Connect with Us

Berisha “flakë për flakë” me Bashën/ Kuvendi do të mblidhet, PD do shpëtojë nga pazaret

Politikë

Berisha “flakë për flakë” me Bashën/ Kuvendi do të mblidhet, PD do shpëtojë nga pazaret

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone mjaft të forta, pas deklaratës së kryetarit të PD-së, Lulzim Basha I cili tha sot se nuk do të lejojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Në një deklaratë për mediat, Berisha sfidon publikisht Lulzim Bashën, ndërsa thekson se Kuvendi do të mblidhet, do apo nuk do ai.

Gjithashtu Berisha e quan Bashën, si pazarxhi të kryeministrit.

Ai thekson se Kuvendi i PD nuk mblidhet për të diskutuar vendimet e qeverisë së SHBA, por për të shpëtuar PD-në, nga pazaret e Lulzim Bashës.

“Per 8 vjet Edi Rama vazhdon te qendroje ne pushtet sepse eshte ne pazar me dike qe eshte shume i kenaqur te qendroje edhe 80 vjet ne opozite.

Kuvendi i PD do mblidhet ne perputhje me statutin e PD dhe askush qe tmerrohet prej tij nuk mund ta pengoje.

LEXO EDHE:  68-vjetori i masakrës ndaj 22 intelektualëve/ Basha: Kambanë alarmi

Ai nuk nuk do te mblidhet per te shqyrtuar vendimet e asnje qeverie por vetem vendimet e pengut te Edi Rames.

Kuvendi do mblidhet gjithashtu per te shpetuar PD nga pazaret e peng Bashes me Edi Ramen dhe per t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresen demokrateve pas 4 humbjesh radhazi perballe rregjimit me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes.

PD nuk i duhet nje lider i kapur peng qe ben pazar me Ramen dhe shpall non grata bazen e partise i tmerruar prej saj.”-shkruan Sali Berisha./CNA.al

Basha i përgjigjet Berishës, duke ikur me vrap nga gazetarët/ “Nuk do të ketë Kuvend të PD”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Çështja “Becheti”/ PD padi ndaj Ramës në Gjykatën Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike do të padisë në Gjykatën Kushtetuese kryeministrin Edi Rama, sa i takon çështjes “Becheti”.

Në një deklaratë për media, deputeti Saimir Korreshi u shpreh se për shkak të luftës personale të kryeministrit, shqiptarët janë të detyruar të paguajnë 120 milionë euro për biznesmenin italian.

Tashmë është botërisht e ditur, që qytetarët shqiptarë do t’i paguajnë 120 milionë euro Francesco Bechetit, për shkak të luftës personale që Edi Rama i shpalli këtij sipërmarrësi”, deklaron Korreshi.

Sipas deputetit të PD, vendimi final ICSID është tashmë publik dhe mund të shihet nga çdokush që ka akses në internet, duke hedhur poshtë deklaratat ekryeministrit Rama për çështje konfidenciale.

Vendimi final ICSID, që është një gjykatë arbitrazhi ndërkombëtare e themeluar nga Banka Botërore, është tashmë publik dhe mund të aksesohet nga çdokush që ka akses në internet.



Ky dokument që po shihni, që mund të lexoni nga telefoni apo kompjuteri juaj, është dokumenti që dënon shqiptarët të paguajnë 120 milionë euro për papërgjegjshmërinë e kryeministrit dhe sejmenëve të tij, për të cilin Edi Rama thotë që është sekret apo konfidencial.

Edi Rama gënjen në mënyrë të përsëritur, sepse ai e di që bashkë me sejmenët e tij, nga Erion Veliaj te Ëngjëll Agaci, janë përgjegjësit kryesor të dëmit që i kanë shkaktuar çdo qytetari shqiptar, me gjobën 120 milionë euro, e cila godet të gjithë pa diskriminim, të djathtë, të majtë, fermer apo infermier, inxhiner apo pensionist, të gjithë ne nga më i riu te më i moshuari, do të paguajmë për shpërdorimin që Edi Rama i bëri shtetit shqiptar për të mbyllur një media kritike ndaj tij.

Qytetarët duhet të kenë parasysh se të gjitha këto spërdredhje qesharake janë pasojë e faktit që emrat e Edi Ramës, Erion Veliaj dhe Ëngjëll Agacit, janë të rreshtuar në vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit, në të cilin thuhet se “vendimet e sekuestrimit ishin kulmi i një fushate politike kundër Bechetit”. Kjo është edhe arsyeja pse përgjegjësit e dëmit prej 120 milionë eurosh, po pengojnë të drejtën kushtetuese të Partisë Demokratike për të ngritur komisionin hetimor, me pretendimin që vendimi, që tashmë gjendet në internet, na qenkësh TOP SEKRET”, thotë Korreshi në deklaratë.

LEXO EDHE:  Vota e Shqipërisë në OKB/ PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat

LEXO EDHE:  “Ka hallin e karriges”/ Shehaj leksion Bashës: I le kauzat përgjysmë, kush dështon ikën!

Ai thekson se të nesërmen grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit, për të mos lejuar opozitën të ushtrojë një përgjegjësi kushtetuese dhe për të hetuar një aferë personale të Ramës.

Këto pretendime qesharake nuk do ta ndalin kërkesën tonë legjitime, ndaj ditën e nesërme Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për të mos lejuar opozitën të ushtrojë një përgjegjësi kushtetuese dhe për të hetuar një aferë personale të Edi Ramës që u ka shkaktuar qytetarëve shqiptarë 120  milionë euro dëm. Ngritja e komisionit hetimor është e pashmangshme, Partia Demokratike do të bëjë gjithçka që përgjegjësit për këtë aferë 120 milionë euroshe të shkojnë përpara drejtësisë”, mbyll fjalën e tij Korreshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përgjimet e deputetëve/ Indrit Hoxha: Basha si ish sigurims, ka frikë nga shkarkimi

Publikuar

-

Nga

#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cnaal #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncna

Veprimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për të përgjuar deputetët në mbledhjet e grupeve parlamentare është cilësuar se veprim tipik komunist nga ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Indrit Hoxha.

Në nje reagim të shkurtër për CNA.al, Hoxha deklaroi se Basha ka frikë nga shkarkimi dhe po iu largohet interesave të demokratëve për të mbrojtur karrigen e tij për interesa personale.



LEXO EDHE:  “Ka hallin e karriges”/ Shehaj leksion Bashës: I le kauzat përgjysmë, kush dështon ikën!

LEXO EDHE:  Video-gënjeshtra e dytë/ Basha premton se nuk e njeh komisionin e reformës

Sipas tij, veprimi i tij është i njëjtë me ato të ish sigurimsave të shtetit, të cilët përgjonin armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm.

Veprim tipik komunist, si ish sigurimi shtetit, Përgjon armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të partisë nga frika e rrëzimit, për të mbajtur karrigen për interesa të veta personale, duke iu larguar interesit të demokratëve”, tha Indrit Hoxha për CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali/ Inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë mbyllin dosjet korruptive

Publikuar

-

Nga

Institucionet shqiptare, ministritë dhe strukturat që ato drejtojnë në Shqipëri, janë të përfshira në skema korruptive. Lidhje të forta politike, të cilat çojnë në zbatim të urdhërave të verbër që finalizohen me mbyllje proçedurash apo fshehje dosjesh skandaloze, duke përdorur disa inspektorë, që gjoja kryejnë veprime disiplinore.

CNA.al ka mundur të monitorojë disa nga veprimet e kryera nga Ministria e Drejtësisë, kryesisht nga inspektorët e këtij institucioni, të cilët çohen për të verifikuar denoncimet që vijnë nga qytetarët, për aktet e kryera nga noterë apo dhe struktura të tjerë në varësi të këtij institucioni.

Nga Ministria e Drejtësisë e kanë kthyer në Ministri të Zhdrejtësisë, me kuazi hetime, sa për të thënë dhe për t’u vënë epilogun sipas dëshirës.

Nëpërmjet një dosje të plotë, qartazi tregohet sesi inspektorët e ministrisë së Drejtësisë kapërcejnë sa në një krah në krahun tjetër, për të shpëtuar përgjegjësit dhe aktet e tyre skandaloze ligjore.

Këto akte që mund të quhen afera korruptive, që duhen ndjekur në mënyrë penale mbyllen pa asnjë pasojë ose maksimalisht jepet një “këshillim disiplinor”.

“Skandali Gjonaj”, në duart e Ministrit të ri

Gjatë kohës që ky institucion është drejtuar nga Etilda Gjonaj të tilla mbyllje ka pasur me dhjetëra. Por, inspektorët vazhdojnë të jenë në detyrë edhe tani.

CNA.al e sjell këtë dosje në momentin që Ministri i ri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se do të ketë një institucion të ri. Ai që do të kontrollojë, dhe do të jetë një departament anti-korrupsion pranë Ministrisë së Drejtësisë.

CNA.al do të sjellë një dosje të plotë, ku tregohet sesi një notere e përfshirë në një skandal, nga një kontroll i kërkuar pas një denoncimi në media, del totalisht pa asnjë lloj përgjegjësie.

Pra, duke përdorur disa instrumenta. Së pari, afatet dhe së dyti duke luajtur me shtyrjen e kohës së kontrollit.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha sulmon LSI-në

LEXO EDHE:  “Lërini lojërat”/ Basha i përgjigjet ambasadores së SHBA dhe “lan duart”

CNA.al ka mundur të sigurojë dosjen e plotë dhe do të tregojë në disa shkrime sesi Ministria e Drejtësisë për të shpëtuar një notere që ka falsifikuar një firmë dhe një akt noterial, i shtyhet afati i kontrollit, justifikohet situata me Covid-in, dhe pastaj gjendet argumenti që kanë kaluar pesë vite nga kryerja e këtij falsifikimi.



Në fakt, inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë nuk konstatojnë thelbin e problemit, por e justifikojnë dhe e mbyllin dosjen.

Pra, e justifikojnë noteren falsifikatore dhe duke qënë se kishin kaluar pesë vite i mbyllin dosjen.

Ç’ka do të thotë se çdo noter mund të falsifikojë, kalojnë pesë vite dhe ai del i pafajshëm, sipas inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë.

Por, edhe pa kryer detyrën e tyre, pa verifikuar faktet të cilat nxirrnin në pah të vërtetën e një falsifikimi dhe veprimi ishte mjaft i thjeshtë.

Verifikimi i dokumentave apo edhe i akuzave. Inspektorët shkojnë, marrin të mirëqenë një deklaratë dhe thonë se kanë kaluar afatet ligjore.

Inspektorët e MD, fshehin veprën penale

Në fakt, një rutinë administrative, e cila ka fshehur një vepër penale. Një falsifikim i cili ndodhet në një proces hetimor në prokurori, dhe Ministria e Drejtësisë, në të gjitha rastet sillet konfuze në lidhje me faktin se ishte kryer një falsifikim.

Një herë thotë se presim hetimin e prokurorisë, pastaj duke u justifikuar me Covid-in, shtynë afatin dhe në finale thotë se ka kryer një proçedurë rutinë dhe e ka mbyllur këtë dosje.

CNA.al do ta sjellë të plotë këtë skandal. Noteren, inspektorët e përfshirë, si një rast ulëritës drejtuar ministrit të Drejtësisë, për të parë a do të funksionojë vërtetë kjo reform anti-korrupsion në institucione.

Ky është një nga rastet më flagrante, që tregon se, ose korrupsioni ka mbyllur dosjen ose me urdhër politik ajo është futur në një sirtar pa u kryer aspak kontrolli./CNA.al

LEXO TE PLOTE