Connect with Us

PAZARI-Basha çon tek Rama emrat për drejtor të RTSH/ Ja 4 garuesit

Aktualitet

PAZARI-Basha çon tek Rama emrat për drejtor të RTSH/ Ja 4 garuesit

Publikuar

-

Marrëveshja Rama-Basha duket se po funksionon mjaft mirë, duke shkuar në nivelet më të larta për pazaret e ndarjes së pushtetit.

Pas qëndrimit të Lulzim Bashës në takimet me krerët lokalë dhe njerëz të bësuar të tij, se PD tashmë do marrë pjesë të posteve që i takojnë, ka dalë në dritë edhe një tjetër pazar, ajo për kreun e RTSH.

Lulzim Basha ditët e fundit ka thirrur në takime dhjetra persona të cilëve ju ka premtuar poste dhe vende në borde apo institucione publike. PD sipas ligjit duhet të marrë përfaqësim në shumë borde si në AMA, RTSH, AMF etj. Këto poste Basha po i përdor si pjesë e betëjës së tij kundër Sali Berishës, së fundi është zbuluar dhe një tjetër detaj, raporton CNA.al.

Kreu i qeverisë Edi Rama po tregohet më i hapur  dhe bashkëpunues me Bashën. Mësohet se Basha ka

 çuar me negociatorët e tij dy emra tek Rama për postin e drejtorit të RTSH. Sipas burimeve për CNA.al, Desada Metaj dhe Enkel Demi janë dy emrat e propozuar nga Basha.

CNA.al mësoi nga burime zyrtare pranë qeverisë se nuk janë vetëm dy emrat e Bashës në garën që pritet të hapet së shpejt. Sokol Balla dhe drejtuesi aktual I RTSH, Martin Leka janë dy emrat e tjerë që janë në listën e pretendentëve.

Balla ka vetëshpallur kandidaturën muaj më parë dhe në qarqet mediatike ka deklaruar se gjithçka e ka mbyllur. Sokol Balla tashmë përballë do këtë marrëveshjen Rama-Basha, ku emrat e Lulit janë Desada Metaj, dikur gazetare, tani punëtore pranë Lulzim Bashës dhe Enkel Demi, burri i sekretares së përgjithshme të PDIU, Mesila Doda dhe emri i fundit është Martin Leka.

Ka edhe emra të tjerë të përfolur në korridoret e politikës si aktori Petrit Malaj, por ende ka shumë paqartësira dhe do pritet pak kohë për zëvendësimin e drejtorit të RTSH. Kjo për shkak se mund të ndryshohet ligji, në rast të mos ndryshimit bordi I RTSH, shumë shpejt pritet të hapë garën për kreun e institucionit.

LEXO EDHE:  Kolonia ndëshkimore ndaj RTSH-së, e drejtorit të MAPO-s

Enkel Demi

Enkel Demi është një shkrimtar dhe gazetar shqiptar. Me emrin e artit ai njihet ndryshe dhe si Tom Kuka.

Ai bëri debutimin e tij letrar në vitin 2016 dhe ka botuar disa libra.

Enkel Demi ka qenë gazetar, moderator dhe prezantues në disa televizione e media shqiptare. Aktualisht ai është pjesë e stafit të Abc Neës dhe radio Club FM.

Desada Metaj

Desada Metaj ka lindur në Tiranë. Ajo është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Ajo ka punuar si gazetare pranë radio Kontakt, Shijak Tv dhe më pas si kryeredaktore e emisionit Opinion në TV Klan.

Metaj ka qenë edhe këshilltare në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, aktualisht është punonjëse pranë Lulzim Bashës.

Sokol Balla

Sokol Balla ka lindur në Tiranë, më 7 maj të vitit 1973. Ai është gazetar i njohur shqiptar.

Studimet e larta i ka kryer në Universitetin e Tiranës, një vit në filozofi dhe katër vjet në gazetari. Karrierën si gazetar e ka nisur në redaksinë e jashtme të Televizionit Shqiptar në gusht 1992. Balla gjatë viteve ka punuar në të përditshmet si Gazeta Shqiptare dhe Koha Jonë, drejtor informacioni në Top Channel.

Aktualisht ai është drejtuesi i emisionit “Real Story” në televizionin Neës 24.

Ai ka punuar për disa vitë në televizionin e Vizon plus, ku ka drejtuar emisionin me të njëjtin emër. Sipas informacioneve Sokol  Balla ka qenë tre herë i martuar dhe ka disa fëmijë.

Martin Leka

Martin Leka mban postin e drejtorit të përgjithshem të RTSH-së, që prej muajit maj 2021 kur u largua nga detyra Thoma Gëllci.

Leka e ka mbajtur edhe më herët këtë post, 2013-2014, pas dorëheqjes së ish drejtorit të përgjithshëm të RTSH Petrit Beci.

Për mbi një dekadë Leka, ka mbajtur postin e zv drejtorit në këtë institucion.

Është një gazetar me ekperiencë themelues i gazëtës Koha Jonë dhe drejtues në shumë media shqiptare./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Protesta për rritjen e çmimeve/ Policia nis arrestimet

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Katër persona janë vënë në hetim, për shkak të protestës për rriyjen e çmimeve që u mbajt një ditë më parë.

Me datë 06.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasve, N. L, V. K, A. G dhe E. K.



Pasi në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, kanë bërë bllokimin në mënyrë të paligjshme të rrugës, duke penguar qarkullimin e mjeteve, të identifikuar si pjesëmarrës dhe organizatorë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rinumërimi’/ KQZ  do të hapë 10% të kutive, të 25 Prillit

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur në mbledhjen e sotme që të hapë 520 kuti të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Sipas Kodit Zgjedhor rishqyrtimi i 520 kutive bëhet për të verifikuar rregullsinë dhe saktësinë e veprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë zgjedhjeve.

“Këqyrja lejohet të bëhet vetëm pasi të jetë shpallur rezultati përfundimtar, të jenë përmbyllur procedurat ankimore dhe zgjedhjet të kenë përfunduar. Ky rregull nuk vlen për këqyrjen që bëhet në kuadër të procesit ankimor, si mjet për sigurimin e provës” thuhet në nenin 167/2 të Kodit Zgjedhor që përcakton edhe rregullat sesi duhet kryer rinumërimi.



LEXO EDHE:  Gazetari pranë qeverisë zbulon emrat e ministrave që pritet të shkarkojë Rama  

LEXO EDHE:  The scandalous Sokol Balla at the head of ART?

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka thënë se se javën tjetër nis rinumërimi i 10% të fletëve të votimit.

Nëse do të konstatohen mospërputhje e të dhënave atëherë materialet do të referohen në Prokurori./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto-Basha në gjendje të mjeruar/ Deputeti socialist e kap mat fshehurazi

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha është shfaqur në gjendje të mjeruar sot në Kuvend.

Të paktën ashtu duket në foto e shkrepura nga deputeti socialist Erion Braçe.

Ky i fundit, duket se i ka bërë  foto fshehurazi në Kuvend, portretit të Bashës dhe më pas, duke I shtuar një shënim i ka shpërndarë në rrjete sociale.

18 minuta urrejtje..Shau, fyeu, gënjeu, mallkoi, por një gjë se bëri, një tjetër së dinte:

Nuk bëri asnjë sekondë, asnjë minitë, thirrjen për të bërë vaksinën, për t’u vaksinuar.



LEXO EDHE:  Gazetari pranë qeverisë zbulon emrat e ministrave që pritet të shkarkojë Rama  

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Zbulohet dokumenti/ Robert Rakipllari, miliona nga konflikti i interesit

Nuk e di, nuk e mësoi kurrë se taksa e qarkullimit është 27 lekë, jo 240 lekë, pra as 24 lekë.

Tani i besohet “propozimeve”  të një njeriu që nuk di as kaq?”, shkruan Braçe./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE