Connect with Us

“Je e frikësuar se të marr Albin”/ Tole debat me Mikelën, ja çfarë bën me djemtë në prapaskenë

Showbizz

“Je e frikësuar se të marr Albin”/ Tole debat me Mikelën, ja çfarë bën me djemtë në prapaskenë

Publikuar

-

cna lajme show

Tole dhe Mikela janë përfshirë në një debat gjatë puntatës së sotme të Përputhen.

Tole tha se Mikela e ka problemin me vajzat dhe zbuloi se në prapaskenë rri shumë pranë djemve duke shkëmbyer përqafime e puthje.

Mikela i tha se nuk është 15 vjeçe që Tole t’i tregojë çfarë veprimesh kryen dhe se ajo ka frikë se mos po i merr Albin.

Tole: Mikela ka një gjë, e respektoj, është vajzë e mirë por më duket sikur problemin e ka me vajzat, jo me djemtë.  Nga Bruno tek Argjendi, tani tek Albi.

LEXO EDHE:  Ina prezanton njeriun e zemrës/ Ja, cili është djali që dashuron ish-konkurentja e “Përputhen”

Mikela: Unë me Albin kemi pasur vetëm një komunikim këtu dhe shikime.

Tole: Po jashtë? Foto, puthje, përqafime kur pijmë cigare.

Mikela: Kur më përqafon, do ja kthej. Nëse je e frikësuar…

Tole: Nuk jam e frikësuar fare thjesht po të vë në dukje se çfarë bën ti.

Mikela: Unë s’jam 15 vjeç. Nuk po të kuptoj ku do të dalësh? Po të marr Albin?

Tole: Jo moj vajzë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Showbizz

“Ma vërteto që je burrë”/ Mikela vë në ‘provë’ konkurrentin e Përputhen

Publikuar

-

Nga

cna lajme show

Një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme, midis Mikelës dhe Julit në Përputhen.

Mikela e ka pyetur Julin për preferencat e tij seksuale dhe ky i fundit ka refuzuar t’i përgjigjet, duke i thënë se është në rregull me veten dhe nuk ka pse jep shpjegim çfarë pëlqen.

Ndërkohë Mikela nuk është ndalur dhe ka kërkuar që Juli t’i mbushë mendjen që është burrë.



“E kisha në takim, nuk më dha asnjë ndjesi. Duhet të ma mbushësh mendjen që je burrë, që nuk je”, tha ajo.

LEXO EDHE:  “Këtu nuk ka vetëm sportista ka dhe burra”/ Preket konkurrenti i Përputhen

LEXO EDHE:  "Qeveria të lërë shown propagandistik"/ Tabaku: Ja tre pikat ku duhet të bazohet puna pas tërmetit

Ndërkohë Juli ka folur me moskokëçarje, duke thënë se në sy nuk ia ka përmendur njeri këtë gjë.

I pyetur për konkurrentet me të cilat do të dalë në takim dhe që e tërheqin më shumë, Juli ka thënë se ato janë Ada dhe Aldisa./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Unë të lashë i pari”/ Degjeneron debati mes dy ish-të dashurve në Përputhen

Publikuar

-

Nga

cna lajme showbizz

Përballja e sotme në Përputhen Prime, ka nisur me dy konkurrentët Hysenin dhe Brunon, ku “molla e sherrit” ka qenë Aldisa.

Bruno i ka thënë Hysenit se në “Përputhen” ka hyrë për Aldisën. Në tone të ashpra ai deklaroi se Hyseni është ndarë nga Aldisa 1 muaj para se të futej në emisionin “Përputhen” dhe tani po e përndjek nga prapa.

“Vjen këtu edhe bën gjeste, të duket aftësi ty. Do hynte ajo në përputhen dhe ti u ndave, 1 muaj keni që jeni ndarë. Ti po e përndjek atë, ti mua nuk më jep dot leksion”, i ka thënë Bruno.



Ndërkohë kur e pyti pse u ndanë, Hyseni u përgjigj se “unë e lashë Aldisën, nuk më la ajo“. Ai shtoi edhe se atë e ka mbajtur ai, pasi nuk ka punuar.

LEXO EDHE:  “Degjenerimi ka kaluar kufijtë”/ Elgit Doda i bën thirrje kryeministrit

LEXO EDHE:  "Qeveria të lërë shown propagandistik"/ Tabaku: Ja tre pikat ku duhet të bazohet puna pas tërmetit

Këtu ndërhyri edhe Aldisa e cila, i tha ‘të vi turp se nuk më ke lenë ti, ne u ndamë’. Më tej i përmendi që nuk ka pikë respekti për të si femër dhe që ajo ka mbajtur veten duke punuar dy-tre punë.

“Më ke lënë ti mua, ne jemi ndarë turp të të vi që thua e lashë, kam pasur respekt, ti s’ke pasur pikë respekti për mua. S’më ke mbajt ti mua e kam mbajt veten time o ti çun, kam punuar dy tre punë”, tha Aldisa në tone të forta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Është artiste e mirë, por jo njeri i mirë”/ Dy banoret e “Big Brother” thashetheme për Fifin

Publikuar

-

Nga

cna lajme showbiz

Fifi është një nga konkurrentet që po komentohet më së shumti në këtë fillim edicioni  të “Big Brother Vip”.

Së fundmi, kanë qenë dy konkurrentet, Beniada dhe Paloma, të cilat kanë diskutuar mbi sjelljen e saj në shtëpi.

Duke bërë make-up, Beniada i tha Palomës se për Fifin si artiste ka shumë simpati dhe pëlqyeshmëri, por kjo gjë nuk vlen për anën e saj njerëzore.

“Më vjen shumë keq, Fifi është një artiste shumë e mirë, por kritikoj njeriun. Kush je ti që gjykon karrierën? Mua më njohin si modele edhe përtej Italisë, po Fifi çfarë ka bërë”, tha Beniada.

LEXO EDHE:  Fation Kuqari, “luani” që nuk njihte konkurrencën në Përputhen

LEXO EDHE:  “Degjenerimi ka kaluar kufijtë”/ Elgit Doda i bën thirrje kryeministrit

Kujtojmë se gjatë mbrëmjes së djeshme, Fifi u këshillua edhe nga dy opinionistët, Balina dhe Arbëri, që të tregohet më e komunikueshme në shtëpi dhe të mirëkuptojë edhe konkurrentët aty./ CNA.al



 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

LEXO TE PLOTE