Connect with Us

Patozi: “Kthesa” e Berishës, si ajo e Enver Hoxhës me Mehmet Shehun

Politikë

Patozi: “Kthesa” e Berishës, si ajo e Enver Hoxhës me Mehmet Shehun

Publikuar

-

cna lajme politike

Astrit Patozi ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

I ftuar në studion e MCN  TV, ai tha se kjo betejë do ta dëmtojë PD-në. Sipas tij  të dy palët nuk kanë të drejtë dhe as nuk kanë asnjë lidhje me parimet.

“Beteja do të përfundojë kur të vritet i pari. Sa më shumë ashpërsohet retorika, aq më shumë shohim dy kampe të ndara. Të dy palët sa më shumë e thellojnë krizën, aq më shumë zgjojnë neverinë e publikut racional. Të dy palët nuk kanë asnjë lidhje me parimet. Sa më shumë kacafyten, aq më shumë kuptojmë pse PD nuk i fiton zgjedhjet.”

Patozi e krahasoi kthesën e Berishës pas përjashtimin me ndryshimin e raporteve mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut.

LEXO EDHE:  Jozefina Topalli kujton themelimin e PD/ “Shuplakë” Bashës: Sot nuk është më

“Berisha ka të drejtë që kërkon të dëgjohet. Por është njëkohësisht edhe një qasje staliniste. Ai e ka cilësuar poliagjent Lulzim Bashën. Në vitin ’81, Hoxha e cilësoi poliagjent Mehmet Shehun. Ai e bëri në kushtet e diktaturës, Berisha po e bën në kushtet e lirisë. Është një dogmë arkaike. Të dy palët nuk dinë ku të kapen.

Sipas Patozit, beteja e re në gjirin e PD-së tregon pse partia i ka humbur disa herë zgjedhjet.

“Kjo betejë ka vetëm një vlerë, të kuptohet që ky nuk është modeli që duhet dhe e çon PD drejt një rimëkëmbjeje. Si mund të kenë sukses këta. Ishin të gjithë bashkë dhe u mundën të dy.”

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Shkarkimi i Bashës/ Paralajmëron Nishani: Dhjetori do ta gjejë PD-në me ndryshime të mëdha

Publikuar

-

Nga

Nishani tregon “hallin e madh” të Bashës/ Ja pse mblodhi Kuvendin Kombëtar

Ish-presidenti Bujar Nishani, teksa ka komentuar situatën brenda partisë, ku shprehu sigurinë se me mbledhjen e Kuvendit të Partisë Demokratike mund të shkohet edhe për shkarkimin e Lulzim Bashës.

I ftuar në “Real Story” Nishani theksoi se përvjetori i themelimit në dhjetor do ta gjejë PD-në me ndryshime të mëdha.



“Berisha përfaqëson sot mazhorancën e PD. Unë kam besim se gjërat do të shkojnë siç duhet të kishin shkuar. Ne kemi shkuar tek Kuvendi Kombëtar nuk kemi ngelur tek Këshilli. Kuvendi ka të drejtë të shkrijë partinë dhe rithemelimin e saj. Por unë mendoj se përderisa ka një mazhorancë shumë të fortë brenda kësaj mund të bëhen ndryshime në status. Mund të shkohet edhe në një referendum për çështje të tjera, edhe për shkarkimin e Lulzim Bashës. Përvjetori i themelimit të PD do ta gjejë atë me një ndryshim të madh.  Është momenti i një bashkimi i madh. Dua të sjell një emocion që ndodh tek njerëzit. Kundërshtari politik margjinalizohet. Demokratët janë pushuar nga puna, nuk u hapen dyert. Pra demokratët duhet të vijnë në pushtet, për interesat  e kujtdo. Sistemi politik është në krizë dhe me veprimin e fundit të zotit Basha është edhe në krizë identiteti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha ka 85 mijë përkrahës më shumë se Basha”/ Analisti: Foltorja i shtoi popullaritetin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Analisti i sondazheve, Eduart Zaloshnja, ka krahasuar dy sondazhet e bëra nga Euronews dhe Javanews për ish-kryemistrin Sali Berisha dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Në një lidhje për Abc News, ai ka deklaruar se Berisha ka rreth 85,000 përkrahës më shumë se Lulzim Basha mes elektoralit blu.

Zaloshnja tha se mbështetësit për liderin historik të Partisë Demokratike janë rritur me fillimin e aktivitetit të foltores.



“Numrat e sondazheve, statistikisht janë thuajse njëlloj. Del që aktualisht rreth  85,000 përkrahës ka më shumë sesa Basha në elektoralin e djathtë”, tha ai.

LEXO EDHE:  Integrimi në BE/ Basha zbulon dy kushtet për Ramën

LEXO EDHE:  “Po korr atë që ka mbjellë”/ Astrit Patozi “shuplakë” Ramës

Analisti i sondazheve u shpreh se 47% e elektoratit demokrat janë optimistë se me Berishën mund të vijë në pushtet.

“Në opinionin e përgjithshëm shqiptar, Berisha ka 85,000 ndjekës më shumë…Në mënyrë të tërthortë kjo tregon një rritje të kuotave në elektoratin e përgjithshëm. Votuesin e djathtë. Në sondazhin e bërë në fillim të shtatorit, kuotat në elektoratin e përgjithshëm ishin të barabarta mes  Bashës dhe Berishës. Aktiviteti i foltores ka shtuar përkrahësit e Berishës dhe ka ulur të Bashës. 47% e elektoratit demokrat është optimist që me Berishën vihet në pushtet”, tha ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Guri i themelit është Berisha”/ Gjata: Njerëzit në fushatë votonin PD, sepse ishte emri i tij

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish sekretari për çështjet juridike në PD, Çlirim Gjata në një lidhje me emisionin “Opinion” ka komentuar situatën brenda partisë.

Ai tha se lëvizja e Berishës do të mbajë bazën e Partisë Demokratike, pasi sipas tij opozita rrezikonte të mbetej pa bazë.

Ndër të tjera Gjata tha, se gjatë fushatës ka vërejtur se një grup i madh i votuesve të PD, janë aty pikërisht për shkak të mbështetjes së tyre ndaj Berishës.



 “Rezultati është që e mira më e vogël e mundshme është që të mbajë bazën e opozitës në këmbë, të rimbledhë opozitën sepse pas humbjes së zgjedhjeve dhe kësaj që ndodhi me zotin Berisha rrezikonte që opozita të mbetej pa një bazë.

Me çfarë kam parë në 6 javë fushatë mësova një gjë, që nuk e kisha kapur gjatë kësaj kohe: ajo bazë, ata njerëz ishin me PD, votonin dhe punonin  për PD sepse ishte emri i Berishës. Guri i themelit ku ata mbështeteshin psikologjikisht ishte Berisha. Vinin njerëz që thonin kam votuar hapur për Bashën kryetar, sepse është Berisha”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE