Connect with Us

Gol i anulluar dhe penallti e humbur, fati i keq ndjek Armando Brojën

Premier Liga

Gol i anulluar dhe penallti e humbur, fati i keq ndjek Armando Brojën

Publikuar

-

Armando Broja ka luajtur sot për herë të parë 90 minuta të plota me ekipin e Southampton-it. Këta të fundit janë përballur me Sheffield United në raundin e 3-të të EFL Cup. Koha e rregullt është mbyllur me shifrat 2-2, ndërsa fituesi është përcaktuar nga ruleta ruse e penalltive.

Fati i keq e ka përndjekur Brojën në këtë sfidë, teksa nuk ka mundur të shënojë në portën kundërshtare. Sulmuesi shqiptar tund rrjetën në minutën e 50, por gjyqtari i mohon festën për pozicion jashtë loje. Gjithashtu talenti 20-vjeçar humbi penalltinë e tij në fund, por kjo nuk ka ndikuar te skuadra e Southampton-it, e cila ka siguruar biletën për në fazën tjetër.

VIDEO: https://tiger.cdnja.co/v/wk/wkr5b.mp4?secure=ajy4uKgeCqBq8jWUsNTWOQ&expires=1632299400

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

Liverpooli dhe City dhurojnë spektakël, por s’ka fitues në “Anfield” (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Liverpooli dhe Manchester City dhurojnë spektakël në duelin më të shumëpritur të kësaj fundjavë, por në fund asnjë prej tyre nuk del me tri pikë. Në “Anfield” sfida u mbyll në barazim 2-2.

Në pjesën e prë pavarësisht rasteve rezultati nuk do të ndryshonte. Në minutën e 59-të, ndërkohë Sadio Mane do të ngrite peshë tifozët vendas, por gëzimi i tyre d të zgjaste vetëm 10 minuta. Phil Foden do të vendoste baraspeshën në minutën e 69-të.

Liverpooli gjeti forcat për të shënuar një tjetër gol në minutën e 76-të, këtë herë me driblime spektakolare brenda zonës. City në krahun tjetër do të gjente sërish barazimin 10 minuta nga fundi me një goditje të saktë me të majtën në hyrje të zonës.



Liverpooli mbetet në vendin e dytë me 15 pikë, ndërkohë që City mban vendin e tretë me një pikë më pak.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

15 trajnerë të shkarkuar në 10 vjet! Klubi i Premier League paguan më shumë për stolin se lojtarët…

Publikuar

-

Nga

Pasi shkarkoi Francisco Muñoz, Watford vendos kështu një rekord të pabesueshëm për “ngrënie trajnerësh”: ka shkarkuar trajnerët në 2011, 2012, 2013, 2014 (3 herë), 2015, 2016, 2017, 2018, 2019 (2 herë), 2020 (2 herë), 2021.



Praktikisht, klubi londinez ka paguar më shumë rroga trajnerësh të shkarkuar se futbollistësh në ekip… I radhës? Nuk dihet, por në Itali flasin për Claudio Ranieri, që do të kthehej në Premier League pas mrekullisë Leicester.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Ranieri drejt rikthimit në Premier League, e kërkon klubi me pronar italian

Publikuar

-

Nga

Claudio Ranieri vetëm një hap larg rikthimit në Premier League. Trajneri italian, i cili fitoi titullin me modestët e Leicester në sezonin 2015-2016 është aktualisht i papunë, megjithatë së fundi ka marrë një telefonatë nga Watfordi dhe është shumë pranë rikthimit në Angli.

Klubi anglez shkarkoi paraditen e sotme trajnerin Xisco Munoz, pasi arriti të grumbullojë vetëm 7 pikë në po kaq javë dhe ka vendosur t’ia besojë pankinën pikërisht italianit me eksperiencë të madhe.



Claudio Ranieri pritet të mbërrijë pasditen e sotme në Londër, për të sistemuar detajet e bashkëpunimit me drejtuesit e Watford dhe nga nesër të bëjë prezantimin zyrtar e të nisë punën në fushën e stërvitjes.

Italiani që pas pak ditësh do të festojë ditëlindjen e 70, është një njohës mjaft i mirë i futbollit anglez, pasi ka drejtuar më herët skuadra si Chelsea, Leicester, me të cilët u shpall kampion dhe Fulham.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: