Connect with Us

Polemikat dhe VAR në Shqipëri, Sokol Jareci: Nuk pretendojmë më të mirën, rasti Ngoo ishte penallti

Sport

Polemikat dhe VAR në Shqipëri, Sokol Jareci: Nuk pretendojmë më të mirën, rasti Ngoo ishte penallti

Publikuar

-

Shefi I arbitrave në FSHF, Sokol Jareci ka treguar dy javët e para të VAR në futbollin shqiptar. Për moderatoren Enxhi Biba, Jareci ka shpjeguar se rastet e dyshimta të javëve të para duhen analizuar, teksa për momentin e diskutuar të Ngoo faji ishte I arbitrit në VAR që nuk ndërhyu, pasi ishte 11 metërsh.

Të kënaqur me VAR-in? -Kemi vetëm dy javë dhe nuk pretendojmë të kemi bërë më të mirën e mundshme. Arbitrat dhe VAR-i vetë kanë një vendimmarrje që cilësohet pozitive, dhe nga futbollistët, stafet e tifozët ka pasur përshtypje pozitive. Kemi problematika, pasi është java e dytë.

Vendimet- Ky sistem ka një lloj protokolli që merren vendimet. Është prej 4 vitesh që e shohim në TV, për ne që e shohim në televizor ishte pak më e thjeshtë futja në Shqipëri. Jo në të gjitha rastet, përveç zonës së penalltisë, është pjesë e vendimmarrjes së VAR-it. Bëhet fjalët për shkeljet që dukshëm nuk janë dhënë nga arbitri.

Rasti i penalltisë të padhënë ndaj Ngos?– Kjo ishte mangësia e sistemit VAR  ose e personit që ishte në VAR në këtë ndeshje, pasi nuk ka marrë të gjitha pamjet e ofruara nga transmetuesi pasi me të drejtë duhej akorduar. VAR-i duhet të gjente pamjen e duhur dhe ti sugjeronte arbitrin një penallti të mundshme, dhe në rast se do të bëhej do të jepej penallti pa hezitim.

Rasti i Dinamos dhe Kastriotit?- Në ndeshje Dinamo-Laçi goli i barazimit i shënuar nga Laçi ishte i dyshuar për pozicion jashtë lojë nga ana e sulmuesit i cili kërkonte interpretim por u gjykua saktë. Nuk kishim të bënim me një pengim të portierit nga sulmuesi. Ndërsa rasti tjetër, i ndeshjes mes Partizanit e Kastriotit bëhej fjalë për një penallti, ishte gabim i dukshëm i arbitrit, ishte rast që për disa është penallti për disa jo, kështu është diskutuar.

Dy rastet e tjera- Rast tjetër është ai i Tiranës, goli i anuluar për Tiranën. Është një rast që kërkon VAR dhe gjykimin e arbitrit, ndërsa vendimi ishte i saktë. Rasti i fundit ishte Skënderbeu-Partizani, penalltia për Partizanin. Arbitri e penallti dhe ndërhyrja e sistemit VAR nuk duhet të ndodhte pasi nuk kemi të bëjmë me një gabim.

Polemikat- Këto konsiderohen raste gri, në të gjithë botën ose në të gjithë eventet janë raste të vështira, i takojnë vetëm personit që është në VAR të gjykojë nëse kemi të bëjmë me gabime apo jo. Janë raste që përherë do të kenë diskutime dhe do të marrin vetëm vendimin e arbitrit në fushe duke lënë gjithmonë spekulime.

Dënimet për gjyqtarët– Sistemi VAR është për të shmangur gabimet në të shkuar, të cilat nuk është se kanë qenë shumë. VAR-i kërkon ta pastrojë futbollin, jo ta ndryshojë, të shmangë gabimet e vogla. Ka protokolle që janë për arbitrin në fushë dhe atë që ndodhet në VAR, çdo person do të marrë kostot e veta. Kemi komision në federatë që merret me këto punë, dhe në rast se gabohet dukshëm do të merren penalitete për arbitrat.

Rasti i fyrjeve të gjyqtarit në sfidën Dinamo-Laçi?– Kemi gjetur një mënyrë, ndodhi në vetëm një ndeshje. Nuk mund ta marrim në përgjithësi, do të marrim masa dhe vendosjen e monitorit do ta vendosim në zona të zbrazëta ku arbitrat mos të jenë në presion. Janë mësuar me presion, nuk është diçka e re, por në fund është vendimarrës dhe nuk duhet të ndikohet.  Stafi dhe lojtarët duhet të kenë parasysh pasi ka rregullore që i penalizon nëse ndërhyjnë.

Ndalesat e VAR-it?- Ndalesat janë të ndryshme, edhe si pasojë e vendimeve që merr vetë sistemi, dhe disa ndalesa janë të pashmangshme. VAR-i ka për detyrë të çekojë çdo situatë të dyshimtë, jo të gjitha tregohen në TV, pasi të gjitha situata kontrollohen gjatë lojës. Është dhe pjesa tjetër, zgjatja e kontrollit nga arbitri sepse bën vonesën, pritjen dhe ankthin për të gjithë, Ky është objektivi jonë, përpos vendimeve të sakta duhet të reduktojmë kohën e VAR-ir, është fenomen që kërkon eksperiencë. Do të minimizohet në javët në vazhdim.

Reagimi- Ka qenë pozitiv, nëse do të shmangeshin rastet e dyshimta s’do të kishte komente, kjo është dhe e bukura e futbollit, Në fund janë gjyqtarët që marrin vendimet”, tha Jareci.

   

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Interesim i madh për derbin Tirana-Partizani, zbulohet numri i biletave të shitura

Publikuar

-

Nga

Ndoshta edhe Air Albania nuk mjafton për të përballuar interesimin për derbin e Superiores, Tirana-Partizani. Interesi mbetet i madh për ndeshjen e kryeqytetit, megjithëse jemi ende në javët e para të kampionatit.



Pavarësisht punës që po bëhet mbi lëshimin e një rregulli të ri ku të hiqet kufizimi, për momentin duhet të respektohet ende 30% i lejuar nga Qeveria. “Supersport” raporton se deri në mbrëmjen e djeshme janë shitur 6.000 bileta për derbin, teksa kapaciteti është 22.000 vende.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Chelsea mbetet pa sulmues, tifozët duan rikthimin e Armando Brojës

Publikuar

-

Nga

Chelsea fitoi në mbrëmjen e djeshme ndaj Malmo në shifrat 4-0, por londinezët kishin edhe dy humbje të mëdha. Werner dhe Lukaku janë dëmtuar që në pjesën e parë duke dalë nga fusha e blertë.

Sulmuesit do të mungojnë për disa ndeshje sipas Tuchel, ndërsa Chelsea ka mbetur pa një sulmues të mirfilltë. Tifozët e londinezëve kanë kërkuar kthimin e menjëhershëm të Brojës nga Southampton.



Ky i fundit shkoi te klubi tjetër anglez dhe u huazua për një sezon. Mediat britanike tregojnë se me rregullat e Premier League, dëshira e tifozëve të Chelsea-t nuk mund të plotësohet. Londinezët mund ta kthejnë Brojën vetëm në janar dhe nëse gjejnë dakortësinë me Southampton.

LEXO TE PLOTE

Sport

Edhe Vitija nuk e bën dramë humbjen e fundit: Skënderbeu do ngjitet lart

Publikuar

-

Nga

Humbja në javën e fundit normalisht që ka trazuar ujërat në kampin korçar, që tashmë e shohin veten të renditur në vendin e parafundit të klasifikimit. Në kushtet kur ishte një takim deri diku përcaktues për vijimin e sezonit, edhe pse jemi herët, kjo ka sjellë një sërë reagimesh nga ana e tifozëve.

Përtej kësaj, ajo që djeg më shumë është humbja. Edhe për mbrojtësin kosovar, Leonat Vitija, është një rezultat i cili kurrsesi nuk pritej, por tashmë ndodhi dhe ekipi duhet të dijë të reagojë. Për Vitijan Skënderbeu nuk ka qenë në ditën e tij ndaj Kastriotit, ndaj kjo humbje ai mendon se do të shërbejë si një shkundje e gjendjes psikologjike të lojtarëve. Tani kërkohet reagimi në ndeshjet e radhës për të rikuperuar pikët e nevojshme pas pesë javëve të para të sezonit.



“Na vjen keq pasi është një humbje që duhej shmangur dhe na zbret më shumë në klasifikim. Për fat të mirë kemi kohë dhe javë përpara për të rikuperuar, prandaj nuk duhet ta bëjmë dramë. Tani duhet të ulim kokën dhe të punojmë duke filluar nga kjo javë e në vazhdim për të rikuperuar gjithçka që kemi humbur në këto pesë javë të para.

Është ende herët për të parë renditjen dhe për ta pasur mendjen te klasifikimi. Me të vërtetë në pesë javët e para kemi bërë jo fort mirë, ndaj edhe jemi në vendin e parafundit, por të jeni të bindur që ky pozicion nuk na shkon aspak për shtat. Do të rritemi dhe do të jemi shumë më lart, pasi cilësitë në ekip nuk na mungojnë. Janë vetëm javët e para dhe me kalimin e ndeshjeve situata do të qartësohet akoma edhe më shumë dhe Skënderbeu nuk do të jetë atje ku është tani”, deklaroi Leonat Vitija.

LEXO TE PLOTE