Connect with Us

Kupa e Shqipërisë, Grupi A/ 21 gola në 8 sfida! Shkëlqejnë 4 skuadrat e Superiores, Erzeni shtang Dinamon. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

Sport

Kupa e Shqipërisë, Grupi A/ 21 gola në 8 sfida! Shkëlqejnë 4 skuadrat e Superiores, Erzeni shtang Dinamon. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

Publikuar

-

Janë luajtur ditën e sotme 8 sfidat e vlefshme për raundin e parë të Kupës së Shqipërisë, që kanë prodhuar plot 21 gola, ku nuk munguan surpriza. Spikat ajo e Erzenit ndaj Dinamos.

Teuta, Partizani, Tirana dhe Skënderbeu, kanë fituar bindshëm në transfertë, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit për në raundin tjetër.

Ndërkohë në sfidat e tjera, Erzeni ka surprizuar Dinamon e Bledi Shkëmbit, duke e mposhtur në sfidën e parë me rezultatin 1-0. Triumfe të rëndësishme edhe për Bylisin dhe Vorën. Sfida e vetme e mbyllur na barazim ishte ajo mes Besëlidhjas dhe Burrelit.

REZULTATET: 

Luzi 2008 – Teuta 1-4

Myrtaj 32′ / Jazxhi 16′ , Zogaj 45+1′ , Kapllani 47′, Kallaku 76′  

Tërbuni – Partizani 0-3

Stenio Zhunior 21′, Filipoviç 22′ , Mala 45+1′ 

FT: Shkumbini – Tirana 0-3

Xhixha 7′ , Beshiraj 16′ , 87′ 

FT: Veleçiku – Skënderbeu 0-3

K.Vangjeli 34′ , Bismark 40′ , Pusi 65′ 

Erzeni – Dinamo 1-0

Xhabrahimi 50′ 

Oriku – Bylis  1-2

Bushi 19′ / Emini 15′ , Cakranji 90+3′ 

Besëlidhja – Burreli 0-0

Vora – Korabi 2-1

Lushaku 77′, Demaj 84′  / Raza 89′ 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Shënohet gol i çuditshëm në ndeshjen Juventus-Roma (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Juventus-Roma eshte sfida permbyllese e javes se 8 ne Serine A. Ndeshjapo zhvillohet në Allianz Stadium dhe ka marrë vëmendje maksimale jo për faktin se në fushë do të jenë dy skuadra të mëdha, por Zhoze Murinjo eshte përballë atyre që ka shkaktuar aq shumë polemika sa herë është përballur.

Takimi pritet mjaft interesant, dhe për bardhezinjtë do të ishte jetike një fitore, pasi Roma ndodhet vetëm 4 pikë larg, dhe në rast disfatë do të shkëputej ndjeshëm që në start. Sa i përket formacioneve, Alegri do të hedhë në fushë një 4-4-2 ku majën e sulmin e formon Kieza-Ken ndërsa Murinjo i është kundërpërgjigjur me 4-2-3-1 me Abraham si pykë.

LIVE/ JUVE-ROMA 1-0



Ken 16′

LEXO TE PLOTE

Sport

LIVE Teuta-Tirana/ Eurogol nga goditja e dënimit, Limaj dhuron spektakël (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

TEUTA-TIRANA 2-3
16′ Ivanoviç, 49′ (ag) Najdovski / 1’ Xhixha, 51′ Totre, 64′ Limaj

64’ Supergol i LImajt me goditje dënimi, Tirana përsëri në avantazh.

51’ Barazohet shpejt dueli. Këtë herë është Totre i cili çon sferën në rrjetë pas një përgjumje të mbrojtjes dhe pasimit të artë të Seferit.

49’ Teuta në avantazh. Këtë herë është një autogol i Najdovskit pas një pasimi në qendër të Akuah.



 

16’ Rikthehet barazia në fushë. Pas një goditje dënimi të Kallakut, Ivanoviç me kokë çon sferën në rrjetë.

5’ Tjetër mundësi e Tiranës me Xhixhën i cili fiton një duel me Qirkon, por është Selmani i cili në momentin e fundit ndërhyn për t’i hequr topin pa rrezikuar golin e dytë.

1’ Xhixha tund rrjetën me një aksion të shpejtë të Tiranës që gjen durrsakët të përgjumur. Sulmuesi humb një duel me Qirkon fillimisht, por më pas, kur portieri grushton nëj gjuajtje të Najdovskit, ai është aty për të shtyrë sferën në rrjetë. 0-1.


1’ Nis ndeshja në Elbasan.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Video/ Napoli vazhdon serinë e fitoreve radhazi, Tottenham nuk fal

Publikuar

-

Nga

Napoli regjistron fitoren e 8-të radhazi në kampionat, në po kaq ndeshje të zhvilluara deri tani. Skuadra e drejtuar nga Spaletti, mposhti minimalisht Torinon, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare.

Osimhen ishte heroi i Napolit, teksa shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 81, teksa në pjesën e parë Lorenzo Insigne humbi penallti. Të kaltrit marrin sërish kryesimin e renditjes me 24 pikë, 2 pikë më shumë se ndjekësit e Milanit.



Në Premier League, fitore ka korrur edhe Tottenham, që mposhti 2-3 Newcastle në transfertë. Këta të fundit kaluan të parët në avantazh me Wilson në minutën e 2-të, por “Spurs”, përmbysen gjithçka që në pjesën e parë, falë golave të Ndombele në minutën 17, Kane në minutën e 22 dhe Son në minutën e 45+3.

Pjesa e dytë ishte më e qetë, me Newcastle që ngushtoi shifrat në 2-3 në minutën e 89, falë autogolit të Dier, por vetëm kaq, pasi nuk ia dolën dot të marrin të paktën një barazim.

LEXO TE PLOTE