Connect with Us

Arrestimi i Llallës/ Juristi shpjegon si veprohet kur i dënuari ka probleme shëndetësore

Aktualitet

Arrestimi i Llallës/ Juristi shpjegon si veprohet kur i dënuari ka probleme shëndetësore

Publikuar

-

cna lajme kronike

Juristi Ledio Braho e konsideroi në një intervistë për Euronews Albania si një vendim domethënës dënimin e ish-kryeprokurorit.

Megjithatë ai u shpreh se suksesi i reformës në drejtësi pritet të matet me dënimin e atyre që janë ende në institucione shtetërore, jo me ish-funksionarët.

Braho sqaroi se vendimi i formës së prerë nga Apeli kërkon që ish-kryeprokurori Llalla të arrestohet.

Avokati i ish-zyrtarit të lartë të drejtësisë ka ngritur shqetësim për gjendjen shëndetësore të Llallës me shpjegimin se vuan nga një sëmundje e rëndë dhe se ndodhet në kujdes spitalor.

LEXO EDHE:  Qëlluan me armë Bodyguard-in/ Arrestohet një person, shpallet në kërkim një tjetër

“Gjendja shëndetësore është një nga mekanizmat që mund të përdoret për ta pezulluar ekzekutimin e këtij vendimi. Megjithatë kjo sërish kalon nëpërmjet gjykatës,” u shpreh juristi Braho, i cili nuk komentoi më gjatë duke shtuar se mjetet juridike që do të përdoren i takojnë avokatit të z. Llalla.

Vepra penale për të cilin ish-kryeprokurori u dënua ka dënim maksimal 3 vite burg.

Braho theksoi se është mjaft e vështirë për hetimet të gjenden provat për vërtetimin e veprave penale pas largimit nga funksioni të zyrtarëve./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Duam një PD pa çuna të mirë me brilantinë dhe xhel”/ Demokratët e Kukësit degjenerojnë Bashën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Demokratët e Kukësit, gjatë bashkëbisedimit me liderin historik Sali Berisha, i kanë kërkuar këtij të fundit kthimin e PD në një forcë perendimore, por pa çuna të mirë me bilantinë dhe xhel, duke iu referuar kryetarit Basha, ‘i njohur për shijen e tij të hollë’.

“Zoti ju ka mundësuar të kryeni aktin më të madh të gjithë karrierës në këto momente.

Ju keni një karrierë shumë të gjatë poltike. Keni në dorë mundësimin e asaj që Shqipëria ka shumë nevojë sot. Një force të djatht me vizion perendimorë, por pa çuna të mirë me brilantinë dhe xhel dhe pa servila të rëndomtë. Kësaj a e kemi përnimen?”, ju drejtua një prej tyre Berishës.

LEXO EDHE:  Hodhi gruan nga kati i katërt/ Arrestohet bashkëshorti

LEXO EDHE:  Kryebashkiaku i Pustecit fsheh arrestimin dhe hetimin në Maqedoni



Ky i fundit u shpre se e ka betejë me të gjithë përkushtimin, besimin, forcën, dhe atë çka ai beson.

“Unë i qëndroj qëndrimeve të mia, sepse ju kisha thënë ju, me dhjetra herë se largimi im është pa kthim. Vendosa të rikthehm në një moment që më dha goditje e cila ishte pa asnjë fakt, përveçse një hakmarrje primitive”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha takim me demokratët e zjarrtë në Kukës/ Fotot nga “Foltorja” e jashtëzakonshme

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Lideri historik i PD, Sali Berisha po zhvillon takimin e radhës me demokratët në Kukës.

Ashtu si në takimet e mëparshme në Tiranë, Elbasan, Durrës, Fier, Gjirokastër, Shkodër, Vlorë, edhe në Kukës, Berisha është pritur nga mijëra simpatizantë të zjarrtë, të cilët e shohin ish-kryeministrin si shpresë për Opozitë, përballë Qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE:  Hodhi gruan nga kati i katërt/ Arrestohet bashkëshorti

LEXO EDHE:  Kryebashkiaku i Pustecit fsheh arrestimin dhe hetimin në Maqedoni



Berishës iu bë një pritje e jashtëzakonshme me duartrokitje e brohorima.

Kukësi është ndalesa e tetë e “Foltores” së Berishës, e cila nisi në Tiranë, më pas në Fier, në Vlorë, në Durrës, në Shkodër dhe në Gjirokastër./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vota e emigracionit dhe diasporës/ Berisha i bën premtimin demokratit të “zjarrtë”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Në “Foltoren” e radhës në Kukës, lideri historik i PD, Sali Berisha ka deklaruar se në gjithë këto vite ka kërkuar nga drejtues të PD që të bëjnë gjithçka për votën e emigracionit.

Ai ka ka theksuar se kryeministri Edi Rama, në vitin 2013, deklaroi se nuk do të futej në zgjedhje nëse votonte emigracioni. Berisha tha më tej se ato frikësohen nga vota e emigracionit dhe diasporës.

LEXO EDHE:  Malësi e Madhe/ Qëlloi me armë në ajër, arrestohet 32 vjeçari

LEXO EDHE:  Vlorë/ Ishte i shpallur në kërkim, arresohet 46 vjecari



“Cila është e vërteta për votën e emigracionit dhe diasporës. Në 2013, Rama deklaroi se nuk futem në zgjedhje nese nuk voton emigracioni dhe diaspora.

Në vite të tjera unë kam kërkuar nga drejtues të PD të bëjnë gjithçka për votën e emigracionit. Të jap fjalën se zgjedhjet e ardhshme, kjo forcë poltike do garantojë votën e juaj. Kanë frikë nga vota juaj”, tha Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE