Connect with Us

Milani rikthehet te fitorja, mposht Venezian dhe arrin Interin

Seria A

Milani rikthehet te fitorja, mposht Venezian dhe arrin Interin

Publikuar

-

Milani vazhdon ecurinë e rezultateve pozitive në Serinë A. Kuqezinjtë mposhtën pastër 2-0 Venecian në San Siro duke mos e provuar ende shijen e humbjes në kampionat.

Pjesa e parë u mbyll u mbyll në barazim pa gola, ndërsa Milani u pa dominante që në start të pjesës së dytë. Brahim Diaz kaloi kuqezinjtë në avantazh pas një superaksioni nga krahu i majtë i Teo Hernandez.

Ky i fundit u bë sërish protagonist në minutën e 82-të duke vulosur shifrat në 2-0 . Një fitore e pastër për Milanin që e shikon vetën në vendin e parë të Serisë A së bashku me Interin në kuotën e 13 pikëve.

FT| MILAN-VENECIA 2-0

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Kessie nuk po rinovon ende, mund të përsëritet rasti Donaruma

Publikuar

-

Nga

E ardhmja e Kessie tek Milani duket shumë larg pas përfundimit të kontratës. Njëjtë si Donnaruma, mesfushori kryesor i kuqezinjve mund të largohet me parametra 0, çka do të ishte një shok për drejtuesit e Milanit, të cilët ashtu si me Gigio Donnaruman mund të humbin rreth 70 milionë euro.

Problemi kryesor mbetet paga e mësfushorit nga Bregu i Fildishtë, i cili kërkon një pagë neto prej 8 milionë eurosh, e thënë në pagë bruto pa përfshire taksat rreth 12 milionë euro në sezon.



Gjithashtu agjenti i Kessie kërkon një komision prej 20 milionë eurosh, çka në 5 vjet tek Milani do të dilnin nga llogaria 80 milionë euro.

Milani ofron vetëm 7 milionë euro bruto për Kessie, për të cilën ky i fundit nuk është dakord. Sipas të gjitha gjasave Milani do t’i besojë vendin e qendrës së mesfushës Bakayoko, ose do të kërkojë për një lojtar të ri në merkaton e janarit.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Raiola sulmon Milanin për vërshëllimat në “San Siro”: Nuk e mbrojti aspak Donarumën

Publikuar

-

Nga

Pas vërshëllimave në “San Siro” në ndeshjen ndaj Spanjës në drejtim të Xhanluixhi Donarumës, ka reaguar agjenti i portierit të PSG-së, Mino Raiola i cili me anë të një interviste të lançuar me të përditshmen sportive italiane “Corriere dello Sport” ka sulmuar Milanin ku ka deklaruar se klubi kuqezi nuk i doli në mbrojtje:

“Jam i neveritur nga vërshëllimat në drejtim të Donarumës. Pyes veten si ka mundësi përse Milani nuk ka ndërhyrë zyrtarisht për të marrë masat dhe për të mbajtur distancat e kontestimeve, për ta mbrojtur në një farë mënyre. Donaruma është një djalë që gjithmonë ka dhënë gjithçka për kombëtaren. Duke kontribuar edhe për fitimin e Kampionatit Europian, ku ishte dhe lojtari më i mirë i kompeticionit.



Edhe për Milanin ka qenë besnik ku i ka qëndruar klubit pranë edhe në momentet më të errëta dhe të vështira, duke treguar edhe impenjuar si profesionist deri në ditën e fundit, duke kontribuar gjithashtu për të dërguar skuadrën në Champions pas shumë vitesh.

Më duket e çuditshme dhe shumë zhgënjyese që Milani, i cili e di të vërtetën, nuk kanë marrë në dorë distancat nga kjo sjellje e papranueshme dhe e padrejtë. E vërteta është se Milani nuk ka ditur ose nuk ishte në gjendje ta mbante atë.”, përfundoi Raiola

LEXO TE PLOTE

Seria A

Lajm i keq për Argjentinën, dëmtohet sulmuesi i Interit

Publikuar

-

Nga

Argjentina sfidon Paraguajin me datën 8 tetor, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2022.

Futbollisti i Interit, Lautaro Martinez ka probleme muskulare dhe me shumë mundësi nuk do jetë në fushë për këtë takim. Martinez do zëvendësohet nga Correa, shoku i tij i skuadrës te Interi.



Argjentinasit po bëjnë eleminatore të mira, teksa  kanë grumbulluar 18 pikë deri më tani. Diferenca me Brazilin e vendit të parë është 6 pikë.

LEXO TE PLOTE