LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klodiana Lala zbulon skandalin/ Çfarë po ndodh pranë burgut 313

22 Shtator 2021, 07:41, Kronika CNA
Klodiana Lala zbulon skandalin/ Çfarë po ndodh pranë burgut 313

Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar një foto, ku po hapen themele, për një ndërtesë pranë burgut 313.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se themelet janë hapur fare pranë ndërtesës së burgut, dhe sipas saj nuk do të ishte çudi që ndonjë i dënuar i rrezikshëm të hapë një tunel dhe të dalë në liri.

Por, gjithashtu ajo jep ?alarmin? e zaptimit të çdo centimetër tokë në vendin tonë, duke mos lënë asnjë hapësirë për fëmijët.

?Kjo gropa është hapur në themelet e burgut 313. Prisni ndonjë ditë kur të nxjerrë kokën ndonjë i dënuar. Një tunel dhe fap del në liri ndonjë vrasës apo grabitës i dhunshëm.

Babëzia këtu ska fund. Si mundet me u zaptu cdo cm tokë. Po si nuk latë një pëllembe vend për femijet që të kenë mundësinë të luajne në një park të gjelberuar? Na moret frymën nga betoni…

Foto bërë nga kati i 3 i gjykatës së Tiranës (dhoma penale)?-shkruan Klodiana Lala./CNA.al

Lajmet e fundit nga