Connect with Us

“Bëhu i fortë Tiku, burgu për burra është”/ Ironia e fortë e Artan Hoxhës: Të doli borxhit ‘Doni’

Aktualitet

“Bëhu i fortë Tiku, burgu për burra është”/ Ironia e fortë e Artan Hoxhës: Të doli borxhit ‘Doni’

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për të dënuar me burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Me ironi Hoxha shkruan se Llalla është paralajmëruar nga ish-ambasadorin amerikan Donald Lu, por se ka dëgjuar pasi miqtë e tij i fërkonin krahët.

Ndërsa i kujton edhe batutën “do bëj arrestime në shtator”, por edhe shprehjen “populli për burra është”.

Postimi i Artan Hoxhës

Te doli borxhit “Doni” (emri i shkurtuar me te cilin Llalla e etiketonte ne publik ambasadorin amerikan Donald Lu)….

Po ti, nuk degjoje nga ai vesh. Sepse ATA, miqte e tu,  qe kishin vene aty, te ferkonin krahet, duke te thene:”Jepi Tiku, sa te jemi ne pas teje, ty nuk te gjen gje”..

Por ATA, miqte tu, qe ti beje be e rrufe, se nuk do i arrestoje kurre, tashme nuk te ndihmojne dot.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha denoncon përballë Ramës/ Më kanë ndjekur e fotografuar kur kam dalë nga shtëpia

U ka marre ferra uraten dhe jane ne liste pritje, dikush qe eshte shpallur “non grata” si ty, pret urdher-arrestin si Pinoçeti, ndersa dikush tjeter pret qe ti vije “non grata” sapo te dorezoje detyren…

E nise dhe e mbarove mandatin me batuten:”Do bej arrestime ne shtator”….

Ne fakt te vetmet arrestime qe munde te besh ne shtator, jane:

1)- une dhe celularet e mi, qe me moret live nga studio e OPINION me 15 shtator 2016

(ne fakt 2 celularet nuk mi keni kthyer edhe pse kane kaluar me shume se 5 vite)

2)- dhe veten tende, me vendim arresti te formes se prere, me 22 shtator 2021…

Behu i forte Tiku.

Ne fund te fundit, populli yne thote:

“Burgu, eshte per burrat”…

May be an image of 2 people, people standing, suit and indoor

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

“Ardi Veliu të hetohet dhe të japë llogari”/ Policët në lirim radhisin krimet e tij

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Shoqata e punonjësve të Policisë në lirim, kërkojnë hetim të Ardi Veliut, i cili sot është zëvendësuar nga Gledis Nano.

Sipas Shoqatës, largimi i imponuar i Ardi Veliut nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është i vonuar dhe hipokrit.

Ardi Veliu nuk mund të amnistohet me një shkarkim.

Ai është përgjegjës për thellimin e dëmit ndaj Policisë së Shtetit, trashëguar nga paraardhësit e tij rilindas duke e deformuar dhe nxjerrë atë jashtë ligjit dhe parimeve për të cilat kjo strukturë qëndron.

Me Ardi Veliun Shqipëria mban një nga vendet kryesore të trafikimit të lëndëve narkotike dhe të pastrimit të parave të zeza.Me Ardi Veliun, Policia e Shtetit u vu në shërbim të pashembullt të partisë shtet, duke lënë mënjanë dhe në harresë qytetarët.

Me Ardi Veliun, Policia sulmoi qytetarët me instrument luftarak, me gaz lotsjellës, teksa ushtronin një nga të drejtat themelore të protestës. Sulmoi me gaz lotsjellë fëmijë, gra e të moshuar duke u mësyr në shtëpitë e tyre pagdhir dita.



LEXO EDHE:  Artan Hoxha denoncon përballë Ramës/ Më kanë ndjekur e fotografuar kur kam dalë nga shtëpia

LEXO EDHE:  Historia shokuese/ Artan Hoxha mbron grupet kriminale?

Me Ardi Veliun, patronazhimi për parcelat me cannabis arriti në nivele maksimale.

Përdorimi elektoral i Policisë me Ardi Veliun në interes të qeverisë në zgjedhjet e fundit ishte një nga faktorët që i faturoi Shqipërisë raportin më të zi të OSBE ODHIR”, thuhet në reagimin e Shoqatës së punonjësve të Policisë në lirim.

Ndaj ata kërkojnë që Veliu të mos amnistohet nga llogaridhënia.

Për të gjitha këto, ai duhet të përgjigjet e të mbajë llogari para ligjit dhe drejtësisë.

Shkarkimi është thjesht legjitimimi më i turpshëm i shpërdorimit masiv që ky person ka bërë me ligjin dhe me detyrën.

Por me Ramën nuk është as i pari e fatkeqësisht as i fundit rast”, përfundon reagimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Bie besimi ndaj presidentit rus

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Besimi i rusëve ndaj presidentit, Vladimir Putin, ka rënë në nivelin më të ulët në gati një dekadë, thuhet në një hulumtim të ri të opinionit.

Në rezultatet e opinionit të publikuara më 6 tetor thuhet se 53 % e të anketuarve i besonin Putinit. Në shtator të vitit 2017 kjo shifër ishte 71%. Hulumtimi është bërë nga Qendra Levada.

Kjo organizatë tha se niveli më i ulët i besimit në udhëheqësin rus ishte regjistruar në vitin 2012 pasi vetëm 51 për qind e të anketuarve kishin thënë se i besonin presidentit. Ky nivel u rrit në 80 për qind në vitin 2015 pasi Rusia e aneksoi Gadishullin e Krimesë në Ukrain

Mandati aktual i Putinit si president është planifikuar të përfundojë në vitin 2024. Por, ligjvënësit rusë, me urdhër të Kremlinit, kanë miratuar ndryshimet ligjore që i mundësojnë atij të qëndrojë në detyrë edhe pas këtij viti.

Pavarësisht rezultateve të hulumtimit, Putini vazhdon të jetë politikani më i popullarizuar në Rusi. Hulumtimi ka treguar se qytetarët kanë besim të ulët edhe tek ligjvënësit. Sondazhi i ri i Levadas tregoi një rënie të besimit për dhomën e ulët të parlamentit nga 33 për qind në vitin 2017 në 25 për qind më 2021.

LEXO EDHE:  74 pika kontrolli në akset kryesore/  “Bum” arrestimesh në të gjithë vendin

LEXO EDHE:  Artan Hoxha denoncon përballë Ramës/ Më kanë ndjekur e fotografuar kur kam dalë nga shtëpia



Partia në pushtet Rusia e Bashkuar fitoi zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar në Rusi. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte e ulët dhe kishte akuza për mashtrim dhe manipulim të votave. Para mbajtjes së zgjedhjeve u zhvillua një fushatë e ashpër për të penguar nga kandidimi çdo kundërshtar të mundshëm të opozitës.

Niveli i besimit në partitë politike gjithashtu zbriti nga 19 përqind në 2017 në 17 përqind tani, u tha në sondazhin e Levadas.

Sondazhi u zhvillua nga 19 deri më 26 gusht përmes intervistave me 1,619 persona që banonin në 137 fshatra dhe qytete në 50 rajone të Rusisë.

Në vitin 2016, autoritetet ruse e kanë shpallur Qendrën Levada si një “agjent të huaj”, veprim ky që kishte për qëllim të njolloste punën e organizatës./ REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Qeveria belge pritet të propozojë katër ditë pune në javë

Publikuar

-

Nga

Ka të ngjarë se shumë shpejt në Belgjikë do të punohet katër ditë në javë, teksa qeveria pritet të dalë në një deklaratë brenda kësaj javë, konfirmoi për Euronews një zëdhënës i qeverisë.

Të enjten, zëdhënësi i ministrit të Punës dhe Ekonomisë Pierre-Yves Dermagne tha për Euronews se ‘propozimet e bëra janë duke u diskutuar me qeverinë federale belge’ në kuadër të një programi për reformimin e tregut të punës.

‘Do të ketë më shumë sqarime mbi propozimin të hënën ose të dielën’, tha zëdhënësi i ministrit.

Për Dermagne, java me katër ditë pune është ‘çështje themelore’ pasi pandemia nxiti ndryshime të mëdha mbi situatën në punë të shumë qytetarëve, shtoi zëdhënësi.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha denoncon përballë Ramës/ Më kanë ndjekur e fotografuar kur kam dalë nga shtëpia

LEXO EDHE:  Gazetari “sfidon” publikisht Ramën/ Foto mes parcelës me kanabis, paralajmërimi i fortë



Katër ditë në javë në 2022?

Pasi të kenë rënë dakord mbi propozimin, qeveria federale e Belgjikës do të punojë mbi detajet së bashku me përfaqësues të industrisë dhe të sindikatave.

Procesi pritet të zgjasë të paktën gjashtë muaj, sipas parashikimeve, përpara se t’i nënshtrohet procesit politik, çka nënkupton dhe kthimin e tij në ligj.

Megjithatë, qeveria nuk ka për qëllim që puna me vetëm katër ditë në javë të jetë e detyrueshme./euronews

LEXO TE PLOTE