Connect with Us

Basha i ka ditët e numërura në krye PD/ Edith Harxhi flet me data për largimin e tij

Politikë

Basha i ka ditët e numërura në krye PD/ Edith Harxhi flet me data për largimin e tij

Publikuar

-

Memli Krasniqi në krye të PDK-së/ Edith Harxhi mesazh urimi: Ka qenë studenti im

Edit Harxhi nga grupimi “Për PD”  ka zbardhur skemën se si mund të largohet Lulzim Basha nga drejtimi i PD,  por edhe kohën se kur mund të ndodhë kjo.

Me votat e duhura mblidhet Këshilli Kombëtar dhe vendos shkarkimin e Bashës dhe ndryshimin e statutit. Më pas mblidhet Kuvendi Kombëtar dhe nis procesi që do të thotë konfimim të këtij largimi dhe nisjen e një procesi të rregullt për zgjedhjen e strukturave të reja dhe të kryetarit të ri”, ka thënë Harxhi, në emisionin “Dekalog” në RTSH 24.

Sipas Harxhit, largimi i Bashës nga drejtimi i PD do të ndodhë brenda një periudhe të shkurtër kohe.

“Unë mendoj se deri më 8 dhjetor zoti Basha do jetë larguar”, është shprehur më tej Harxhi.

Intervista e plotë:

Zonja Harxhi, ju kërkoni largimin e Lulzim Bashës por si ndodh kjo? Basha deklaroi se nuk do lejojë një kuvend antiamerikan. Të tjerë thonë që statuti nuk ka asnjë hapësirë për të larguar Bashën. Atëherë si do arrijë Berisha dhe ku për ta larguar Bashën?

Jo. Nuk është kështu. Me votat e duhura mblidhet Këshilli Kombëtar dhe vendos shkarkimin e Bashës dhe ndryshimin e statutit. Më pas mblidhet Kuvendi Kombëtar dhe nis procesi që do të thotë konfimim të këtij largimi dhe nisjen e një procesi të rregullt për zgjedhjen e strukturave të reja dhe të kryetarit të ri.

Zonja Harxhi cili është parashikimi juaj për atë që pritet të ndodhë në PD?

Lulzim Basha do largohet brenda një periudhe shumë të shkurtër kohe.

LEXO EDHE:  PD thirrje Ramës/ Lejo Gramozin të publikojë orën e Seancës Plenare

Sa?

Ndoshta brenda një muaji. Deri në fund të tetorit mendoj që do jetë i larguar nga Kuvendi Kombëtar. Ai do japë dorëheqjen. Varet edhe nga turit i zotit Berisha. Por, unë mendoj se deri më 8 dhjetor zoti Basha do jetë larguar.

Pse deri më 8 dhjetor?

Sepse 8 dhjetori ka një simbolikë për ne. Natyrisht që Basha më tepër zgjat dhe zvarritet. Basha ose jep dorëheqjen vetë ose shkarkohet nga Kuvendi si kryetar i Partisë Demokratike.

Po zoti Berisha?

Zoti Berish ka thënë vetë që ai nuk do kandidojë për kryetar të PD.

Dhe zoti Berisha do kthehet në grupin parlamentar?

Po. Ai do kthehet në grup.

Po si do funksionojë Partia Demokratike?

Do shkohet drejt zgjedheve të reja për kryetar. Ne si “Grupi për PD” kemi propozuar një këshill të përkohshëm për një periudhë gjashtë mujore. Do bëhen zgjedhjet nga poshtë lart dhe jo nga kryetari te degët. Por gjitshesi, ajo që është e rëndësishëm është largimi i Lulzim Bashës.

Po ju do jeni sërish kandidate?

Po nuk ka rëndësi kjo. Të heqim Bashën që ka zaptuar dhe ka marrë peng PD-në. Basha nuk bëhet lider kurrë çfarëdo që të ndodhë. Ajo që është e rëndësishme është që unë mendoj se Lulzim Basha nuk e fiton kurrë këtë betejë. Këtë betejë ai e ka me demokratët. Demokratët janë shumë të mëdhenj në numër se sa ata që e kanë votuar në zgjedhjet./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Bujar Nishani zbulon se kush e mbron Lulzim Bashën/ Ish-Presidenti jep alarmin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka dhënë alarmin se armiqtë më të betuar të PD-së ndër vite, po bëjnë sot avokatin e Lulzim Bashës.

Sipas Nishanit mjafton ky fakt për të kthjelluar dhe ndriçuar çdo demokrat e çdo patriot të këtij vendi sot.

Shumë interesante por e qartë si kristali !

Pa përjashtim, të gjithë armiqtë më të betuar politik të Partisë Demokratike, që nga dita e parë e themelimit të saj dhe deri më sot, janë bërë papritur, avoketërit më të zjarrtë e fanatikë të Lulzim Bashës.

Të L. Bashës jo si individ por të L. Bashës si Kryetar i Partisë Demokratike.



LEXO EDHE:  Takim i papritur në selinë blu/ Kryemadhi dhe Vasili i shkojnë në zyrë Bashës

LEXO EDHE:  Topalli: Rama dhe Meta kanë poshtëruar Shkodrën, vendosën në listën e deputetëve emra të lidhur me krimin

Mjafton ky fakt për të kthjelluar dhe ndriçuar çdo demokrat e çdo patriot të këtij vendi sot”, shkruan Nishani në rrjete sociale.

Nishani shkruan më tej se bashkimi i PD-së, i tmerron armiqtë e saj politik,

Bashkimi i PD, forcimi i PD, kthimi në opozitë të vërtetë PD, i tmerron armiqtë e saj politik.

Tmerron dhe armiqtë e Shqipërisë, po ashtu”, shkruan Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Foltorja frymëzuese”/ Demokratët me sytë nga Berisha

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-kryeministri Sali Berisha, që prej 16 Shtatorit, kanë nisur takimet me demokratët në bazë.

Nga Tirana, Berisha ka zbritur në disa qytete, ku është pritur me entuziazëm të madh nga demokratët, të cilët e shohin si shpresë për ringritjen e PD dhe sjelljen e saj në pushtet.

Të zhgënjyer nga Lulzim Basha dhe udhëheqja e tij, demokratët i kanë drejtuar sytë nga Berisha.

Ata e akuzojnë Bashën për shitje dhe shkatërrim të Partisë Demokratike.

Sipas tyre Basha është në të njëjtën linjë me kryeministrin Edi Rama, dhe po punon për qëndrimin e tij në pushtet.

LEXO EDHE:  Akuzat për privatizimin e ish-Serës/ Financat nxjerrin blof PD-në

LEXO EDHE:  Akuzat për privatizimin e ish-Serës/ Financat nxjerrin blof PD-në



Së fundmi “Foltorja” u zhvillua në Elbasan, ku ashtu si në të gjitha takimet e mëhershme pati  një pritje madhështore për Berishën.

Ish-kryeministri në rrjete sociale, ka publikuar fotot të cilat tregojnë shumë nga takimi në Elbasan.

Në foto vërehet entuziazmi i demokratëve për të reaguar ndaj lëvizjeve të Lulzim Bashës, me të cilat ka shkatërruar PD-në.

Album nga Foltorja frymëzuese dhe e zjarrtë e Elbasanit! Rroftë Elbasani”, shkruan Berisha në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Doktor Berisha na prij ta shporrim sektin Rama&Basha”/ Thirrja e fortë e demokratëve për ish-Kryeministrin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

“Foltorja”, iniciativë kjo ish-kryeministrit Sali Berisha ka “ndezur”, demokratët në të gjithë vendin, të cilët ndihen të tradhëtuar dhe të shitur nga kryetari i PD –së, në detyrë Lulzim Basha.

Të martën që vjen Berisha do të jetë në Kukës me demokratët atje.

Këtij takimi i kanë paraprirë thirrjet e dmeokratëve në rrjetin social të ish-kryeministrit, në postimet e tij të njëpasnjëshme.

“Doktor Berisha na prij ta shporrim sektin Rama&Basha se na degjeneruan këto 8 vite..Ja hoqën brekët këtij populli deri në fund të kembeve…Tek ju shihet drita në fund të tunelit”, shkruan një demokratët.

Sipas demokratëve PD do të ngrihet në shesh pasi nuk i duron padrejtësitë që bëhen në kurrriz të tyre me anë të marrëveshjeve Basha –Rama.

PD ngrihet në shesh sepse është Partia Demokratike që nuk duron padrejtësitë, nuk duron mizorinë, e don lirinë, është partia e vlerave dhe lirisë së mendimit e shprehjes, PD nuk është partia e Lulzim Bashës e mbyllur, e rrënuar, e mundur.

Partia e Bashës nuk është kjo Parti Demokratike, partia e BashËs eshte partia e klaneve, partia e servilëve, partia që listen e kandidateve e përzgjedh brenda nate, pa votë, pa mendim anëtarësie.

Kjo nuk mund të jetë PD që llogaritjet dhe humbjet e njëpasnjëshme karshi Rilindjes i bën shumë keq po si 7×7=42”, shkruan një nga demokratët në rrjetin social të ish kryeministrit.

LEXO EDHE:  Topalli: Rama dhe Meta kanë poshtëruar Shkodrën, vendosën në listën e deputetëve emra të lidhur me krimin

LEXO EDHE:  Akuzat për privatizimin e ish-Serës/ Financat nxjerrin blof PD-në



Sipas të njëjtit, partia e Lulit është kthyer ne parti çunash  lagjesh, çuna kolegjesh, ish shokë e miq shkolle, çuna të rrugës së Kavajës, çuna të shkolluar me ideologji ndërfetare e përtej tyre, çuna të Lulit të gjithë, por jo të PD.

Diku dhe vërdallë po vjen ndryshimi i duhur, po i kthehet identiteti dhe vlera mbi të cilin ka ecur dhe krijuar PD.

Kujdes , Lulzim Basha ka luajtur me çdo demokrat, me çdo vyrtit dhe karakteristikë demokratësh, prandaj Luli duhet të ik sa më shpejt, sepse është i dobët dhe ka tradhëtuar çdo anëtar të saj.

Ai kurrë nuk mundet të fitoj, ai gjithmonë është mundur nga Rama sepse ka shkelur mbi dinjitetin dhe integritetin dhe vërtetësinë e demokratëve.

Lulzim Basha duhet të ik dhe partia duhet të hapet e çlirohet nga kthetrat e tigrit të madh dhe nga dobësia e një qingji të butë që s’ka asnjë moral për të drejtuar uraganin dhe ushtrinë me intelektualitet dhe karakter të demokratëve.

Është barrë e rëndë PD, dhe prandaj ka nevojë për burrë opozite dhe jo miss buzëqeshje e zgërdhierje parlamenti! Kukësi dhe kukësianet nuk e duan PD e Bashës”, shkruan me tej nga demokrati, që u bën thirrje të gjithëve për të reaguar./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE