezencës së tyre që imponon, apo ndalon aplikimin e vaksinës. Aq me teper marionetat politike pseudomjekesore ne nonsens logjik dhe moral pretendojne se imunizimi natyror nga vete virusi, eshte deficitar ne raport me imunizimin post vax.
  2. Nuk ka arsyetim përse duhet të aplikohet një vaksinë me imunizim të përkohshëm, në grupe që nuk janë të riskuar nga sëmundshmëria. Dikur thuhej se aplikimi i vaksinës duhej të bëhej në këto mosha se ndërpriste zinxhirin e transmetimit, që tashmë kjo teori nuk ekziston pasi si të vaksinuarit dhe të pavaksinuarit janë njëlloj shpërndarës të infeksionit.
  3. Nuk ka sens mjekësor logjik imponimi i aplikimit të testit, në studentë që nuk pranojnë vaksinimin. Përveçse një levë dhunimi ekonomik për të imponuar aplikimin e detyruar të vaksinës, ky test nuk ka asnjë vlerë për pranimin e studentëve në auditor, se të dy grupet të vaksinuar, apo të vaksinuar janë njëlloj mbartës dhe transmetues, dhe në këtë transmetim nuk riskohen studentët e vaksinuar, por të pavaksinuarit. Pra është non sens mos pranimi i studenteve të pa vaksinuar pa test në auditor.
  4. Problemi tjetër që kam ngritur prej kohësh është stimulimi monoklonal në vaksinime të përsëritura, që imponon imunizimi i përkohshëm, çfarë pasojash sjell në organizëm. Tashmë shihen se niveli anticorpal, pas vaksinimeve po kap 100 fishin e normës së imunizimit. Të nderuar kolegë provaks dhe që e njihni imunologjinë më mirë se mua si kirurg, kush ju ka garantuar që nuk ka konfigurim të ngjashëm proteinik në indet e organizmit, me pasojë reaksione agresive autoimunitare, me pasoja serioze në organizmat e reja të cilëve po u këshilloni aplikimin e vaksinës, pa asnjë përfitim personal për shëndetin e tyre.
  5. Kush nga ju të nderuar kolegë, përjashton mundësin e problematikave serioze në popullatat limfocitare të stimuluar prej antikorpeve monoklonalë. A ekziston risku i limfoblastomave.
  6. Së fundi, në skemat terapeutike të këtij virusi janë imporkoruar si këtu ashtu edhe në botë kortizonikë, që dëshmon edhe për potencën autoimune të kësaj sëmundjeje, gjë që mbështetet dhe nga piku i saj javën e dytë, dhe jo javën e parë si në infeksionet virale me virulencë të lartë. Një pyetje naive për pseudoekspertët marionetë: A po riskoni duke nxitur me anë të vaksinave të përsëritura, sidomos me stimulim monoklonal, agresivizimin e reaksioneve autoimune?

TË NDERUAR KOLEGË DHE EKSPERTË LEJOJINI STUDENTËT NË VULLNETIN E TYRE TË LIRË TE VENDOSIN, OSE JO NË APLIKIMIN E VAKSINËS…, mos të krijojmë premisat e Sindromit të Talidomidit që për 30 vite u konsiderua si preparat i zgjedhur i ndërprerjes së të vjellave të shtatzënisë, dhe vetëm pas 30 vitesh u vërtetua lidhja ndërmjet bebeve monstra pa gjymtyrë të prodhuara prej tij dhe vetë preparatit të konsideruar si preparat i shekullit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Green Pass për të hyrë në auditore, por jo në kafene/ Bino ia kalon përgjegjësinë Komitetit

Publikuar

-

Nga

Shumë shtete pezullojnë përdorimin e AstraZeneca/ Silva Bino del garant: Është e sigurtë

Shefja e Epidemioligjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, në një lidhje me ‘Opinion’, ku po diskutohet për vaksinimin e detyruar të studentëve, u pyet nga moderator Blendi Fevziu se pse green pass po kërkohet vetëm në auditore dhe jo në kafene ku rrin shumica e shqiptarëve.

Bino u përgjigj shkurt duke thënë se ky vendim merret nga Komiteti dhe jo nga ajo apo Ministria.

“Po ta kërkonim green pas në kefene do ishte një debat shumë i madh këtu.

Këto janë vendime që po merren hap pas hapi. Merren nga Komiteti Ekspertëve për Vaksinimin.



LEXO EDHE:  “Po luftohet me të njëjtën armë të dështuar ndaj Covid”/ Mjeku thirrje kolegëve: Hiqni 'syzet e miopisë'

LEXO EDHE:  Faza finale e vaksinës në SHBA për 30 mijë vetë/ Gjysma e tyre do të marrin ujë me kripë

Nuk merren as nga unë as nga Ministria.

Të rinjtë qoftë në auditore qoftë në vende të tjera duhet të vaksinohen.

Këto po e bën e gjithë bota e qytetëruar pse mos e bëjnë edhe studentët tanë”, tha Bino./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE