LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestimi i ish-kryeprokurorit/ Flet avokati: Kam kohë që nuk kam komunikuar me Llallën

22 Shtator 2021, 20:16, Aktualitet CNA
Arrestimi i ish-kryeprokurorit/ Flet avokati: Kam kohë që nuk kam

Ish-prokurori Adriatik Llalla u dënua sot me vendim të formës së prerë me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga funksionet publike nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit.

Sokol Hazizaj, avokat i Llallës, i ftuar në ?Open? mbrëmjen e sotme deklaroi se ka kohë që nuk ka komunikuar me klientin e tij.

Avokati shton se Gjykata është njoftuar para një muaji për gjendjen shëndetësore të Llallës, që sipas avokatit është një gjendje e rëndë duke mos e cilësuar llojin e sëmundjes.

?Edhe vetë zoti Llalla dhe nëpërmjet meje kemi një muaj që kemi njoftuar gjykatën për gjendjen e rëndë shëndetësore. Arsyeja pse ka qenë një periudhë të gjate kohore në shërbimin mjekësor, dhe së dyti po ritheksoj sa kohë Llalla i ka besuar respektivisht në mbrojtjen e tij ligjore një avokati nuk është i detyruar të vijë në ambientet e gjykimit. Jam indiferent në raport se ku ndodhet i mbrojturi prej meje. Di që kemi paraqitur para gjykatës aktin procedurial të gjendjes shëndetësore. Kam kohë që nuk kam komunikuar me Llallën?, tha avokati.

Ai është shpprehur se do vijojë ta mbrojë çëshjten e klientit të tij.

?Padyshim që po. Referuar prokurës së posaçme që ka lëshuar i pandehuri është detyrimi i çdo avokati për ta përfaqësuar në të gjitha hapat ligjorë?, tha avokati./ CNA.al

Lajmet e fundit nga