Connect with Us

“Faleminderit që erdhët dhe mirupafshim”/ Koeman habit gazetarët në konferencën për shtyp, mban një fjalim dhe largohet

La Liga

“Faleminderit që erdhët dhe mirupafshim”/ Koeman habit gazetarët në konferencën për shtyp, mban një fjalim dhe largohet

Publikuar

-

Tensioni është në nivelin më të lartë te skuadra e Barcelonës, ku stoli i Ronald Koeman është tronditur pas humbjes në Champions League, kundër Bayern dhe barazimit në kampionat ndaj Granadës.Trajneri holandez është nën një presion, me thashethemet që e shohin të shkarkuar ku Andrea Pirlo është një ndër kandidatët për ët zëvendësuar holandezin.

Përgjigja e Koeman erdhi sot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Cadiz. Tekniku 58-vjeçar u ul dhe lexoi një deklaratë para gazetarëve, pastaj u ngrit për t’u larguar pa iu përgjigjur asnjë pyetjeje.

“Klubi është me mua si trajner në një situatë të tillë- u shpreh Koeman, situata financiare e klubit është e lidhur me performancën sportive dhe anasjelltas. Ekipi i futbollit pa qenë në gjendje të bëjë investime të mëdha financiare, kërkon kohë. Talentët e rinj të sotëm mund të bëhen yjet e rinj globalë brenda disa vitesh. Ne shpresojmë në mbështetjen tuaj në këto kohë të vështira. Ne si ekip dhe si lojtarë jemi shumë, shumë të lumtur me mbështetjen e madhe të tifozëve si ajo që kishim në ndeshjen në shtëpi kundër Granadës”.

Pastaj në fund u shpreh, “faleminderit shumë për ardhjen dhe mirupafshim”, Koeman u ngrit dhe u largua. Trajneri e kishte informuar ekipin se ai do të bënte një deklaratë të tillë dhe më vonë ia kaloi zyrës së shtypit të klubit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

La Liga

Është java e El Clasicos/ Pa Messin e Ronaldon, por me të njëjtin rivalitet

Publikuar

-

Nga

El Clasico mbetet El Clasico, edhe pa Messin e Ronaldon, të cilët tani nuk janë më në kampionatin spanjoll, megjithatë rivaliteti mes Barcelonës dhe Realit të Madridit nuk mund të zbehet asnjëherë, qoftë për rrethanat sportive, qoftë për ato politike.

Pasditen e të dielës, dy klubet më të mëdha spanjolle do të “matin forcat” në “Camp Nou”, teksa e veçanta e kësaj përballjeje është se për herë të parë pas 16 vitesh (më 19 nëntor 2005 ka luajtur Messi El Clasicon e parë), nuk do të jetë në fushë as Lionel Messi dhe as Cristiano Ronaldo, dy prej futbollistëve që i kanë dhënë tonin futbollit botëror në më shumë se një dekadë.

Reali është ambientuar tashmë pa portugezin Ronaldo, i cili ka nisur sezonin e tij të katërt larg Madridit, ndërsa katalanët po vuajnë ende tranzicionin “post Messi”, me argjentinasin që vetëm këtë verë vendosi të vijojë karrierën në Paris.

Aktualisht të dy skuadrat kanë zhvilluar nga 8 ndeshje në kampionat dhe kanë vetëm dy pikë diferencë nga njëra-tjetra, me Realin që mban vendin e dytë me 17 pikë dhe Barçën që ka zbritur në të tetin me 15 pikë.



Te katalanët numrin 10 e ka marrë sulmuesi i talentuar Ansu Fati, i cili sapo ka rinovuar edhe kontratën me Barcelonën dhe është projektuar si pjesë qendrore e projektit të klubit “blaugrana”, ndaj të dielën pasdite duhet të dëshmojë se është në lartësinë e duhur për të marrë përgjegjësi mbi supe.

Nga ana tjetër, pavarësisht lëvizjeve të shumta në merkato, Reali ka vuajtur jo pak gjetjen e pasuesit të Cristaino Ronaldos, megjithatë misionin e dërgimit të topit në rrjetë e ka marrë tashmë veterani francez, Karim Benzema, i cili po impresionon me shifrat e tij, pasi ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 7 asiste në 8 ndeshje të kampionatit.

Po kush do ta vendosë “El Clasicon” e të dielës? Pak rëndësi, ka, sepse Barcelona-Real Madrid premton një 90-minutësh spektakolar.

LEXO TE PLOTE

La Liga

FORMACIONET/ Barcelona do pikët e para në Champions, publikohen rreshtimet në Camp Nou

Publikuar

-

Nga

Barcelona përballet me Dynamo Kyeiv pas një ore, në ndeshjen qe vlen për grupet e Champions League. Katalanasit janë favorit absolut për të triumfuar, por futbolli ka treguar se ka surpriza.

Katalanasit nuk kanë bërë një nisje të mirë të edicionit në kompeticionin më të madh për klube, pasi nuk kanë grumbulluar akoma asnjë pikë. Djemtë e Koeman rënditen në vendin e fundit. Në krahun tjetër, Dyn.Kiev ka 1 pikë. Në këtë grup gjenden edhe Bayern Munchen me Benfica, skuadra këto që do sfidojnë njëra tjetrën.



 

LEXO TE PLOTE

La Liga

Rikthehet makthi për Benzema, rrezikon sërish burgun

Publikuar

-

Nga

Karim Benzema po kalon një superformë duke u cilësuar si sulmuesi më i mirë në botë për momentin, gjë të cilët e tregojnë statistikat. Edhe pse karriera e tij po shkon shkëlqyeshëm, Benzemasë i duhet të dalë në gjyq ditën e mërkurë, për skandalin e ndodhur në vitin 2015 me ish-shokun e skuadrës Mathiu Valbuena.



Në atë kohë, Benzema së bashku me katër persona të tjetër kishin tentuar të shantazhonin mesfushorin, por ky i fundit kishte kuptuar gjithçka duke denoncuar e duke bërë publik skandalin. Pasnesër Benzema do të dalë në gjyq dhe nëse gjithçka vërtetohet rrezikojnë deri në pesë vite burg. Ky skandal i kushtoi Benzemas dhe kombëtaren e Francës duke qëndruar për 6 vite jashtë ‘’gjelave’’.

LEXO TE PLOTE