LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha i përgjigjet Berishës, duke ikur me vrap nga gazetarët/ “Nuk do të ketë Kuvend të PD”

22 Shtator 2021, 09:36, Politikë CNA
Basha i përgjigjet Berishës, duke ikur me vrap nga gazetarët/

Kreu i PD Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje sot ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili nga Fieri tha se kreu Basha është marrë peng nga Rama.

“Për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akuzuar për kukull të Edi Ramës. Dje, Sali Berisha më ka akuzuar për peng të Edi Ramës. E para është gënjeshtër, e dyta nuk do të ndodhë kurrë. Të dyja janë dy anë të të njëjtës medalje. Partia Demokratike po ecën përpara, Partia Demokratike do t?i prijë betejës popullore  për ndryshim që vjen vetëm përmes largimit të këtij regjimi dhe kthimit të vendit në shinat e demokracisë të cilat sigurojnë një jetë të mirë për çdo shqiptar.

Ky është misioni i Partisë Demokratike, ky është misioni i çdo demokrati, ky është misioni im dhe këtij do t?i qëndroj me përkushtim deri në arritjen e objektivave që nuk janë thjesht partiake, por janë partiake. 

Objektivat tona janë përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij dhe e gjithë energjia jonë është e fokusuar këtu. Nuk ka për të patur kuvend të Partisë Demokratike që shqyrton vendimet e qeverisë Amerikane“, është shprehur Basha.

Më tej , duke u larguar me vrap,pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai ka thënë se nuk ka për të pasur Kuvend të PD që shqyrton vendimin e Qeverisë Amerikane./CNA.al

Lajmet e fundit nga